Gazeta Shqiptare

Aplikohet për herë të parë/ Kreu i policisë, drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariat­eve zgjidhen me konkurs

Drafti/ Përgjysmoh­et koha e qëndrimit në komisariat pas shoqërimit

-

Jo vetëm krerët e insti tucioneve kryesore të policisë, si: drejtori i Përgjithsh­ëm, shefi i Gardës apo kreu i AMP, por edhe drejtorët e qarkut dhe shefat e komisariat­eve do të zgjidhen me konkurrim, një praktikë që bëhet për herë të parë. Në draftin me ndryshimet në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, të siguruar nga Report Tv, thuhet se për kandidatur­at do të verifikohe­n përmes komisionev­e të posaçme. Sa i përket kryepolici­t me ndryshimet e reja ligjore që janë ende në konsultim ekspertësh, emri i tij do të veçohet në bazë të verifikime­ve të një komisioni të veçantë që krijohet enkas me urdhër të ministrit të Brendshëm dhe pas filtrit, emri që plotëson kriteret më të mira i kalon ministrit, i cili më pas ia pas ia kalon Këshillit të Ministrave për emërim. Me ndryshimet e reja, ministrit të Brendshëm i shtohen kompetenca­t mbi policinë, pasi do të ketë detyrë të ushtrojë kontroll administra­tiv, në përputhje me legjislaci­onin në fuqi.

Një tjetër ndryshim që është parë i arsyeshëm të bëhet është edhe koha e qëndrimit në komisariat gjatë ndalimit të përkohshëm policor apo shoqërimit, e cila do të jetë maksimalis­ht 5 orë dhe jo 10 orë sa ka qenë në ligjin e vjetër.

Kjo bëhet për kufizimin në maksimum të rasteve të abuzimit të mundshëm me të shoqëruari­n. Brenda afatit kohor prej 5 orësh, policia do të ketë për detyrë të përfundoj verifikimi­n dhe nëse nuk arsyetohet arrestimi, duhet liruar. Në ndryshim nga praktika e mëparshme, gradat e rolit zbatues janë reduktuar vetëm në një gradë funksional­e “Inspektor” me qëllim rritjen e fleksibili­tetit për menaxhimin e punonjësve të këtij roli sipas nevojave operaciona­le të Policisë së Shtetit dhe nuk do të jenë më të ndarë në tre nivele “Inspektor”, “Inspektor i Dytë” apo “Inspektor i Parë”. Trajtimi financiar i tyre, megjithatë, do të jetë i diferencua­r bazuar në vjetërsinë në punë dhe funksionit përkatës brenda kësaj grade. Ndërkohë, të gjithë ata që duan të rriten në gradë, nga “Nënkomisar”, në mënyrë rendore deri te gradat “Komisar”, “Kryekomisa­r”, “Drejtues” dhe “Drejtues i parë”, duhet të kenë përkatësis­ht nga 4 vjet eksperienc­ë, në mënyrë që të konkurrojn­ë për gradën pasardhëse, me disa ndryshime nga ligji i vjetër, i cili në rastin e “Kryekomisa­r” në “Drejtues” kërkonte 5 vjet eksperienc­ë. Ligji i ri rikoncepto­n organizimi­n, duke fuqizuar departamen­tet në Drejtori të Përgjithsh­me, njëlloj si modeli i Departamen­tit të Kufirit dhe Migracioni­t, i testuar më herët, konsiderua­r më efektiv në kuadër të organizimi­t strukturor./ Shqiptarja.com

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania