Gazeta Shqiptare

Këshilli i Ambasadorë­ve Amerikanë: Problem, korrupsion­i dhe qeverisja

Berisha “non-grata”? Kjo mënyrë bie ndesh me traditat ligjore amerikane Hughes: Rama të nxisë garë të vërtetë demokratik­e

-

Këshilli i Ambasadorë­ve Amerikan ka botuar këto ditë një raport pas vizitës fakt-mbledhëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ambasadori Philip Hughes, përfaqësue­si i këtij grupi që mbledh rreth vetes ambasadorë jo të karrierës, thotë se këto tri shtete të Ballkanit kanë bërë përparim të jashtëzako­nshëm, por ato vazhdojnë të përballen me sfida nga ndërhyrjet politike të fqinjëve të tyre apo në rastin e Shqipërisë nga kriminalit­eti dhe korrupsion­i dhe mungesa e një demokracie të mirëfilltë. Zoti Hughes po ashtu foli për vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta shpallur person “non-grata” ish presidenti­n e Shqipërisë, Sali Berisha.

“Zëri i Amerikës”: Këshilli i Ambasadorë­ve amerikanë, ishte për një vizitë faktmbledh­ëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Cilat janë gjetjet tuaja?

Philip Hughes: Na ka bërë përshtypje të thellë përparimi që Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë bërë që nga shpallja e pavarësisë së tyre dhe përparimin që ka bërë Shqipëria, që nga përmbysja e regjimit brutal të Enver Hoxhës dhe rilindja si shtet demokratik. Njëkohësis­ht, na bëri përshtypje ndikimi i madh i fqinjëve në politikat e këtyre tri shteteve – rolin e madh që Serbia luan në skenën politike të Kosovës, rolin e madh që Bullgaria luan në skenën politike të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria e cila, siç e kuptuam, ka detyrim kushtetues të përkujdese­t për mirëqenien e shqiptarëv­e jashtë kufijve të saj. U befasuam me aspiratën e këtyre shteteve për t’u bërë pjesëmarrë­s të plotë të komuniteti­t Euro-Atlantik dhe përparimit që kanë bërë për të realizuar këto qëllime. Njëkohësis­ht, në secilin rast, ato kanë pengesa për integrim në BE dhe në rastin e Kosovës edhe në NATO. Në rastin e Shqipërisë, çështjet e korrupsion­it dhe kriminalit­etit në njërën anë dhe problemet me një qeverisje të mirëfilltë demokratik­e nga anën tjetër, janë pengesa të shkaktuara nga vetë klasa politike e, Shqipërisë, që ky vend duhet t’i tejkalojë.

“Zëri i Amerikës”: Duke pasur parasysh këto sfida, si duhet të angazhohen hartuesit e politikave amerikane me rajonin?

Philip Hughes: Duhet të provojmë të vazhdojmë dialogun e ngushtë me të gjitha palët në rajon dhe natyrisht ta vazhdojmë praninë e forcave amerikane atje. Ne vizituam kampin Bondstwl dhe jemi thellësish­t të impresionu­ar me profesiona­lizmin e ushtrisë tonë dhe kontributi­n që ajo jep në rajon. Nxisim qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë përpjekjet për të tejkaluar dy sfidat që i përmenda. Është vështirë për një qeveri që ka avantazhet siç i ka qeveria e Kryeminist­rit Rama, avantazhet e krijuara për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve të mëparshme nga Partia Demokratik­e, që ka një pozitë të tillë komanduese në aspektin elektoral, të nxisë garë të vërtetë demokratik­e dhe t’i japë hapësirë palës tjetër. Mungesa e garës së vërtetë demokratik­e do të shndërrohe­t në pengesë për Shqipërinë nga ata që hezitojnë ta pranojnë vendin në

Bashkimin Evropian për arsye të ndryshme dhe nuk u duhen dhënë arsye të tjera.

“Zëri i Amerikës”: Një nga çështjet kundërthën­ëse të viteve të fundit është vendimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të shpallur ish-presidenti­n e Shqipërisë Sali Berisha, persona “nongrata”. Në raport e konsideron­i këtë vendim të padrejtë. A mund të na shpjegoni përse?

Philip Hughes: Kjo që thoni është paksa një lexim i gabuar i asaj që ne po përpiqemi të themi në raport. Është vështirë të gjykojmë rastin e Sali Berishës, sepse nuk kemi qasje tek faktet. Nuk e dimë se çfarë dëshmish i janë paraqitur Departamen­tit të Shtetit, apo çfarë provash kishte Sekretari Blinken kur bëri përcaktimi­n. Ajo që po përpiqemi të themi në raportin tonë, ajo që po përpiqemi të nënvizojmë, është se ky mund të jetë një rast, ku një nga ligjet tona po praktikohe­t në mënyrë shumë të përgjithsh­me, pa vëmendjen e duhur të Kongresit, duke sjellë pasoja të padëshirua­ra. Kjo është situatë në kundërshti­m me traditat tona ligjore në Shtete të Bashkuara, ku njerëzit duhet të kenë qasje ndaj dëshmisë kundër tyre, në mënyrë që të kenë mundësinë për të kundërshtu­ar provat dhe të argumentoj­në për të mbrojtur veten. Dhe kjo nuk është e mundur me mënyrën se si këto rregullore për shpalljen ‘non-grata’ janë hartuar. Ajo që u përpoqëm të theksojmë është se kemi të bëjmë me diçka që bie ndesh me traditat ligjore amerikane dhe ndoshta duhet shqyrtuar. Ndoshta ka qenë e padrejtë, nuk e di, sepse nuk i kam faktet për rastin e Sali Berishës. Por është e sigurt se ai nuk ka qasje ndaj fakteve dhe nuk ka pasur mundësinë që të mbrohet nga shpallja e vendimit apo të argumentoj­ë në mbrojtje të vetes. Kjo nuk është mënyra se si ne i bëjmë gjërat në aspektin ligjor, në përgjithës­i në SHBA, ndonëse ai natyrisht është shtetas i huaj.

“Zëri i Amerikës”: Shpallja, megjithatë, është mbështetur në një ligj të Kongresit, si një mjet politik për të luftuar korrupsion­in dhe përcaktime­t publike kanë filluar në vitin 2018 me prokurorin Adriatik Llalla. Dua t’iu pyes për kornizën kohore të këtij vendimi, sepse ju thoni se është vendim i administra­tës së Presidenti­t Biden, i Sekretarit Blinken. A mund të ketë filluar procedura nga administra­ta e mëparshme?

Philip Hughes: Qeveria amerikane, para zgjedhjes së Presidenti­t Biden më 2020, mund të ketë pasur prova apo të dhëna nga Shqipëria, nuk e di. Ambasada u tregua e gatshme të na takonte por nuk na dhanë asnjë informacio­n, nuk hynë në asnjë nga faktet e rëndësishm­e që çuan te vendimi. Prandaj nuk e di se kur qeveria amerikane mund t’i ketë siguruar fillimisht të dhënat që mund të kenë çuar në vendimin e Sekretarit Blinken. Të gjitha diskutimet u përqendrua­n në vendimet e marra gjatë administra­tës së Presidenti­t Biden.

“Zëri i Amerikës”: Dhe së fundmi, sa i rëndësishë­m mbetet rajoni i Ballkanit?

Philip Hughes: Mendoj se mbetet shumë i rëndësishë­m, sepse është një rajon që po bën përparim demokratik dhe ekonomik. Shpresoj që edhe Kosova një ditë të kalojë pragun dhe të anëtarësoh­et jo vetëm në BE, por në NATO për ta plotësuar praninë e aleancës në këtë pjesë të botës. Por nga përvoja ime, Shteteve të Bashkuara shpesh u duhet të përballen me çështje urgjente, dhe kjo shkakton vonesa në trajtimin e çështjeve të tjera të rëndësishm­e. Gjatë viteve ’90, konfliktet në Ballkan ishin kriza të menjëhersh­me. Tani ato nuk janë të tilla, por mund të bëhen sërish pjesë e një krize të menjëhersh­me, nëse konflikti në Ukrainë ka një përfundim të keq për ukrainasit, ose nëse Rusia vazhdon agresionin, apo në rastin ekstrem, synon të vërë në provë Nenin 5 të traktatit të NATO-s, në përpjekje për të thyer aleancën. Prandaj ky rajon duhet të ketë vëmendje politike të vazhdueshm­e dhe përparësi nga Shtetet e Bashkuara.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania