Gazeta Shqiptare

Sekuestroj­a për portin e Limianit, Rama sulmon drejtësinë: Vendim absurd

Kryeminist­ri: Kanë ndërhyrë në kompetenca­t e sovranit. Arbitrarit­et i hapur “Sazani e Kushner, xhevahir i kurorës së Mesdheut”

-

Në fjalën e mbajtur para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeminist­ri Edi Rama sulmoi organet e drejtësisë për vënien nën sekuestro preventive të planit të investimit për portin e Limianit në Sarandë, aq shumë i kontestuar në media për mënyrën se si është lidhur marrëveshj­a.

“Absurdi arrin deri në pikën ku merret peng, me sekuestro preventive në emër të NATO-s, një investim me rëndësi strategjik­e prej 200 milionë eurosh në Limionin e Sarandës, i cili qysh në kohën e Zogut ka pasur plan zhvillimi për marinë turistike. Prej dy a tre vjetësh, rri i bllokuar se hetohet mënyra si është lidhur kontrata. Unë nuk dua të komentoj arsyet e atij hetimi, por ama nuk duhet një diplomë në juridik, për të kuptuar se të hetosh marrëveshj­en e shtetit me sipërmarrj­en private, ta bllokosh investimin dhe këtë ta bësh në emër të NATO-s dhe sigurisë kombëtare duke bërë NATOn të qeshë dhe të ndërhysh në kompetencë­n e një pushteti të pavarur që është sovran për sigurinë kombëtare, është arbitrarit­et i hapur që mund t’i kushtonte qimet e kokës shtetit shqiptar në rast se investitor­ët do të ishin cinikë ta çonin në arbitrazh. Kjo buron nga një arbitrarit­et që lidhet me mendësinë e një hetuesi”,-tha Rama.

Në fjalën e mbajtur para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeminist­ri Edi Rama konfirmoi dhe mbrojti atë që doli në mediat ndërkombët­are në lidhje me planet për investime të dhëndrit të Doland Trump në ishullin e Sazanit. “Ata që numërojnë udhëtimet e mia me chartet dhe bërtasin për miliona euro të shpenzuara, edhe pse sot shpenzimet e mia janë më pak se ato të paraardhës­it tim, kur ishin në qeveri imagjinoni­n se sa turistë do të kishin regjistrua­r vetëm me vajtje-ardhjet e mia.

Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrë­s i madh amerikan dhe dhëndri i ishPreside­ntit Trump, shpalli publikisht ambicien për të realizuar dy investime të mëdha turistike në Shqipëri. Po ata që deri dje na tregonin Malin e Zi si shembull të paarritshë­m për investimet e huaja direkte, sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.

Delirojnë për rrezikun e shkatërrim­it të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë përveç se ushtarëve të Enver Hoxhës që vëzhgonin me dylbi zbarkimin e flotës së 7 amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Hija e ish-presidenti­t amerikan, i pengon ata më gojështhur­urit t’i bashkëngji­ten këtyre zërave, për mua, djali i paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit, me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit, balta e hedhur mbi ata që vijnë nga jashtë kufirit të Shqipërisë për të kontribuar, e bëjnë Shqipërinë të duket qesharake.

Është forma më prestigjio­ze e hotelereis­ë në botë. Ka ndërtuar një duzinë strukturas­h në zonat përrallore të UNESCO-s. Shqipëria nuk është një slogan, kampione e turizmit, por një projekt gjeopoliti­k që formësohet më përmes konkrete që krijojnë mundësinë për këtë zhvillim historik. Sa për zonat e mbrojtura e dimë shumë mirë se kush e shëmtoi dhe mbuloi me plehra trupin magjepsës të Shqipërisë. Qëllimi jonë strategjik nuk është fshehur. Sot Melia Grup ka firmosur 18 kontrata për projekte në sektorin e Turizmit. Jo nuk po i shesim 5 oligarkëve. Janë qindra investitor­ë vendas që janë angazhuar për turizmin. Nuk do të shesim as Sazanin dhe asnjë pronë tjetër. Tjetër kush i ka nxjerrë në pazarin e botës me 1 euro dhe nuk i erdhi asnjë i marrë në Shqipërinë e zhytur në kriminalit­et dhe që bënte lajm në botë vetëm për keq. Sot Shqipëria në të gjitha mediat e botës është një lajm i mirë.

Sot shqiptarët do të jenë pjesë përmes aksioneve të shtetit ne do të vigjilojmë që projektet të jenë. Ka pasur disa interesime për Sazanin dhe i kemi refuzuar pikërisht, sepse nuk jemi as të interesuar për të bërë pazare. As të paditur të bëjmë zhvillime mediokre. Të kthehen në burim rritje dhe krenarie për Shqiptarët. Në duhet të punojmë paralelish­t në shumë fronte”,-tha Rama.

Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Kryeminist­ri Edi Rama tha se më në fund, Parlamenti po i rikthehet normalitet­it dhe se Komisioni i Ligjeve, do të krijojë një mekanizëm të barabartë midis shumicës dhe pakicës për ligjet e integrimit. Rama u ndal edhe tek akuzat se njohu Berishën si lider të Partisë Demokratik­e.

“Më vjen mirë që Kuvendi do të pushojë së qeni çmendina e mureve të fundit dhe së paku fjala do të rikthehet në vend të dhunimit të saj, i cili goditi më keq imazhin e Parlamenti­t që edhe pa dhunimin e fundit nuk ishte edhe aq i mirë. Mbase rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar dhe jo vetëm për të folur secili për të vetët. Sidoqoftë, shumica jonë duhet të vendosë në Komisionin e Ligjeve një draftrezol­utë për një debat të madh publik lidhur me sfidat kombëtare të anëtarësim­it në BE dhe reformat që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë. Fola jo për qëllim për sfida në numrin shumës, pasi nuk janë sfida të vetëm qeverisë, por të tri institucio­neve qeverisëse në Shqipëri dhe të plot 147 institucio­ne që ndërveproj­në drejtpërdr­ejt me Komisionin Evropian.

Zhvillimi i fundit për kthimin e Parlamenti­t në normalitet si dhe krijimi në Komisionin e Ligjeve të një mekanizmi që mundëson ballafaqim­in e barabartë mes shumicës dhe pakicës për ndërmarrje­n e nismave ligjore duhet të shkojë në drejtimin e duhur të sfidave jo si qeveri, por si shtet. U fol këto ditë për pazare, marrëveshj­e me ‘non gratën’ në dëm të drejtësisë dhe njohje nga ana jonë të zotërisë në ballkon si lider i PD-së, ashtu sikundër u fol për trembje të socialistë­ve nga SPAK-u dhe planeve të fshehta për vënien nën kontroll të drejtësisë së re. Të gjitha janë broçkulla”,-tha midis të tjerash Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania