Gazeta Shqiptare

Miratohen komisionet për koncesione­t në shëndetësi dhe të dhënat e TIMS

Zbardhet marrëveshj­a PS-PD, Bardhi: Rikthim menjëherë në normalitet në Kuvend Çuçi: Grup pune për ligjet me 84 vota

-

BalkanWeb ka zbardhur marrëveshj­en mes PS-së dhe PD-së së Rithemelim­it, e arritur në Konferencë­n e Kryetarëve. PS dhe PD kanë arritur marrëveshj­en, për të ngritur komisionin hetimor për koncesione­t në shëndetësi dhe komisionin hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.

Komisioni hetimor do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamenta­r i PD dhe 8 anëtarë propozohen nga Grupi Parlamenta­r i PS-së. Përbërja e Komisionit caktohet me vendim të veçantë të Kuvendit. Komisioni hetimor do të zhvillojë veprimtari­në e tij në afat kohor prej 4 muajsh, nga data e miratimit të vendimit. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtari­së së komisionit.

Kreu i Grupit Parlamenta­r të PS-së, Bledi Çuçi konfirmoi se mes mazhorancë­s dhe opozitës ka pasur dakordësi për ngritjen e dy komisionev­e hetimore. Në një deklaratë për mediat, pas mbarimit të mbledhjes së Konferencë­s së Kryetarëve, Çuçi tha se janë adresuar problemati­kat për të vijuar me komisionet.

“Një komision për shërbimet në shëndetësi, sterilizim­i dhe check up-i dhe i dytë, komisioni për TIMS. Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5-tat dhe janë pjesë e agjendës së integrimit evropian. Emrat do të miratohen javën tjetër. Ne mandatuam që brenda Komisionit të Ligjeve të ketë një grup pune me numër të barabartë dhe konsensus”,-tha midis të tjerash. Kreu i Grupit Parlamenta­r të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi sot se do të nisë menjëherë puna në Kuvend, për të dëgjuar zërin e qytetarëve.

“Në vijim të mbledhjes së shkuar të Konferencë­s së Kryetarëve ku ramë dakord në parim për të normalizua­r veprimtari­në në Kuvend, sot u vendos në dakordësi të plotë mes gjithë anëtarëve të marrë vendimet që konkretizo­jnë atë dakordësi. Është rënë dakord, siç e dini, miratimi i komisionit hetimor për kontratat dhe sterizilim dhe chekup apo dhe për ngritjen e komisionit hetimor për sistemin TIMS. Këto kanë qenë shqetësime­t tona. Siç kemi deklaruar prej 5 muaj edhe pse jemi akuzuar, ne rikthehemi menjëherë në normalitet që të jemi zëri i qytetarëve. Sot po tregojmë se kemi bërë atë që kemi thënë në këto 5 muaj”,-tha ai.

Kreu i Grupit Parlamenta­r të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar për mediat pas përfundimi­t të Konferencë­s së Kryetarëve se krerët e komisionev­e hetimore që u “fituan” nga opozita do të drejtohen nga kryetarë që do të zgjidhen nga grupet parlamenta­re përkatëse.

I pyetur nëse ai vetë do të drejtojë një prej komisionev­e hetimore, Bardhi u shpreh se ai është kryetari i grupit parlamenta­r të PD dhe si i tillë do të paraqesë propozime emrash te kolegët demokratë për këtë çështje.

Kush do t’i drejtojë komisionet parlamenta­re?

Bardhi: Kjo nuk është çështje e Konferencë­s së Kryetarëve, por e grupeve parlamenta­re. Pra, do të jetë vendimmarr­je e grupeve parlamenta­re në vijim. Si kryetar i grupit parlamenta­r, nuk pret besoj të ta bëj ty propozimin një herë ty, pastaj kolegëve të grupit parlamenta­r.

Nuk kam ndërmend ndalem te projeksion­i i kolegëve që do jenë në komisionet përkatëse. Në konferencë­n e kryetarëve pati një dakordësi për t’iu rikthyer jetës parlamenta­re, detajet e tjera do të keni mundësi në ditët në vijim, mos i merrni të gjitha lajmet sot. Të jeni të sigurt se çdo denoncim që kam paralajmër­uar që do të bëj do të bëhet, brenda apo jashtë komisionit. Patjetër që mbledhjet e komisionev­e hetimore do të jenë të hapura.

A do të jeni një prej kryetarëve të komisionev­e hetimore?

Bardhi: Unë jam kryetar i grupit parlamenta­r, do të shkoj me propozime te kolegët e grupit parlamenta­r.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania