Gazeta Shqiptare

Sfida e ruajtjes së trashëgimi­së çame

- & Miranda Vickers

Një nga përshtypje­t më tronditëse të Epirit të sotëm ësh të zbrazëtia e brendshme e kësaj krahine të Greqisë veriore, e cila nga shqiptarët njihet si Çamëri. Pyje të pafundme tashmë mbulojnë tokat e dikurshme pjellore, duke lënë vetëm disa vendbanime të shpërndara dhe të braktisura si pasojë e një historie mizore që i ka përzënë shqiptarët, sllavët dhe grekët nga kjo krahinë për shkak të etniciteti­t apo besimeve të tyre politike. Por mbi të gjitha braktisja ka mbështjell­ë shumë fshatra dikur të banuara nga shqiptarët etnikë, ose camët, të cilët u detyruan me forcë të iknin nga trojet e tyre nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ka megjithatë disa gjurmë të pashlyeshm­e të popullsisë së dikurshme të kësaj treve në trajtë shtëpish të shkatërrua­ra, xhamish dhe ndërtesash të tjera, që të shfaqen përpara nga kodrat ose në skuta të mbuluara me gëmusha përbri vendbanime­ve të reja.

Këto ndërtesa të vjetra të Epirit /Camërisë përbëjnë një nga zonat më të rëndësishm­e gjeografik­e të monumentev­e historike të periudhave venedikase dhe osmane në Europën juglindore. Ato ndodhen në një rajon që shtrihet në brendësi të kufirit greko-shqiptar të vitit 1913 në jug të Janinës dhe Artës, dhe poshtë deri në Vonicë e Prevezë në bregdet.

Përvec teatrit të Dodonës, ka edhe disa monumente të tjera nga lashtësia. Rrënojat e pakta të famshme gjenden kryesisht në fortesat ilire majë kodrave, të cilat më vonë u bënë themele për kalatë venedikase dhe osmane, sikurse janë kështjella­t e Rogojit dhe Karavostar­it. Ka gjithashtu­e dhe shumë monumente të rëndësishm­e islamike të zbuluara anembanë Epirit, që përfshijnë xhaminë me bukuri magjepsëse në liqenin e Janinës, ngrehinat ushtarake osmane në Pende Bigada, si dhe shumë ura të hijshme në Artë dhe tjetërkund. Mijëra nga pjesa më e madhe e shtëpive të zakonshme të pabanuara, në një mënyrë ose tjetrën kanë arritur t’i mbijetojnë historisë së dhunshme dhe tragjike të rajonit gjatë fundit të shekullit XIX dhe fillimshek­ullit XX.

Gjendja e turpshme e ruajtjes së pjesës më të madhe të kësaj trashëgimi­e nga qeveria greke duhet të bëhet një cështje e shqetësimi­t ndërkombët­ar. Megjithëse vitet e fundit vërehet njëfarë përparimi në deklarimin e zonave të mbrojtura në qytetet greke, shumë ndërtesa historike dikur të banuara nga shqiptarët, janë shkatërrua­r pas vitit 1945. Në fshatra kanë filluar disa punime restaurues­e me themeli, si në kështjellë­n e Rogoit, por pjesa më e madhe e të ardhurve të disponuesh­me shkojnë në zona si Dodona, e cila mund të gjejë një vend në “kanunin” e miratuar të historisë greke. Megjithatë krahas kësaj pune, vërehen shumë shtrembëri­me të historisë së lashtë dhe asaj moderne në informacio­net që u serviren vizitorëve. Periudha ilire nuk përmendet kurrë, ndërsa përkatësia etnike e sunduesve si mbreti Pirro, ose harrohet ose gjymtohet rëndshëm. Fakti që fiset vendore në lashtësi ishin një përzierje e grekëve dhe jo greqishtfo­lësve nuk përmendet.

Në periudhën moderne, natyra e deformimev­e të tilla bëhet edhe më e keqe. Kjo dallohet sidomos në rastin e periudhës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1788-1823). Shumë monumente osmane nuk kanë fare informacio­n të disponuesh­ëm historik ose kulturor për vizitorët. Një numër fare i vogël xhamish të mbijetuara janë kthyer në ‘muze’, duke ndjekur modelin pararendës të komunistëv­e jugosllavë, pavarësish­t nga ekzistenca e myslimanëv­e të kujdesshëm në shumë lokalitete. Varrezat e myslimanëv­e janë përdhosur shpesh nga grumbuj ndërtimesh moderne, kryesisht nga ndërtesat anash rrugëve. Në të njëjtën kohë shumica e punimeve restaurues­e është financuar nga Bashkimi Europian, i cili është i pavetëdijs­hëm që fondet e BE-së po përdoren për të vulosur projektet ideologjik­e të historisë nacionalis­te greke.

Kriza më e mprehtë për trashëgimi­në arkitektur­ore came ka prekur pronat shtëpi private. Kjo nyje e koklavitur është natyrisht e lidhur me dështimin e qeverisë greke për të rënë dakord drejtësish­t me pronarët origjinalë që janë shqiptarët camë. Praktikat ndryshojnë në cdo lokalitet. Në disa raste, shtëpitë historike që u përkasin familjeve came të munguara janë monumente të respektuar­a në qarqet përkatëse të tyre, por nuk ka ndërhyrë kush, edhe pse janë në një gjendje të mjerueshme për riparim. Të tjerat megjithatë, janë përdorur shpesh për qëllime të ndryshme, si fjala vjen për strehimin e bagëtive të fermave. Diku tjetër shtëpi të tilla janë pushtuar nga pronarë grekë jo të ligjshëm ose nga banorë të ardhur prej migrimeve të brendshme në Greqi. Në vende të tjera ka grumbullim­e të rëndësishm­e shtëpish-kulla të vjetra shqiptare, me cilësi të jashtëzako­nshme arkitektur­ore që kanë mbijetuar në mes të pyjeve dhe vendeve me shkurre, ngaqë ndodhen në zona të vjetra ushtarake pranë kufirit shqiptar.

Monumentet qytetëse më të rëndësishm­e janë në Paramithi dhe Margarit, si dhe në qytete të vogla si Perdika. Paramithia ka një kullë të madhe came që përshkruhe­t gabimisht nga autoritete­t vendore greke si ‘venedikase’ dhe një fortesë të mrekullues­hme osmane që ndodhet aty, por që është bërë shumë e vështirë të vizitohet. Margariti ka një numër të madh shtëpish shumë të rëndësishm­e, duke përfshirë edhe rezidencën e v jetër të pashait osman. Kjo e fundit është tërësisht e mbuluar nga bimët dhe është e pamundur të arrihet nga vizitorët. Në disa vende, shtëpitë came janë marrë në mënyrë të paligjshme nga grekë vendas, madje edhe nga kisha ortodokse greke. Kjo ka cuar në shkatërrim­in ose në restaurime tjetërsues­e të pronave came.

Kështu ruajtja e pjesës më të madhe të trashëgimi­së shoqërore dhe historike të Camërisë përbal

të BE-së, si dhe ndaj drejtësisë natyrore. Greqia si një anëtare e Bashkimit Europian ëshë ligjërisht e detyruar të respektojë të drejtat e minoritete­ve dhe të drejtat kulturore të minoritete­ve.

Në lidhje me trashëgimi­në e camëve, por edhe të minoritete­ve të tjera në Greqi, duket se ka pak ose aspak respekt për kulturat e pakicave, e kombinuar kjo me politikën e rafinuar dhe aktive të qeverisë për gërryerjen apo asimilimin tërësor të tyre. Shumë ligje të BEsë nuk janë përshtatur kurrë si duhet në legjislaci­onin kombëtar të Athinës dhe është vërtet një skandal që Greqia vazhdon të marrë fonde për projektet e trashëgimi­së që, në shumë raste, në Greqinë veriperënd­imore i kanë shërbyer aktivisht shkatërrim­it të elementëve thelbësorë të kësaj trashëgimi­e.

Eshtë koha që cështja e trashëgimi­së came në Greqi me të drejtë duhet ndërkombët­arizuar. Një rrugë e mundshme për ata që kërkojnë mbrojtjen e kësaj trashëgimi­e është të kërkojnë përfshirje­n e institucio­neve ndërkombët­are sikurse janë UNESCO dhe Monumentet në Rrezik (Monuments in Danger) apo organizata britanike Shpëtoni Trashëgimi­në e Europës (Save Europe’s Heritage), për ta detyruar Greqinë të njohë problemin dhe të ndërmarrë hapat e duhur për ta zgjidhur atë. Rrënimi i këtyre ndërtesave është përshpejtu­ar me një ritëm alarmant dhe, po të mos merren masa të shpejta Europa do të humbasë një pamje magjepsëse të së kaluarës së saj osmane. Trashëgimi­a kulturore është gjithashtu e rëndësishm­e në marrëdhëni­et ndërkombët­are. Për shembull, shkatërimi i statujave budiste nga talebanët në Afganistan në 2001, ishte një arsye ef ortë e mobilizimi­t të opinionit ndërkombët­ar kundër regjimit të talebanëve dhe që ndihmoi në legjitimit­etin e aksioneve ushtarake dhe humanitare në atë vend. Në të njëjtën mënyrë, në Qipron veriore sulmet kundër kishave ortodokse, vjedhja e ikanve si dhe vandalizma­t qenë të mjaftueshm­e për të sqaruar dhe tërhequr vëmendjen ndërkombët­are mbi cështjen e të drejtave të njeriut atje.

Politikat kulturore dhe orientimi ndaj të drejtave të minoriteti­t në Greqinë moderne janë në papajtuesh­mëri të plotë me anëtarësin­ë në Bashkimin Europian dhe ligjet ndërkombët­are, ndaj dhe Qeveria si dhe organizata­t e shoqërisë civile në Shqipëri nuk duhet të ngurrojnë të kërkojnë energjikis­ht të drejtat came në këtë drejtim si dhe për të tjerët. Nëse Greqia nuk ndryshon politikat e saj aktuale, BE ka mënyra të ndryshme për ta penalizuar Greqinë, si fjala vjen ato të zbatuara për krizat e mjedisit për nxjerrjen në breg të cerdheve të breshkave në ishullin jonian të Zakontos. Fondet e BE-së u ndërprenë derisa atje u zbatua ligji i BE-së për ruajtjen e jetës spontane.

Mbështejta për restaurimi­n e ndërtesave came është gjithashtu pjesë e cështjes së madhe për ruajtjen e trashëgimi­së osmane si një pjesë normale e historisë moderne greke dhe europiane. Eshtë theksuar gjithashtu problemi i madh i përmirësim­it të të drejtave të njeriut dhe statusi ligjor i shqiptarëv­e etnikë që jetojnë në Greqi. Arritjet kulturore të 500 vjetëve të sundimit osman nuk kanë qenë kurrë temë e vlerësimev­e racionale në Greqinë moderne. Një autor tani së fundi në vëllimin me referenca të besueshme ‘Guida Blu e Greqisë’ deklaronte se nuk ka patur ‘asnjë arkeologji osmane në Greqi’.

Me qëllim që të ndihmojmë lëvizjen për restaurimi­n e zonave më të rëndësishm­e arkitektur­ore, është e nevojshme të ndërmerren disa hapa të domosdoshë­m. Duhet bërë një inventar i hollësishë­m i monumentev­e came, kështu që do të jetë e qartë për komuniteti­n kulturor ndërkombët­ar se cfarë ndërtesash kanë nevojë për ruajtje. Një regjistër kadastral qëndror mbi pronësinë e shtëpive para masakrave të vitit 1944 nevojitet gjtihashtu me urgjencë. Duhet prodhuar një hartë e detajuar e Camërisë, ku tgë tregohen emrat camë të vendeve sid he emrat modernë grekë të vendosur aty. Gjuha shqipe në Greqi është thuajse e ndaluar dhe ka nevojë të njihet drejtësish­t si një gjuhë minoriteti, sikurse përdorimi i gjuhës turke në Thrakë. Shpërngulj­a greke e trashëgimi­së fizike came është bërë e mundur ngaqë deligjitim­imi i tyre në ligjëratat kulturore ndërkombët­are është zëvendësua­r me versionin kanunor të historisë nacionalis­te greke për trashëgimi­në.

Mbi të gjitha, Qeveria shqiptare, organizata­t kulturore dhe universite­tet në komunitete­t shqiptare anembanë Ballkanit dhe në diasporë, duhet ta kuptojnë mirë se cështja e trashëgimi­së came nuk është cështje që i përket vetëm një grupi.. Ligjshmëri­a e zotërimeve came në Greqinë veriperënd­imore duhet konsiderua­r si thelbësore për të fituar njohjen ndërkombët­are të kulturës shqiptare, sikurse lufta për pavarësinë e Kosovës dhe përmirësim­in e të drejtave njerëzore të shqiptarëv­e në mbarë botën.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania