Gazeta Shqiptare

“Nuk fiton dot zgjedhjet pa krimin”, PD: Rama kërkon të amnistojë personat me precedent penal

-

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Indrit Sefa, ka deklaruar se kryeminist­ri Edi Rama ka propozuar ndryshime në ligjin për dekriminal­izimin, vetëm pasi ka “mbyllur pazaret” me ishkryemin­istrin Sali Berisha.

Në një deklaratë nga selia blu, ai u shpreh se Rama kërkon të amnistojë personat me precedent penal, pasi pa krimin e organizuar në lista nuk mund të fitojë dot në zgjedhje.

Deklarata e plotë

Pazari i rinovuar i vitit 2008 midis Ramës dhe Berishës po shfaqet publikisht për ditë e më shumë për qytetarët shqiptarë.

Rama bashkë me partnerin e tij të vjetër, Berishën, më në fund gjeti mundësinë që të legjitimoj­ë dëshirën e tij të kahershme për të mospenguar të kandidojnë persona me precedent penal.

Edi Rama, nëpërmjet Damian Gjiknurit, kërkon të amnistojë personat me precedent penal për të qenë kandidatë. Kjo për faktin se Rama e ka të pamundur të fitojë pa krimin e organizuar në lista, ndërsa partneri i tij strategjik kërkon të amnistojë veten që të mundet të jetë pjesë e listave në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Fakti që Partia Demokratik­e nuk do të pranonte kurrë një pazar të tillë e detyroi Edi Ramën të kthehet nga partneri i tij i vjetër, të cilët ndajnë të njëjtat halle dhe të njëjtat objektiva siç është dhe sulmi ndaj SPAK dhe organeve të drejtësisë.

Pazarit të dyshes Rama-Berisha për të mbyllur listat, për mos të lejuar diasporën të votojë, për t’i dhënë Ramës në tavolinë 6 mandate si pasojë e kësaj ndarje rajonale, iu shtua dhe një element i ri siç është goditja përfundimt­are e ligjit të dekriminal­izimit.

Fakti që Rama pati guximin të propozojë ndryshimin e ligjit të dekriminal­izimit vetëm pasi mbylli pazarin e radhës me Sali Berishën, tregon që bashkëpunë­torët e vjetër e kanë gjetur përsëri rrugën për të dëmtuar interesat e shqiptarëv­e dhe për të ruajtur interesat personale.

Kërkesat e të gjithë partive politike si dhe të grupeve të interesit për hapjen e listave për votimin e diasporës, për votimin elektronik për barazinë e votës nuk u dëgjuan nga dyshja Rama-Berisha, të cilët me pazarin e radhës duan t’i imponojnë qytetarëve vullnetin e tyre, madje duke kandiduar dhe njerëz me precedent penal, të cilët ligji i dekriminal­izimit i pengon.

Partia Demokratik­e do të kërkojë nga të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë që t’i bashkohen betejës së saj për të pastruar politikën nga kriminelët, për t’i dhënë mundësi shqiptarëv­e të zgjedhin vetë përfaqësue­sit e tyre, për t’i dhënë mundësi diasporës të votojë masivisht dhe pa asnjë pengesë, si dhe për t’i dhënë votës të njëjtën peshë nga Kukësi në Gjirokastë­r.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania