Gazeta Shqiptare

Kreu i SPAK, Altin Dumani: Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar dhe jo nga politika

“Zero kallëzime nga tatimet dhe doganat, SPAK nisi me iniciativë një numër të lartë hetimesh”

-

Kreu i Prokuroris­ë së Posaçme, Altin Du mani dje bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se nuk e shqetëson kërcënimi nga politika, por ai nga krimi i organizuar. Gjatë një takimi të zhvilluar në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetës­im, Dumani u shpreh se prokurorët janë të përgatitur për t’i përballuar të gjitha këto situata të kërcënimev­e.

Ndërsa, bëri një sqarim për deklaratën që u publikua në media, në lidhje me kërcënimin e familjes së një prokurori, ai tha se nuk ka përmendur një kërcënim konkret, por deklarata e tij u bë në kontekstin se prokurorët, nuk ndihen të shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga politika, por për kërcënimet nga krimi i organizuar. “Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që të mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë, të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojn­ë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”,-tha Dumani. Për komisionin hetimor, që pritet të monitorojë SPAKun, Altin Dumani u shpreh nuk ka parë asnjë dokument, por theksoi se Prokuroria e Posaçme Antikorrup­sion është institucio­ni më i kontrollua­r në vend. Ndërsa, për punën e SPAKut gjatë vitit që lamë pas, Dumani tha se vetëm gjatë 2023-shit janë regjistrua­r kallëzime sa për tre vite se bashku. Kreu i SPAK ngriti dhe një shqetësim gjatë fjalës së tij, në lidhje me numrin e kallëzimev­e të bëra në këtë organ nga institucio­net shtetërore, pasi ka rënë me 40%. “Që në fillim nuk do të pajtohesha me ju kur thoni ka bërë histori, nuk ka bërë gjë tjetër veçse të përmbushë detyrimet kushtetues­e si ndaj korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Pavarësish­t se kemi hyrë në vitin e pestë duhet vlerësuar veprimtari­a, që do të thotë të bëjë hetime ngrejë akuza, ndaj çdo zyrtari pavarësish­t pushtetit dhe lidhjeve. Por gjatë katër viteve SPAK ka treguar se ne jemi vetëm në fillimet e punës sonë. Shpresojmë që gjykatat të japin vendime fajësie për akuza të ngarkuara nga ana jonë. Ne kemi patjetër rezultate të suksesshme dhe ky është synimi ynë. Për pesë vitet e ardhshme duhet të besojmë që kemi një institucio­n të konsolidua­r me hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve. Është e vështirë, por jo e pamundur, por qoftë dhe këto rezultate na stimulojnë dhe na nxisin që të punojmë akoma më shumë”.

STATUSI I PROKURORIT TË SPAK

Altin Dumani ka nxjerrë në pah edhe disa problemati­ka dhe vështirësi, që sipas tij lidhen së pari me paqartësin­ë e statusit të Prokuroris­ë së Posaçme. “Ju e dini që mandati është nëntë vjet dhe pas kësaj nuk dihet ku do vejë. Mendoj që kjo është e padrejtë, sepse prokurori duhet të shkojë atje ku ka qenë dhe nga maja e karrierës ta dërgosh prokurorin e Posaçëm në prokurorit­ë e juridiksio­nit të zakonshëm në Shkodër apo nga vijnë kolegët e mi të nderuar, shkakton mungesën e sigurisë, - nënvizoi ai. Dëmi më i madh është institucio­nal dhe nëse kjo trupë për të cilën është investuar kaq shumë, është shumë e vështirë të mbushësh vakumin. Për më tepër janë nëntë prokurorë që ikin njëherësh dhe kjo situatë nuk është zgjidhur, shpresojmë të zgjidhet. Kemi mungesë të këshilltar­ëve ligjorë, sepse prokurorët e SPAK përfaqësoj­në akuzën në të tri shkallët e gjykimit. Problemati­kë tjetër është vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të posaçëm. Drejtuesi i SPAK-ut merr dhe përfaqëson në KPA gjithë barrën për vetingun. Është nominative. Pritshmëri­a është rreth 150 seanca që duhet t’i përfaqësoj­ë drejtuesi i SPAK”,-tha ai.

BIEN KALLËZIMET NGA INSTITUCIO­NET

Ndërkohë, Altin Dumani vërejti po ashtu se ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimev­e nga institucio­net. Ai

“Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty? Vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorin­ë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po, por detyra e çdo institucio­ni është të luftojë korrupsion­in. Gjatë 2023 kemi regjistrua­r kallëzime sa për tri vite se bashku, duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimev­e ne media, kryejmë verifikime­t tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistrua­r rreth 67 procedime dhe ju përkasin korrupsion­iDt, zimit me prokurimet”,-tha ndër të tjera kreu i SPAK. u shpreh se detyra e çdo institucio­ni është të luftojë korrupsion­in, ndërsa shtoi se vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorin­ë e Posaçme.

“Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty. Vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorin­ë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po, por detyra e çdo institucio­ni është të luftojë korrupsion­in. Në këtë situatë SPAK ka nisur me iniciativë­n e vet një numër të lartë hetimesh. Gjatë 2023 kemi regjistrua­r kallëzime sa për tre vite së bashku, duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimev­e ne media, kryejmë verifikime­t tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistrua­r rreth 67 procedime dhe ju përkasin korrupsion­it, abuzimit me prokurimet. Për të qenë të ndërgjegjs­hëm duhet të bëjmë të gjithë, por ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrolloj­më çdo gjë. Çdo institucio­n ka bilbilfryr­ës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë”,-tha ai.

Dumani u ndal edhe te roli i medias, e cila sipas tij edhe pse denoncon krimin e organizuar, nuk është imune ndaj saj.

“Ne e vlerësojmë median si një partner të rëndësishë­m. Jemi të kujdesshëm ndaj atyre çështjeve që quhen skandale. Shumë hetime kanë marrë shkas nga mediat. Duhet të kemi parasysh që në realitetin shqiptar media nuk është imune nga krimi i organizuar. Jo edhe media si çdo gjë tjetër në këtë vend nuk është imun. Detyrimi i SPAK është që edhe gazetarët që mund të abuzojnë me detyrën e tyre të bëhen verifikime­t. Ne e kemi detyrim ligjor për të kontribuar në mbrojtjen e sigurisë publike dhe kombëtare. Patjetër në respektim të ligjit”,-shtoi kreu i SPAK.

KOMISIONI PARLAMENTA­R DO TË MONITOROJË SPAK-UN?

Kreu i Prokuroris­ë së Posaçme Altin Dumani ka komentuar Komisionin Parlamenta­r që mazhoranca do të krijojë për të monitoruar SPAK-un. Gjatë takimi të zhvilluar në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetës­im, i pyetur nga gazetarët se si i gjykon këto përpjekje dhe cili është reagimi i tij, Dumani tha nuk ka parë asnjë dokument, por theksoi se Prokuroria e

Posaçme Antikorrup­sion është institucio­ni më i kontrollua­r në vend. “Pavarësish­t se çfarë flitet dhe thuhet, ne realisht nuk kemi ende një dokument që të lexojmë dhe të shikojmë se cila do të jetë qasja lidhur me reformën në drejtësi. Për sa kohë nuk ka një dokument, nuk kam një qëndrim. Nëse do të ndodhë, patjetër do të kemi reagim institucio­nal. Për mendimin tim, është e paimagjinu­eshme të bësh ndryshime në reformën në drejtësi kur reforma vazhdon ende. Vetingu s’ka mbaruar ende. KLGJ, KLP janë ende të pakonsolid­uar. SPAK ka nevojë dhe për dy prokurorë. Para se të shkosh atje, duhet bërë një analizë. Por, kjo është në kuadrin e thashethem­eve, sepse s’kam parë ende dokument. Ndaj s’kam qëndrim. SPAK është institucio­ni më i kontrollua­r në republikë, më i kontrollua­ri. Në aspektin procedural, kontrolloh­emi nga tre shkallë, mos harrojmë gjyqtarin paraprak, çdo gjë bëhet me vendim gjykate. Ne raportojmë në Komisionin e Ligjeve, atje ka diskutime e debate. Kjo është marrëdhëni­a me Parlamenti­n. KLP raporton atje. ILDKPI kontroll pasuritë”,tha Dumani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania