Gazeta Shqiptare

Begaj vizitë në Baku, takim me Zv. Sekretarin e Përgjithsh­ëm të OKB

“Shqipëria mbështet organizimi­n e Samitit për të Ardhmen”

-

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi dje në Baku një takim me Guy Ryder, Zv. Sekretar i Përgjithsh­ëm i Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara. Presidenca njofton se në takim është diskutuar në lidhje me arritjen e Objektivav­e të Zhvillimit të Qëndrueshë­m, për respektimi­n e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë. “Takim konstrukti­v me Guy Ryder, Zv. Sekretar i Përgjithsh­ëm i OKB-së. Diskutuam për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivav­e të Zhvillimit të Qëndrueshë­m (OZhQ), për respektimi­n e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë. Gjithashtu, e sigurova që Shqipëria e mbështet plotësisht organizimi­n e Samitit për të Ardhmen, si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e Objektivav­e të Zhvillimit të Qëndrueshë­m”,-shkruan në Facebook Presidenti.

kërkesa për zhvillim turistik në ishullin e Sazanit, çka pa diskutim përkon në parim me ambicien tonë për ta kthyer ishullin në një xhevahir të kurorës së turizmit mesdhetar, por i kemi refuzuar, sepse objektivat zhvillimor­e të të interesuar­ve nuk i kemi konsiderua­r në përputhje me vizionin e një turizmi miqësor me mjedisin dhe natyrën, ekuilibër i domosdoshë­m për Shqipërinë turistike të vizionit 2030”. Për rastin e Zvërnecit, ministria tha se nuk ka dijeni për një projekt të tillë, duke shtuar se “çdo

propozim e përpjekje për të investuar në Shqipëri është i mirëseardh­ur. Qeveria shqiptare nuk e ka fshehur ambicien për nxitjen dhe lehtësimin e investimev­e cilësore në turizmin e ekselencës dhe të hotelerisë me 5 yje, me standarde ndërkombët­are. Çdo investitor serioz që vjen, për më tepër nga vende aleate strategjik­e të Shqipërisë, siç janë edhe SHBA-të, e ka derën të hapur për të kontribuar në rritjen cilësore të turizmit dhe të standardev­e të larta në këtë sektor jetik për ekonominë e vendit”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania