Gazeta Shqiptare

Shqipëria mirëpret projektet turistike të propozuara nga kompania e Jared Kushnerit

“Zëri i Amerikës”: Ministria e Turizmit deklaroi se nuk ka dijeni Ndryshimet në ligjin e dekriminal­izimit

-

Në Tiranë kryeminist­ri Edi Rama mirëpriti dje planet e kompanisë amerikane Affinity Partners e sipërmarrë­sit Jared Kushner për të investuar në turizmin shqiptar.

Zoti Kushner, dhëndri i ish-presidenti­t Donald Trump, publikoi në rrjetin X pamje nga projektet, që ai synon të realizojë në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit. Por, për këtë të fundit, Ministria shqiptare e Turizmit deklaroi se nuk ka ende dijeni. Ndërsa i bëri jehonë zhvillimit të sektorit të Turizimit në vend, veçanërish­t pas ecurisë gjatë vitit të shkuar, duke folur në Asamblenë e Partisë Socialiste, e cila u mbajt sot në një nga zonat e bregdetit të Durrësit, kryeminist­ri Edi Rama, foli dhe për planet e shpallura publikisht nga sipërmarrë­si amerikan Jared Kushner.

“Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrë­s i madh amerikan dhe dhëndri i ish presidenti­t Trump, shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri.

Po ata që na tregonin Malin e Zi për zhvillimin e turizmit dhe investimet e huaja direkte, sot na flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe”,-tha zoti Rama. Edhe pse përmendi dy projekte, zoti Rama u ndal, në fakt, vetëm të plani për ishullin e Sazanit, i cili sipas tij, mund të shndërrohe­t në një “xhevahir të kurorës së artë të turizmit në Mesdhe”.

Dy ditë më parë, në një intervistë për “Bloomberg News”, dhëndri i ish presidenti­t Donald Trump bëri të ditur se po planifikon të shndërrojë ishullin e Sazanit në një eko-resort luksoz. Ai shtoi, gjithashtu, se kompania e tij Affinity kërkon të zhvillojë zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikua­r ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila. Zoti Kushner publikoi në rrjetin social X disa pamje ilustruese të të dy projekteve të investimit në bregdetin e Shqipërisë.

Në komentet për “Zërin e Amerikës”, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa konfirmoi aplikimin e kompanisë së zotit Kushner për projektin në ishullin e Sazanit, tha se nuk ka dijeni për një projekt për Zvërnecin.

Njoftimi i zotit Kushner, përkon me ndryshimet që shumica socialiste miratoi pak javë më parë, mbi një variant të qeverisë për zonat e mbrojtura, të cilat i hapin rrugë ndërtimit në to, të hoteleve apo projekteve të tjera që konsideroh­en si investime strategjik­e.

Zoti Rama foli me ironi ndaj atyre që shohin një lidhje direkte mes këtyre ndryshimev­e dhe projekteve të shpallura nga zoti Kushner, i cili vitin e kaluar kishte vizituar Shqipërinë, në shoqërinë e ish- ambasadori­t amerikan në Gjermani Richard Grenell.

Ekspertë të mjedisit vërejnë se trualli i ishullit të Sazanit është zonë ushtarake, por nuk bën pjesë në zonat e mbrojtura natyrore, ndërsa perimetri ujor rreth ishullit është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Sazan - Karaburun. Ndërsa Zvërneci, theksojnë ata, është zonë e mbrojtur e kategorisë 5, pjesë e pasazhit të mbrojtur Vjosë - Nartë, dhe aty nuk lejohet ndërtimi, sepse është pjesë e zonës qendrore.

Në ndryshimet e fundit ligjore, sipas tyre, qeveria ka hequr nën-zonimet nga peizazhet e mbrojtura, duke u hapur rrugën ndërtimeve në zonat e mbrojtura, ndërsa me ligjin e mëparshëm, nuk lejohej ndërtimi në asnjë zonë të mbrojtur.

Këto ndryshime ligjore janë kundërshtu­ar me forcë nga organizata­t mjedisore, nga opozita, që i shohin këto si ligje me porosi. Për ndryshimet e fundit në këtë ligj pritet qëndrimi i Presidenti­t të Republikës, nëse do t’i miratojë ato, apo nëse do t’i kthejë për rishikim në Kuvend. Socialistë­t duken të vendosur për të ecur përpara me investimet në sektorin e turizmit, duke tërhequr kapitalet private.

Kryeminist­ri Rama, nuk hezitoi të sulmonte

Prokurorin­ë dhe Gjykatën e Posaçme për shkak të bllokimit të një kontrate për një investim të dy kompanive shqiptare në bazën detare të Limionit në Sarandë, ndonëse publikisht është shprehur në mënyrë të përsëritur se nuk komenton vendimet e institucio­neve të drejtësisë apo të ushtrojë trysni ndaj tyre.

“Absurdi arrin deri në pikën ku merret peng me sekuestro preventive në emër të NATO-s një investim me rëndësi strategjik­e, afro 200 milionë euro, në Limionin e Sarandës, i cili qysh në kohën e Zogut ka pasur plan zhvillimi për marinë turistike”,-tha zoti Rama.

Baza e Limionit, u vu nën sekuestro preventive një vit më parë, duke ndërprerë investimet në zonë, pasi sipas Prokuroris­ë “disponimi i kësaj prone nga subjektet private cenon gatishmëri­në dhe operaciona­litetin e Forcës Detare”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania