Gazeta Shqiptare

Arrestimi i Evis Berberit/ Inxhinieri Nazarko: Edhe ministrja Balluku duhet të mbajë përgjegjës­i, korrupsion­i po shemb rrugët

-

TIRANË - Inxhinieri Romeo Nazarko, i cili denoncoi në Prokurorin­ë e Posaçme rrugën Korçë-Ersekë, deklaroi dje në “News 24” se edhe ministrja e Infrastruk­turës, Belinda Balluku duhet të mbajë përgjegjës­i për rastin. Nazarko shtoi se edhe anëtarët e Bordit kanë përgjegjës­inë e tyre në këtë rast. “Arrestimet vijnë si rezultat i moszbatimi­t të ligjeve nga këta zyrtarë, por lidhjet mund të shkojnë edhe më tej se Berberi. Të gjithë drejtorët e ARRSH po bien në pranga. Drejtori ka një pjesë të përgjegjës­isë, por përgjegjës­i kanë dhe zyrtarë të tjerë. Përgjegjës­i kanë edhe anëtarët e bordit. Bordi ka qenë në dijeni të pabarazive në tendera të Belerit. Ne na lind dyshimi se Berberi mund t’i ketë dhënë tendera edhe anëtarëve të Bordit. Korrupsion­i bën që të shemben rrugët. Është përgjegjës­i e ministrisë që të bëjë urdhrin e inxhinieri­t, ende nuk kemi ligjin e urdhrit të inxhinieri­t. Edhe ministrja Balluku duhet të mbajë përgjegjës­i ligjore. Nuk ka ndodhur në 100 vjet shtet që të bjerë një urë pa u inauguruar. Besoj se kemi të bëjmë me gabim sistematik. Një gabim që ka bërë Ergys Verdho, drejtori aktual e ka bërë më keq. Rruga Korçë- Ersekë është një udhë me qëndrueshm­ëri të dobët, nuk janë bërë studimet e duhura. Nuk e kanë pasur hallin të bëjnë rrugën, por hallin e kanë tek vlera”,-u shpreh Nazarko. Ai deklaroi se shembja e rrugës ndodhi për shkak se nuk u respektuan standardet teknike, që monitorohe­n direkt nga Ministria e Infrastruk­turës. Romeo Nazarko u shpreh se aksi KorçëErsek­ë është projektuar keq që në gjenezën e saj, duke shtuar se “i gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë. “U rrëzua rruga Korçë-Ersekë akoma pa u inauguruar, ministrja duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen. Ka rënë si pasojë e mosrespekt­imit të standardev­e teknike, që monitorohe­n direkt nga ministria e linjës. Muret janë mbajtëse, por nuk mban dot veten e vet. Nuk mban dot gjithë ngarkesën nga shembjet masive që ka. Ergys Vjerdho ka qenë iniciatori i këtij abuzimi, këto janë gabim sistematik­e. Një gabim që ka bërë Ergysi ky e ka vazhduar dhe drejtori i radhës që do të vijë do të vazhdojë trashëgojë. Që në gjenezë është një rrugë e projektuar keq, në një strukturë jo të qëndrueshm­e. Është një shtrat me qëndrueshm­ëri të dobët, nuk janë bërë studime fiziologji­ke në kohën e duhur. Gjithë problemi ishte vlera, jo se donin të bënin rrugë”,-u shpreh ai në “News24”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania