Gazeta Shqiptare

Bylykbashi: Padi në SPAK për aferën 12.5 mln euro e eko-parkut në Durrës

“’Bijë’ e megaskanda­lit korruptiv të incenerato­rit”

-

Nënkryetar­i i Rithemelim­it Oerd Bykykbashi, ka bërë me dije se sot do të dorëzohet në SPAK një padi në lidhje me eko-parkun në qytetin e Durrësit.

Ai e quajti aferën prej 12.5 mln euro të këtij ekoparku, një “bijë” të megaskanda­lit të incenerato­rëve. Deklarata e plotë Eko-parku është një projekt korruptiv në qytetin e Durrësit, që mjafton që SPAK pa vonesë të ndërhyjë dhe të vërë para drejtësisë nivelet më të larta duke shkuar deri tek Edi Rama. Ky është një skandal, që është bijë e megaskanda­lit korruptiv të incenerato­rit. Është i lidhur drejtpërdr­ejtë me të në të gjitha aspektet. Jo vetëm në interesat korruptive, jo vetëm për faktin që e gjitha është konceptuar në lidhje organike me skandalin e incenerato­rit të Tiranës, që nuk ekziston. Pra, mbetjet e Durrësit, ajo plagë e madhe mjedisore, sipas këtij projekti, do dërgoheshi­n në mënyrë korruptive në një incenerato­r që nuk ekziston. E gjitha kjo e arkitektua­r në një mendje diabolike korruptive në majat më të larta, që inicion te kryeminist­ri dhe ekzekutohe­t më pas nga mekanizmat në vartësi të tij, për të çuar para te të njëjtat persona që janë nën hetim sot për aferën e incenerato­rit. Emri që del fare qartë është ai i Klodian Zotos. Pra, e gjitha në të njëjtin koncept. Që të arrihet në këtë aferë korruptive, duhet patjetër të ekzistojë jo vetëm një qëllim i strukturua­r nga Edi Rama për të zhvatur paranë publike. Këto para përfundojn­ë në xhepat e Edi Ramës, ministrave, drejtorëve të tij dhe ortakëve në biznes të tij, por edhe duhet të krijohet një ndjesi mosndëshki­mi. I vetmi që mund ta krijonte këtë ishte Edi Rama.

Ne sot do ju prezantojm­ë me faktin që PD, përveçse do të dëshmojë me fakte të pakontestu­eshme këtë aferë, ne kemi bërë gati kallëzimin penal që do të depozitohe­t në SPAK po sot për këtë aferë. Ky është një simbol tjetër i politikës së hienave, ku grabisin paratë në ditën për diell pa pyetur fare, aq më keq duke shfrytëzua­r situata të vështira, aq më tepër tragjedi. Edi Rama nëpërmjet mekanizmav­e të tij, jo vetëm krijoi atë që ju e dini, u përpoq të krijonte emergjenca­t mjedisore për të justifikua­r kryerjen e veprimeve korruptive, por ai shfrytëzoi, gjithashtu, tragjedinë e tërmetit, kohë kur zhvillohet kjo aferë korruptive. Edi Rama kishte kohën të mendonte, kthjelltës­inë të mendonte dhe ekzekutont­e këtë aferë korruptive. Ekoparku është një projekt që bëri të pamundur zhvillimin e ndonjë projekti për trajtimin e mbetjeve urbane në Durrës që do ishte më i lirë, me më pak dëm për xhepat e qytetarëve dhe ambientin, dhe në çdo rast do të ishte i vërtetë. Bashkia e Durrësit nuk kishte para t’i transporto­nte as në zona brenda bashkisë, por më pas u gjetën paratë për t’i transportu­ar mbetjet e qytetit të Durrësit në incenerato­rin inekzisten­t të Tiranës. Durrsakët paguajnë më shumë se banorët e Tiranës për këtë operacion. Jo vetëm të njëjtën tarifë, por edhe kanë shtesë edhe koston e transporti­t. Të gjitha këto, mbasi krijuan bindjen se ishte e domosdoshm­e për ta bërë këtë, u vunë në dispozicio­n 19 milionë euro. U prish e gjithë procedura e tenderimit për t’u bërë një negocim pa shpallje dhe për ta marrë përsëri Klodian Zoto, nëpërmjet një kompanie të ngritur përmes shoferit të tij. Nga 19 milionë euro që u tenderuan, u nënkontrak­tua më pas për 6.5 milionë euro. Pra, rreth 12.5 milionë euro shkuan në xhepat e atyre që arkitektua­n këtë aferë korruptive. Si në shumë aspekte të tjera, Edi Rama është kujdesur që përmes kësaj afere t’i mbyllë gojën edhe kundërshta­rëve të tij politikë. Kjo aferë provon vetëm një gjë: mekanizmin gjigant me të cilin zhvaten paratë e shqiptarëv­e duke kryer vepra korruptive me ndjesinë e pandëshkue­shmërisë. Unë jam kryeminist­ri, unë jam Zoti i këtij vendi, mua nuk më ndodh asgjë. Kjo është bindja e Edi Ramës dhe për këtë ka ndërtuar një mekanizëm gjigant korrupsion­i edhe të administra­tës, ku zyrtarë të lartë, siç është rasti i fundit i drejtorit të ARRSH, bëhen pjesë e kësaj skeme. Ne duhet të vëmë para përgjegjës­i SPAK-un që ta hetojë këtë aferë, të mos e lërë në sirtar dhe personat përgjegjës të shkojnë para drejtësisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania