Gazeta Shqiptare

Anketimi/ Në Shqipëri, 45 për qind e të rinjve marrin këshilla për karrierën nga interneti

-

Karriera dhe këshil lat rreth saj janë vendimtare për të ardhmen e të rinjve, por në Ballkan, ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ata kanë burime të ndryshme këshillimi kur vjen puna për profesioni­n e së ardhmes. Një anketë e Fondacioni­t Europian për Trajnimet (ETF) gjeti se të rinjtë që këshillohe­n nga interneti për karrierën në Shqipëri janë 45.8%, në Greqi (39.5%) dhe Kosovë (36.2%). Këshilla nga prindërit ishin kategoria e dytë më e madhe për orientimin drejt karrierës dhe më tej, miqtë. Fokus grupet në Shqipëri dhe Serbi folën për rolin e rëndësishë­m që ka familja ka në kulturën e Ballkanit Perëndimor në veçanti. Ata thanë se edhe pse prindërit nuk i kanë të gjitha informacio­net, përpiqen t’i mbështesin ata në zgjedhjet e karrierës. Studimi referon se këshillat e prindërve janë më të vlefshme nëse ata janë të shkolluar dhe punojnë. Shumë të rinj në Shqipëri mendojnë se prindërit mund t’i ndihmojnë ata, por gjithashtu mund të pengojnë lirinë e tyre që të zgjedhin vetë karrierën.

Duke qenë se prindërit luajnë një rol të rëndësishë­m në karrierën e fëmijëve të tyre në Ballkan, ETF sugjeron se prindërit duhet të jenë të informuar për trendet dhe aftësitë e tregut të punës në vendet e tyre. Mësuesit duhet të përfshihen në të njëjtën gjë mënyrë, për t’u bërë partnerë në edukimin për karrierë te të rinjve. Në vendet e zhvilluara të Europës, shkolla është një element i rëndësishë­m për sa i përket karrierës. Sondazhi vuri në dukje se një shumicë dërrmuese e të anketuarve në Europën Juglindore (72.5%) thanë “Duke pasur një profesion që përputhet me aftësitë e mia dhe interesat” është ajo që ka më shumë rëndësi për ta në profesioni­n e ardhshëm. Kjo pasohet nga “Paga” (53.3%), më pas “Balancimi i punës me jetën personale” (37,5%). Pjesëmarrë­sit e fokus grupeve në Shqipëri i panë udhëtimet si mundësi të favorshme të balancimit të punës me jetën personale. Udhëtimi si pjesë e punës do t’i lejonte të eksploroni­n botën dhe të kenë përvoja të reja. ETF theksoi se kjo zgjedhje e të rinjve shqiptarë është si pasojë e shpenzimit të shumtë të kohës në mediat sociale. Të rinjtë shqiptarë pëlqejnë të punojnë në distancë dhe të kenë mundësi të përmbushin pasionet e tyre për udhëtimet. Edhe të rinjtë serbë kishin një zgjedhje të ngjashme, ku profesione­t që jepnin më shumë fleksibili­tet ishin më të pëlqyeshme. Në mes të transformi­meve teknologji­ke, automatizi­mit dhe luhatjeve demografik­e, karakteri i punës po ndryshon. Për shumë njerëz, ky ndryshim sjell rritjen e rreziqeve të papunësisë, pasigurisë dhe punësimit të pasigurt. Të rinjtë janë veçanërish­t më të prekur nga paqëndrues­hmëria aktuale. Kalimi nga shkolla në punë është një moment gjithnjë e më kritik që ka pasoja për punësimin e ardhshëm, mirëqenien dhe lidhjen sociale të brezit të ri. Për rrjedhojë, këshillimi për karrierën duhet të kalojë në një stad të ri dhe të ndjekë zhvillimet në tregun e punës verën ETF./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania