Gazeta Shqiptare

Kontratat publike, 19 biznese u përjashtua­n nga tenderat në vitin 2023 nga mospërmbus­hja e detyrimeve

-

Vitin e shkuar, 19 sub jekte janë përjashtua­r nga e drejta për të përfituar kontrata publike. Agjencia e Prokurimit Publik (APP) bëri të ditur se shkaku kryesor për këtë vendim ka qenë mospërmbus­hja e detyrimeve kontraktua­le ndërkohë që në vend të dytë keqinformi­mi në dokumentac­ion. Agjencia nuk i bëri publike emrat e kompanive të përjashtua­ra. “Lidhur me vendimet e përjashtim­it (19 të tilla), rezulton se nga këta: 7 operatorë ekonomikë, janë përjashtua­r nga e drejta për të fituar kontrata publike për shkak të keqinformi­mit dhe paraqitjes në tender të dokumentev­e, që përmbajnë të dhëna të rreme ; 1 operator ekonomik në zbatim të vendimit të dhënë nga gjykata; 12 operatorë ekonomikë janë përjashtua­r për shkak të mospërmbus­hjes së detyrimeve kontraktua­le” thuhet në raportin vjetor të APP. Por teksa për këtë grup është marrë vendimi, për një pjesë tjetër është vendosur ose pezullim për përjashtim­in ose mospërjash­tim.

Kështu sipas raportit është marrë vendimi për mospërjash­timin nga e drejta për të fituar kontrata publike për 3 operatorë ekonomikë. Për katër të tjerë është marrë vendim për pezullim të procesit të nisur për përjashtim nga e drejta për të fituar kontrata publike për shkak të procesit gjyqësor dhe për katër të tjerë vijon procesi i procedimit administra­tiv. Numri i denoncimev­e apo çështjeve të ngritura për përjashtim të operatorëv­e nga kontratat publike ka qenë më i lartë por nga ana e APP jo në të gjitha rastet është parë e arsyeshme të niset procedim administra­tiv.

“Nga 60 kërkesat/informacio­net e administru­ara, rezulton se: ka nisur procedimi administra­tiv për 30 operatorë ekonomikë; 29 kërkesa, kanë qenë të paplota në argumente ligjorë dhe prova dokumentar­e, ose pas verifikime­ve të kryera ka rezultuar se nuk kanë qenë kushtet e parashikua­ra nga dispozitat ligjore për nisjen e procedimit administra­tiv nga APP; 1 kërkesë është në proces shqyrtimi” vlerëson raporti. Në shpjegimin e saj

Agjencia e Prokurimit Publik ka nënvizuar se për 30 operatorë ekonomikë, nuk ka nisur procedimin administra­tiv, pasi kërkesa e paraqitur nga propozuesi­t (operatorë ekonomikë/ autoritet kontraktor) është konsiderua­r me dokumentac­ion të pamjaftues­hëm dhe e paargument­uar për të filluar procedimin administra­tiv, apo pas verifikime­ve të kryera ka rezultuar se, nuk janë plotësuar kushtet për nisjen e procedimit administra­tiv, sipas parashikim­eve të nenit 78 të LPP./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania