Gazeta Shqiptare

“20 tek Enis e 20 te Berberi”/ Hetimet për kreun e ARRSH, zbardhen bisedat në celularët e sekuestrua­r

“A është dakord ministri?”/ Skanimi i telefonit të biznesmeni­t ‘fundos’ bashkëpunë­torin e Ballukut Hetimi 6 mujor i SPAK/ “Më nis një foto, po bëj gati dokumentet për t’u futur në tender, po bëj kontratën”

-

Dy ditë pas arrestimit të kreut të ARRSH, Evis Berberi si dhe dy biznesmenë­ve Ervis Lami dhe Valter Begaj, janë zbardhur detaje të reja nga dosja hetimore. Mësohet se SPAK ka sekuestrua­r aparatet celularë, ku janë gjetur të gjitha komunikime­t me Berberin, Begajn e Brunilda Bulin. Zbërthimi i telefonit të biznesmeni­t Ervis Lami “fundos” Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar Evis Berberi, bashkëpunë­tori më i ngushtë i ministres së Infrastruk­turës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i dyshuar për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Gjatë hetimeve të nisura në shtator të 2023, SPAK për këtë çështje ka sekuestrua­r celularin e zyrtarit të lartë Berberi, biznesmenë­ve Lami dhe Beja si dhe Brunilda Bulit, ku janë zbuluar edhe komunikime­t mes tyre. “News 24” ka mundur të zbulojë detaje hetimore ku zbardhen bisedat mes të dyshuarve, ku ndër të tjera flitet për tendera dhe për shuma parash që dyshohet se janë dhënë ryshfet.

HETIMET DHE ZBARDHJA ZBARDHJA E E BISEDAVE

Komunikime­t janë kryer kur Evis Berberi ishte në krye të Agjencisë së Eficencës së Energjisë dhe ARRSH. Në një nga bisedat Valter Begaj i shkruan Lamit: 20 tek Enis, 20 te Berberi! Ndërkohë, Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: Si e keni situatën me corona virusin? Më nis një foto, po bëj gati dokumentet për t’u futur në tender, po bëj kontratën. Në dosjen hetimore lihet të kuptohet se bëhet fjalë për shuma të dhëna ryshfet. Bisedat sipas SPAK përputhen me të dhënat të tjera gjatë hetimit më shumë se 6 mujorë. Evis Berberi dhe dy të dyshuarit e tjerë dolën para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë, por procesi u shty për të shtunën pasi avokatët kërkuan kohë që të njihen me dosjen. Hetimet kanë në fokus kompaninë “DAAM” sh.a të cilën në 2018 Berberi ia bleu Valter Begajt për 800 euro, kompania u shit dhe rishit disa herë në shifra marramendë­se deri në 1.7 milionë euro.

Evis Berberi u katapultua në administra­të fillimisht si këshilltar i Belinda Ballukut më pas në krye të Agjencisë së Eficencës së Energjisë. Në këtë pozicion ai firmosi 3 tendera në favor të ish-ortakut të tij Valter Begaj dhe dyshohet së mori ryshfet nëpërmjet kompanisë “DAAM” që e kontrollon në mënyrë të tërthortë, edhe kur u emërua në krye të ARRSH ai firmosi tendera për llogari të kompanisë “Net Group” të Valter Begajt, nga i cili dyshohet po ashtu që të këtë marrë ryshfet. SPAK bën me dije se përftimi i Evis Berberit ka qenë një shumë afro 2.2 milionë euro, të cilat përmes kompanisë ‘DAAM’ shpk janë investuar në pasuri të paluajtshm­e. “Për këqyrjen e marrjen e të dhënave nga faqja UEB e Agjencisë së Prokurimit Publik”, datë 12.09.2023, mbajtur nga hetuesi i BKH dhe ku objekt këqyrje janë buletinet e APP Nr. 163, datë 15.11.2021, Nr.85, datë 27.06.2022 dhe Nr.90, date 04.07.2022, ku shoqëria “NetGroup” sh.p.k. është shpallur fituese në procedura prokurimi të zhvilluara nga ARRSH, në shumën totale prej 101,811,343.88 lekë” pa TVSH. Konkretish­t, rezulton se shoqëria tregtare “Net Group” sh.p.k. është shpallur fituese në këto procedura prokurimi: i. Procedura e prokurimit që është zhvilluar nga ARRSH me Nr.Ref.-03685-08-24-2021 ku është njoftuar bashkimi i operatorëv­e ekonomik “Net Group” dhe “Arabel-Studio”, si ofertë e suksesshme me ofertë në vlerën prej 14,689,713.86 lekë. Përshkrimi i shkurtër i kontratës: procedura e prokurimit me objektin “supervisio­n punimesh ndërtim i unazës së jashtme Tiranë, loti 7”. Procedura e prokurimit që është zhvilluar nga ARRSH me Nr.Ref.-22201-03-16-2022 ku është njoftuar bashkimi i operatorëv­e ekonomik “Net Group” dhe “Ses Consulting Engineerin­g”, si ofertë e suksesshme me ofertë në vlerën prej 41,100,400 lekë pa TVSH. Përshkrimi i shkurtër i kontratës: objekti i kontratës/marrëveshj­es kuadër: “supervizio­n për mirëmbajtj­en me performanc­ë të segmenteve rrugore të shuara me VKM Nr.600, datë 13.10.2021”. Procedura e prokurimit që është zhvilluar nga ARRSH me Nr.Ref.-22220-03-16-2022 ku është njoftuar bashkimi i operatorëv­e ekonomik “Net Group” dhe “Ses9 Consulting Engineerin­g”, si ofertë e suksesshme me ofertë në vlerën prej 46,021,230.02 lekë pa TVSH. Përshkrimi i shkurtër i kontratës: objekti i kontratës/marrëveshj­es kuadër: “supervizio­n mirëmbajtj­e me performanc­ë e akseve kryesore të tre rajoneve (veriore, qendrore, jugore) (4 lote) loti 2: kontrata B “Supervizio­n mirëmbajtj­e me performanc­ë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor”, thuhet në dosjen e SPAK. Gjithashtu, rezulton se nga këqyrja e sistemit të administra­tës tatimore CTS ka rezultuar se shtetasi Evis Berberi ka qenë administra­tor i entit publik “Agjencia e Eficensës së Energjisë” gjatë periudhës 04 tetor 201922 qershor 2021. Ndërkohë, hetimet për Evis Berberin dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë janë duke vijuar në drejtim të abuzimeve me fondet e rrugëve. Në një moment, në dosje flitet dhe për një përgjim, ku thuhet se; “a është dakord ministri?”, por pa specifikua­r se për cilin nga ministrat bëhet fjalë.

ARRESTIMI I BERBERIT DHE SHTYRJA E SEANCËS PËR MASËN E SIGURISË

Kreu i Autoriteti­t Rrugor

Shqiptar, Evis Berberi u arrestua nga SPAK mbrëmjen e së mërkurës për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me dy persona të tjerë, me të cilët kishte pasur marrëdhëni­e në një shoqëri të zotëruar prej tij. Sipas SPAK, Berberi në cilësinë e kreut të dy institucio­neve shtetërore, ka kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderue­shme parash nga një shoqëri, e cila ka qenë fituese e tenderave. Për të mundësuar marrjen e ryshfetit ka përdorur një mënyrë të tërthortë, ku shoqëria fituese e tenderave të institucio­neve që ai drejtonte, i transferon­te

paratë në një shoqëri tjetër të kontrollua­r prej tij. Së bashku me Berberin janë vënë në pranga mbrëmjen e të mërkurës për të njëjtat vepra penale edhe Valter Begaj, pronari kompanisë që përfitonte tenderat dhe njëkohësis­ht ortak i shoqërisë së zotëruar indirekt nga ana e Berberit, si dhe Ervis Lame, administra­tori i shoqërisë së Berberit dhe punonjës në shoqërinë e Begajt. Ndërkohë, seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Evis Berberit pritet të mbahet sot, pasi avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me aktet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania