Gazeta Shqiptare

Fitimet e shoqërive administru­ese të fondeve të investimit ranë për të dytin vit radhazi në 2023-in

-

Fitimet e shoqërive ad ministrues­e të fondeve të investimit pësuan rënie për të dytin vit radhazi në 2023. Të dhënat e Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare (AMF) tregojnë se fitimi neto i shoqërive administru­ese të fondeve investimit vitin e kaluar zbriti në 48.5 milionë lekë, në rënie me 40% krahasuar me një vit më parë. Rënia e fitimeve erdhi sidomos për shkak të uljes së të ardhurave nga administri­mi i fondeve. Të ardhurat e administri­mit të fondeve përbëjnë edhe zërin kryesor të të ardhurave për shoqëritë administru­ese dhe për vitin 2023 ato pësuan rënie me 28% krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat nga administri­mi i fondeve kanë ardhur në rënie, pavarësish­t se vlera e aseteve neto të fondeve të investimit vitin e kaluar iu kthye rritjes, me 9.6% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2022. Në këto kushte, mund të hipotizohe­t se rënia e të ardhurave ka ardhur kryesisht për shkak të uljes së tarifave të administri­mit nga shoqëri të veçanta administru­ese. Efektin kryesor në rënien e fitimit të tregut për vitin e kaluar e dha shoqëria më e madhe administru­ese, Raiffeisen Invest. Për vitin 2023 ajo arriti një fitim neto prej më pak se 37 milionë lekësh, në rënie me 45% krahasuar me një vit më parë.

Rezultati i Raiffeisen Invest ngelet përcaktues në ecurinë e tregut, duke qenë se kjo kompani administro­n pjesën dërrmuese të aseteve të fondeve të investimit dhe pensionit. Raiffeisen Invest administro­n fondet e investimit Raiffeisen Prestigj, Raiffeisen Vizion, Raiffeisen Invest, Raiffeisen Mix dhe fondin e pensioneve Raiffeisen Pension. Ato përbëjnë rreth se 95% të aseteve totale të tregjeve të fondeve të investimit dhe kjo i jep Raiffeisen Invest dominim edhe në strukturën e të ardhurave dhe të fitimeve të tregut.

Fitimin e dytë më të lartë në vlerë për vitin 2023 e arriti Credins Invest, me 13.3 milionë lekë, në rënie të lehtë me 2.4% krahasuar me vitin 2022. Edhe për Credins Invest, rënia e rezultatit financiar u përcaktua kryesisht nga rënia e të ardhurave prej tarifave të administri­mit.

Credins Invest administro­n fondin e pensioneve Credins Pension, fondin e investimev­e Credins Premium dhe fondet e investimev­e alternativ­e Sea Land Investment Fund dhe Green Vieë Alternativ­e Investment Fund.

Kompania ËVP Fund Management Tirana, ka shënuar vitin e tretë radhazi me rezultat financiar pozitiv, në vlerën e 2.9 milionë lekëve, 14.4% më shumë krahasuar me një vit më parë. ËVP Fund Management Tirana administro­n dy fondet e investimit, ËVP Top Invest dhe ËVP Global.

Shoqëria Albsig Invest, e mbylli edhe vitin 2023 me rezultat financiar negativ, në vlerën e pak më shumë se 3 milionë lekëve. Humbjet e Albisg Invest u rritën krahasuar me vitin 2022, për shkak të rritjes së shpenzimev­e të shoqërisë administru­ese, kryesisht të shpenzimev­e të personelit. Deri në fund të vitit 2023, Albsig Invest administro­nte fondin e investimev­e Albsig Standard dhe fondet e pensioneve Albsig Pension dhe Albsig Smart Pension, ndërsa fondi i investimev­e Albsig Selective Equity ETF-s nuk është ende aktiv, megjithëse është licencuar nga AMF.

Kompania më e re, ABI Invest e mbylli vitin 2023 me humbje në vlerën e 1.4 milionë lekëve. Megjithatë, humbjet u përgjysmua­n pak krahasuar me vitin 2022. Përmirësim­i i rezultatit financiar erdhi kryesisht nga rritja e të ardhurave prej administri­mit të fondeve. Kjo shoqëri administro­n tre fonde investimi, ABI EIA, ABI FLEX EUR dhe ABI FLEX USD./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania