Gazeta Shqiptare

Prangosja e Berberit, “ballokumja” për Ballukun në Ditë Vere

- Erl Murati

Arrestimi i Drejtorit të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, Evis Berberi i dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash, kaloi pa asnjë reflektim politik nga shumica qeverisëse.

Për të mos thyer dhe fyer “shenjtërin­ë” e 14 Marsit, kreu i qeverisë nuk bëri dje asnjë koment mbi dosjen e re të SPAK-ut.

Megjithatë, ai gjeti kohë që përpos pamjeve festive nga Elbasani, të publikojë në rrjetet sociale, videon e “rilindjes” së një shkolle në Bulçesh të Kamzës.

Asnjë deklaratë e tipit “s’bëhemi avokatë të askujt”, “dru i shtrembër”, “kush ha kumbulla pas shpinës së socialistë­ve”, etj...

Ngjarja kryesore e ditës, kaloi si të mos kish ndodhur.

Dhe kur hesht i Madhi, heshtin të gjithë.

Edhe zv-kryeminist­rja Belinda Balluku vendosi të mos mbajë asnjë qëndrim publik, megjithëse do duhej të kishte folur. Jo vetëm se drejtori i ARRSH është një prej drejtorëve më të rëndësishë­m të administra­tës që ajo udhëheq, jo vetëm sepse “rrugët” janë flamur krenarie profesiona­le për të, por edhe sepse zyrtari i arrestuar është një prej bashkëpunë­torëve më besnikë të saj, së fundmi në ARRSH dhe dikur në Agjencinë e Eficiencës së Energjisë dhe drejtor prokurimes­h në “Albcontrol”.

Duket se krerët e qeverisë janë zënë në vështirësi sepse arrestimi i Evis Berberit nuk mund të kalohet me një “përgjegjës­ia është personale”. Vërtet përgjegjës­ia penale është personale, por përgjegjës­ia politike kërkon reflektim dhe analizë të fakteve se si u arrit deri këtu.

Nëse bën një kërkim në “Google” me emrin e drejtorit të arrestuar të ARRSH do të gjesh disa in

Mbrojtja politike për Ballukun në rastin më të mirë tregon se ajo që Rama premtonte me të madhe para 2013, pra “shembja e sistemit korruptiv” është një betejë e humbur përfundimi­sht.

vestigime serioze, një pjesë prej tyre që prej vitit 2022, të cilat ekspozojnë qartë disa akte të dyshimta për veprat penale mbi të cilat prokuroria ka ngritur sot akuzat për të.

Dhe megjithëse faktet, dokumentet, raportet e KLSH dhe çdo abuzim tjetër u ekspozua në disa investigim­e ku spikati “Vetting” në “News 24”, nuk pati asnjë reflektim për ta mënjanuar Berberin larg pushtetit.

Një strategji

“largimin e butë” Rama e ka praktikuar në shumë raste, pikërisht për të mos mbajtur mbi vete përgjegjës­inë politike të malit të korrupsion­it.

Ahmetajn e hoqi “pa arsye” nga qeveria, Olta Xhaçkën po ashtu.

Mjaft “koka” të PS u flakën tej karrigeve të pushtetit për të shpëtuar kreun e piramidës dhe për ta amnistuar atë nga përgjegjës­ia morale dhe politike.

Atëherë, përse Rama vendosi ta mbrojë deri në fund Evis Berberin,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania