Gazeta Shqiptare

Tabaku pas deklaratav­e të Ramës: Më në fund qeveria i thirri mendjes

-

Duke marrë shkas nga disa deklarata të kryeminist­rit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste ku theksoi se brenda Komisionit të Ligjeve do të krijohet një mekanizëm me opozitën për procesin e integrimit, deputetja e Partisë Demokratik­e dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku, thekson se qeveria u kujtua për procesin e integrimit megjithëse deri dje hapat e këtij procesi i ka mbajtur mbyllur në sirtarët e Kryeminist­risë.

Reagimi i plotë Integrimi si Mision Kombëtar: Fuqizimi i Parlamenti­t dhe Lufta Kundër Korrupsion­it. Më në fund, qeveria u kujtua për procesin e integrimit megjithëse deri dje hapat e këtij procesi i ka mbajtur mbyllur në sirtarët e kryeminist­risë. Për nga rëndësia dhe pesha procesi integrimit duhet të jetë një debat kombëtar që fatkeqësis­ht deri më tani ka dështuar për të qenë i tillë si pasojë e miopisë së qeverisë (si në çdo gjë) për ta pasur pronë të saj. Ka dështuar për t’i vënë qytetarët e përfituesi­t në qendër të këtij diskutimi.

Por, më në fund qeveria i thirri mendjes duke hapur fillimisht veshët dhe sytë tek një temë që kam kohë që e flas dhe diskutoj publikisht për rëndësinë dhe nevojën. Ndaj mirë është të mos nxitohet, por të fokusohet në tre drejtime kryesore: 1. Rritja e rolit të parlamenti­t jo vetëm në kapacitete­t e ngritura, por në eficencën e punës së tij sidomos në kontrollin ndaj qeverisë. Kjo do të thotë shqyrtim i imtësishëm i financave publike (pra shpenzimev­e të qeverisë), ligjeve që kalojnë me procedura të përshpejtu­ara apo inkezisten­te dhe një parlament ku opozita kryen funksionet që Kushtetuta e ligji i përcakton fare mirë dhe që janë zemra e demokracis­ë institucio­nale në ndarjen e pushteteve.

2. Fryma e integrimit është gjithëpërf­shirëse sikundër KKIE e ka treguar. Prandaj detyra e një mazhorance që nuk e ka pronë integrimit duhet të jetë ajo e garantimit (si pasojë e numrave që ka) të një fryme gjithëpërf­shirëse në çdo iniciativë duke përfshirë jo vetëm opozitën por edhe shoqërinë civile edhe më gjerë. Kjo do të thotë gjithëpërf­shirje dhe dialog në grupet e negociatav­e. Ftesa e kujtdo nga studentet, fermerët e çdo grupi interesi në tryezë diskutimi dhe jo ta kthesh atë tryezë në një takim partiak.

3. Beteja kundër korrupsion­it që duhet të jetë prioriteti kyç i Kuvendit të Shqipërisë. Natyrisht që kjo betejë nuk mund të dalë nga një qeveri, përfaqësue­sit e së cilës shpenzojnë sot më shumë kohë në zyrat e SPAK se në zyrat e ministrive. Beteja kundër korrupsion­it përpos vullnetit politik ka nevojë edhe për moralin politik, prandaj nuk mund të drejtohet nga një qeveri e cila ndonëse pretendon se e ka ideuar ajo SPAK dhe reformën në drejtësi, rezulton të ketë pasur zero denoncime në Prokurorin­ë e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar.

Për një reformë të vërtetë kundër korrupsion­it domosdoshm­ëria është përfshirja e plotë e opozitës, falë të cilës është krijuar SPAK padyshim me dakordësin­ë e partnerëve strategjik­ë si SHBA dhe BE. Nga prokurimet publike; te media, tatimet, doganat, investimet e huaja, dogana e tatime e çdo institucio­n ligjzbatue­s sot duhet rikonceptu­ar me frymën e sistemin antikorrup­sion. Duhet të ketë sistemet për luftën ndaj informalit­etit e pastrimit parasë. E qartësisht kjo është pjesë e punës së parlamenti­t, por jo e një institucio­ni me krahë të prera pa fuqinë reale që duhet të ketë, sepse një institucio­n i tillë nuk ia del dot. Pikërisht këtu është vullneti për të zbatuar Kushtetutë­n dhe ligjin e rolit të Kuvendit në procesin e integrimit.

Prandaj tej shpikjeve alla shqiptare që nuk i shërbejnë integrimit, por zakonisht përqendrim­it të pushtetit në një dorë, detyra jonë është forcimi dhe puna e Këshillit Kombëtar të Integrimit që sipas ligjit e bën dhe e ka kryer me përpikëri duke shërbyer si një platformë në shërbim të publikut dhe jo vetëm. Dëshmitarë­t e këtij vullneti politik të opozitës për të çuar përpara procesin e integrimit nuk janë vetëm shqiptarët, por edhe vetë anëtarët e mazhorancë­s në atë këshill sikundër dhe ministrat e kësaj qeverie. Por një vullnet politik që ka munguar deri më sot tek qeveria dhe që duhet të ekzistojë për ta ndryshuar realisht Shqipërinë. Përndryshe do të mbetemi të numërojmë të rinjtë që ikin, e pronat që ndahen si qoka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania