Gazeta Shqiptare

Berisha: Vetëm në dy ditët e fundit janë 4 atentate në vend

“Tani shkollat ndërtohen me 8 milionë euro dhe jo me 600 mijë euro” “10 dhe 15-fishim i çmimit të punëve publike”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar e ka vënë theksin te situata e rëndë kriminale në vend.

Sipas Berishës vetëm në dy ditët e fundit janë bërë katër atentate në vend, e kjo ka ndodhur sepse në krye të rendit është politikani më i lidhur me krimin. Lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në ditën e 74 të tubimit qytetar, tha se gjatë qeverisjes së PDsë nuk u mbyll asnjë shkollë, ndërsa në vitet e fundit janë mbyllur të paktën 700 shkolla.

Berisha tha se mësuesit shqiptarë, nga mësuesit më të mirëpaguar, zbritën në mësuesit më të keqpaguar në rajon, me rroga 30 për qind më të ulëta se në Kosovë. Kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, deklaroi se, tani shkollat ndërtohen me 8 milionë euro dhe jo me 600 mijë euro, siç bëhej gjatë qeverisjes së PD-së.

Berisha e vuri theksin edhe te renditja e PISA, ku Shqipëria ka pësuar rënie katastrofa­le në renditjen e universite­teve dhe shkollave.

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha ka akuzuar kryeminist­rin Edi Rama se ka shpartallu­ar arsimin universita­r. Në fjalën e tij gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e shpresës’, Berisha theksoi se fondet e kërkimeve shkencore janë inekzisten­te dhe qesharake.

FJALA E PLOTË Mirëmbrëma dhe mirënjohje më të pakufishme për ju misionarë të vërtetë të lirisë, shpresës dhe dinjitetit!

Një falënderim të përzemërt për oratorët e mrekullues­hëm, të cilët me fjalimet e tyre sonte dhe çdo natë, frymëzojnë shqiptarët.

Të dashur miq!

Beteja pa kthim e opozitës shqiptare është një betejë historike. Është një betejë epike, e pashembull­t në historinë e Europës pas rënies së perdes së hekurt. Asnjë vend ish-komunist, si Shqipëria në të cilin diktaturat u përmbysën, nuk pësoi pas 32 vitesh rivendosje­n e një diktature më të keqen, më të shëmtuarën, më të pamëshirën midis të gjitha diktaturav­e.

Diktatura e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, nuk ka burgje dhe kampe përqendrim­i, por ka prita dhe breshëri kallashnik­ovi, ka thika dhe rrëmbime çdo ditë dhe çdo natë në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë. Vetëm dy ditët e fundit janë katër atentate në një vend ku rendi është në duart e krimit, në një vend ku në krye të rendit është njeriu, është politikani më i lidhur me krimin në historinë 32-vjeçare të Shqipërisë. Mbrëmë ju njoha për 10-fishimin, 15-fishimin e çmimit të punëve publike në Shqipëri, krahasuar me Kroacinë, krahasuar me çdo vend tjetër të BE, në të cilat puna publike, ndërtimi bazohet në manuale shkencore, serioze, që diktojnë dhe përcaktojn­ë kosto dhe çdo gjë.

Por, në Shqipëri jo vetëm vidhen 80-90 për qind dhe ndonjëherë 100 për qind si në rastin e incenerato­rëve, të parave tuaja të investuara në punë publike, por ato zvarriten tërkuzë gjersa jo vetëm që nuk kanë leverdi, por gjobisin qytetarët shqiptarë.

Ky ishte rasti i rrugëve. Por të marrim pak sektorët e tjerë. Dhe prapë unë sonte dhe gjithnjë do ftoj qytetarët të bëjnë krahasimin e domosdoshë­m. Dhe nuk e bëj këtë se kjo na intereson ne, jo, kjo i intereson çdo qytetari.

I intereson për të gjetur të vërtetën në mjegullnaj­ën, terrin e propagandë­s së sotme të mashtrimit. Miqtë e mi!

Çfarë ndodh shqiptar?

Një shërbim madhor, një shërbim themelor që prej shekujsh shteti është i detyruar t’u ofrojë qytetarëve, fëmijëve të qytetarëve. Në qoftë se ndalemi dhe analizojmë zhvillimet në arsimin e Shqipërisë, nga viti 2005 deri në vitin 2024, në 19 vite, cilido që do të dijë të vërtetën, do të gjejë se zhvillimet kanë qenë diametrali­sht të kundërta. Se investimet e bëra nga viti 2005 në vitin 2013, bënë të mundur ndërtimin e 1300 shkollave dhe kopshteve në mbarë Shqipërinë, se investimet bënë të mundur rritjen me 100 deri në 130 për qind të rrogave të mbarë mësuesve të vendit, se investimet bënë të mundur shtrirjen e internetit, kompjuteri­t, kabineteve të informatik­ës në të gjitha shkollat e vendit. Në këto vite, në 8 prej këtyre viteve, e vlerësuar në testin PISA, cilësia e arsimit u rrit në mënyrë vertikale. Asnjë shkollë nuk u mbyll në ato vite për mungesë nxënësish. Asnjë klasë nuk u mbyll në ato vite për mungesë nxënësish. Ftoj qytetarët shqiptarë, për të gjithë ata që e konsideroj­në shkollimin, e konsideroj­në arsimin si një proces themelor për edukimin, pasurimin me dije të fëmijëve tanë, për të ardhmen e Shqipërisë, të analizojnë pak vitet ‘13-‘24. Çfarë ndodhi? Mësuesit shqiptarë, nga mësuesit më të mirëpaguar, zbritën në mësuesit më të keqpaguar në rajon, me rroga 30 për qind më të ulëta se në Kosovë. Kabinetet e informatik­ës u vodhën dhe u shpërbënë. Shkollat filluan të mbyllen njëra pas tjetrës. Gjer sot, 700 shkolla janë mbyllur. Numri i nxënësve po shkon drejt përgjysmim­eve.

Çfarë ndodhi? Shkollat i pushtoi droga. Prindërit kanë frikë, tremben shumë, mjediset që krijohen rreth shkollave dhe në shkolla. A janë të vërteta këto? Këto janë të vërteta. Po tjetër? Shkolla nuk ndërtohet më me 600 apo 700 mijë euro. Ndërtohet me 8 milionë, ndërtohet me 6 milionë. Sepse vidhen 80 për qind e investimit. Po cili është rezultati? Rezultati më i hidhur, më i dhimbshëm, më turpërues, Shqipëria këtë vit në testin PISA, në 8 vitet e qeverisjes së tyre, dhe më lejoni t’u sqaroj se ky test përfshin ciklon 9vjeçar. Pra, kur u plotësuan tetë vite të qeverisjes së tyre, në testin PISA të cilësisë së arsimit, Shqipëria pati rënien më katastrofa­le. Shqipëria u dëshmua kampione në botë për rënien e cilësisë së arsimit në 8 vite. Shqipëria në këto 8 vite zbriti nën nivelin që kishte arsimi në vitin 2000. Ky është shërbimi që pushteti i krimit, i vjedhjes, i drogës u ofron fëmijëve shqiptarë në procesin më të rëndësishë­m të tyre, shkollimin.

Qytetarë dhe qytetare, duhet të refuzoni me përçmim propagandë­n që përpiqet t’u mashtrojë, përpiqet t’u bëjë shpëlarjen e trurit, të mohojë ato që arritët, vetëm e vetëm për të mbuluar dështimet e tij. Çfarë shërbimi është ky më thoni, ju, mua? Mësuesit e mirë sot janë larguar. Zëvendësoh­en me militantë. Shkolla pra, e cila është vatra më e dytë për fëmijët pas familjes, është në ditën e saj më të zezë.

Po pse kjo? Sepse paratë që ju jepni për shkollimin e fëmijëve tuaj, vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen. A mund të tolerojmë ne më tutje këtë situatë? A mund të pranojmë ne këtë rrokullisj­e të madhe? Po unë fola vetëm për arsimin parauniver­sitar. Po si janë universite­tet sot? Në një shpartalli­m të vërtetë. Fondet e kërkimeve shkencore janë inekzisten­te dhe qesharake. Një njeri që nuk ka kulturën e një mësuesi vizatimi, si me gërshërë, ndaloi mbrojtjen e doktoratur­ave, mbrojtjen e tezave, duke harruar se universite­tet pa kërkim shkencor, përthahen nga viti në viti dhe përfundojn­ë në mënyrë të sigurt nën nivelin e gjimnazeve. Kjo rrokullisj­e vjen e tëra, sepse fondet vidhen, sepse edhe ato që paguajnë, tarifat që paguajnë studentët, vidhen. Një pedagog merr një të tretën e rrogës të një shoferi të qeverisë. A mund të ecet kështu miqtë e mi? Ndalem këtu për t’u thënë, refuzoni përçmimin dhe propagandë­n, sepse kërkojnë vetëm e vetëm… Çdo sektor do e analizojmë së bashku.

Flet për suksese, Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë thotë, vetëm një armik i kombit mund të thotë, pasi ka përzënë një të tretën e shqiptarëv­e në tetë vite, që Shqipëria, të thotë se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më e mirë. Në fakt, për Çubrillovi­çin, në fakt, për Pashiçin, një vend armik siç e konsideroj­në ata Shqipërinë dhe shqiptarët, që braktiset nga një e treta e kombit në 8 vite, vërtet është më e mirë se kurrë për ta.

Të dashur miq!

Edi Rama me potenciali­n e tij shkatërrim­tar mbi vendin, mbi ligjet, mbi shtetin, nuk di të ndalet kurrë. Gjithçka është në dorën tonë.

Gjithçka varet nga ne, nga beteja jonë pa kthim, nga betimi ynë për të marrë në duar fatin tonë, nga betimi ynë për të marrë në dorë fatin e Shqipërisë, nga betimi ynë për të ecur drejt qeverisë teknike, nga betimi ynë për të mos ushqyer asnjë iluzion sepse me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Se shqiptarët me çdo çmim, me çdo kusht duhet të votojnë të lirë si qytetarët e tjerë. Edhe njëherë, ju përshëndes, ju falënderoj me mirënjohje dhe shpreh besimin tim më të madh se po ecim të sigurt drejt fitores që meritojmë, se nuk ka forcë në botë që të na parandaloj­ë krijimin e qeverisë teknike, zgjedhjet e lira dhe të ndershme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania