Gazeta Shqiptare

Basha, Ramës: Pazari me Berishën edhe që kriminelët të garojnë në zgjedhje

-

Kreu i Partisë Demokratik­e zyrtare, Lulzim Basha iu përgjigj deklaratav­e të kryeminist­rit Edi Rama, duke theksuar se pakti i arritur mes mazhorancë­s dhe opozitës së Berishës, është një pazar i pastër mes rrangallav­e të vjetra të tranzicion­it, që duan të mbajnë peng Shqipërinë.

Reagimi i plotë i Bashës

Nuk është marrëveshj­e për anëtarësim­in në BE, por është pazar i pastër mes rrangallav­e të vjetra të tranzicion­it, që duan të mbajnë peng Shqipërinë, duke ruajtur monopolin e sistemit, sepse vetëm ashtu mund të mbajnë njëri-tjetrin, sipas lojës 35-vjeçare, që “i yti mishin të ha, por kockën ta ruan”. Sot nuk ka shqiptar që beson përrallat e Edi Ramës, i cili një ditë i quan idiotë ata që akuzojnë se po bën pazar, ndërsa të nesërmen vetëzyrtar­izon pazarin me Sali Berishën, të cilin, kur s’i duhet e quan “non grata”, ndërsa kur i hyn në punë, e quan partner për jetën parlamenta­re. Pazari për të mbrojtur plaçkën e ndryshimev­e kushtetues­e të vitit 2008, është i qartë, por përveç kësaj, së bashku ata duan edhe të zhbëjnë ligjin e dekriminal­izimit, duke i hapur rrugë personave me precedentë penal dhe zyrtarëve të dënuar për korrupsion, që të kenë mundësi të kandidojnë në zgjedhjet e radhës. Edi Rama ka treguar se pa bashkëpuni­m me krimin e organizuar nuk mund të fitojë dot. Ashtu sikurse të dy janë të interesuar për t’i bërë presion drejtësisë së re, e cila ka premtuar se nuk do të kursejë askënd, pavarësish­t hierarkisë apo pozicionit të lartë shtetëror. Partia Demokratik­e është e vendosur për një koalicion të gjerë me qytetarët dhe me të gjithë faktorët politikë që duan një Shqipëri të njerëzve dhe për njerëzit kundër kastës së vjetër 35-vjeçare të dinosaurëv­e të korrupsion­it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania