Gazeta Shqiptare

Fushë-Krujë, ekzekutohe­t me breshëri plumbash në oborrin e banesës, ish-polici i burgjeve Gentian Bejtja

I vranë kunatin e i plagosën djemtë, si u shpëtoi 4 atentateve 42-vjeçari Bejtja Viktima u qëllua për vdekje nga 2 vrasës profesioni­stë në prani të familjarëv­e. Gjendet e djegur makina e autorëve me 4 kallashnik­ovë

-

Gentian Bejtja, një emër i njohur i botës së krimit u ekzekutua pasditen e djeshme me armë zjarri në oborrin e banesës së tij, në fshatin Larushk të Fushë-Krujës. Pas minuta ngjarjes është gjetur një makinë e djegur në fshatin Hasan. Katër kallashnik­ovë janë gjetur në mjetin e djegur “Land Rover” që dyshohet se është e autorëve që ekzekutuan Bejtjan. Mësohet se ish-polici i burgjeve u qëllua për vdekje me breshëri automatiku nga persona ende të paidentifi­kuar, teksa ndodhej në një serë pranë banesës. Pranë banesës ndodheshin dhe familjarë të tjerë, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarj­a. Menjëherë pas atentatit, policia dhe forcat RENEA kanë “blinduar” Fushë-Krujën, ndërsa kanë nisur hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. Burime nga policia bënë me dije se dyshohet se kanë qenë dy ekzekutorë që kanë qëlluar me breshëri kallashnik­ovi. “Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifi­kuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G.B. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njoftoi policia. Bejtjas pak muaj më parë i bënë antenat në banesë, ku nga të shtënat me armëve u vra kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosen dy fëmijët e tij të mitur. Gentian Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Për krimin në fjalë u arrestua Valter Bami. Valter Bami dhe Gentjan Bejtja kanë pasur përplasje të forta mes tyre vitet e fundit, pasi dy vëllezërit Bami kanë pasur dyshime të forta se Bejtja mund të fliste dhe të dëshmonte për shumë krime të tmerrshme që kanë ndodhur në zonën e Krujës. Ndërkohë, mësohet se Bejtja nuk kishte shkuar prej kohësh në banesën e tij, që pas atentatit të korrikut të vitit të shkuar ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino. Prej atëherë, Bejtja nuk kishte takuar as fëmijët e tij të mitur, të cilët mbetën të plagosur nga ngjarja. Që pas atentatit, policia ishte vënë në kërkim të Gentian Bejtjas për ta shoqëruar dhe marrë në pyetje. Ai dyshohej se fshihej në një bazë në Shëngjin. Me sa duket, kundërshta­rët ishin të vendosur për ta eliminuar ish-efektivin e burgjeve. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët mendohet se janë vrasës profesioni­stë. Gentian Bejtja i ka shpëtuar më herët tre atentateve, ndërsa atentati i djeshëm i mori jetën.

SAGA E ATENTATEVE NDAJ ISH-POLICIT GENTIAN BEJTJA

Gentian Bejtja, ish-polic burgjesh, i cili u ekzekutua me armë zjarri ditën e djeshme, ka qenë disa herë në shënjestër të atentateve.

Më 4 korrik të vitit të shkuar, ndaj Bejtjes u organizua një tjetër atentat ku mbeti i vrarë vëllai i bashkëshor­tes së tij, Ramazan Sino, dhe iu plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç.

Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnik­ovi, në afërsi të Niklës në FushëKrujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka, i cili ndodhej me të

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania