Gazeta Shqiptare

Vasili: Qeveria e grabitqarë­ve kërkon të ndryshojë ligjin e buxhetit

-

Nënkryetar­i i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili përmes një deklarate është shprehur se mazhoranca ka sjellë në Kuvend një akt normativ për të ndryshuar ligjin e buxhetit të shtetit, që është miratuar jo më shumë se dy muaj më parë. Vasili u shpreh se “pa u tharë boja” e buxhetit të miratuar fundivitin e kaluar vjen një akt për të rindarë ca para “që Rilindja mendon t’i grabisë në mënyrën e saj”.

DEKLARATA

Të nderuar qytetare dhe qytetarë! Qeveria e grabitqarë­ve të Edi Ramës, ka sjellë në Kuvendin e Shqipërisë një akt normativ, për të ndryshuar ligjin e buxhetit të shtetit, që është miratuar jo më shumë se dy muaj më parë. Pra, pa u tharë boja e buxhetit të shtetit miratuar në dhjetor të 2023, vjen një akt për të rindarë ca para, që Rilindja mendon t’i grabisë në mënyrën e saj. Cili është burimi i këtyre parave, të cilat janë grumbullua­r? Është shumë e rëndë situata dhe këtu duhet të ndalojmë. 7.9 miliardë lekë, pra rreth 80 milion dollarë, janë rezultati financiar i akumuluar i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Pra, sigurimet shoqërore, ai që mbështet pensionist­ët, shtresat e varfra, qeveria e merr si tepricë për ta rindarë në hajdutërit­ë e saj. Dhe pjesë tjetër, burim tjetër 2.8 miliard lekë, afër 28 milionë dollar, që kanë ardhur si rritje e të ardhurave tatimore. Po nga ka ardhur kjo rritje e të ardhurave tatimore? Kanë ardhur nga çmimet e larta, që qytetarët paguajnë për kontribute­t e tyre dhe ato të mbijetesës, bukës gojës, së gjithçkaje, të cilët këtë tepricë me shumë gëzim, duan ta rindajnë në hajdutërir­a të tjera. Së pari, ju e kuptoni që një qeveri, që nuk i shkon as vizioni as dy muaj, po si ata hajdutët ordinerë, ka hall të mbledh ca para dhe t’i ndajnë, kjo është një qeveri e rënë dhe parlamenti është kthyer në një noterizues qesharak, i çdo hajdutërie të qeverisë. Po çfarë do ndodhi me këto para, pyesin qytetarët? Do të shkojnë në ndihmë të qytetarëve, do të ndihmojnë ata për problemet që kanë, për përplasjen që ata kanë me çmimet e larta? Jo të nderuar, qytetarë! Plot 98 milionë dollarë do të shkojnë për portin e ri të Durrësit, në Porto Romano, për portin e ri të Durrësit afro 100 milionë dollarë. Do të paguhen tani. Në buxhetin e shteti ishte parashikua­r që ky do të ishte investim i huaj, pra, me investime të huaja. Jo do të paguhet nga xhepat e shqiptarëv­e. Është shumë e qartë për ne se propozimi i Partisë së Lirisë është i qartë dhe i prerë. Këto para duhet të shkojnë për të mbështetur shtresën në nevojë në radhë të parë, për pensionist­ët, me problemet, të cilat përballen dhe jo të përfundojn­ë në aferat e pafundme të Edi Ramës. Është vendi për të ndalur pak minuta për Portin e Ri të Durrësit! Porti i ri i Durrësit ishte bërë publik që do të kushtonte 130 milionë euro, kushton 430 milionë euro sot, por do të kushtonte 390 milionë euro sipas premtimeve të Edi Ramës, pak muaj më parë. Edi Rama kishte thënë se 46 % e ka shteti, dhe 54 % e kanë privatët dhe do të bëhet me PPP, dhe bile kishin pohuar se dhe 46% e shtetit, rreth 170 milionë dollarë, nuk do të prekej buxheti i shteti siç po preket, por do të paguheshin, rimbursohe­shin nga Autoriteti Portual i Durrësit. Këto ishin deklarimet e Edi Ramës dhe të zëvendëskr­yeministre­s Balluku, publikisht dhe hapur në 12 dhjetor të vitit që kaloi. Çfarë ndodhi realisht? Realisht, siç e shikoni, të gjitha këto premtime u bënë zero, u vunë në funksion të aferës disa miliarda euro të portit të Durrësit, i cili u fal për t’u bërë apartament­e dhe për të qarkulluar lloj operacione­sh financiare”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania