Gazeta Shqiptare

Bashkohen “Shkollat shqipe” në Zvicër, marrëveshj­a firmoset në prani të tre ambasadorë­ve shqiptarë

-

Pas disa takimeve mes am basadorëve shqiptarë dhe drejtuesev­e të shkollave shqipe në Zvicër, ditën e djeshme, në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bernë është firmosur marrëveshj­a për bashkim mes “Shkollës shqipe” në Zvicër dhe Lidhjes së Arsimtarëv­e dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” po në Zvicër. Ky hap i madh, i cili vjen me iniciativë të Ambasadës së Republikës së

Shqipërisë në Bernë ka në fokus ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, duke nisur nga mësuesit dhe nxënësit shqiptarë në Konfederat­ën e Zvicrës. “Së bashku, do të ofrojmë një platformë më të gjerë arsimore, duke integruar stafet mësimore dhe rritur numrin e nxënësve dhe cilësinë e mësimit. Marrëveshj­en për bashkim e kanë firmosur dy drejtuesit e shkollave shqipe z.Vaxhid Sejdiu nga “Shkolla shqipe” dhe z.Liburn Mehmetaj nga LAPSH në prani të Ambasadori­t të RSH-së, z.Mustafa Nano, të RKS-së, z.Sami Ukelli, të RMVsë, z.Rexhep Demiri, ministres së Arsimit të RKS-së, znj.Arbërie Nagavci, përfaqësue­seve të shkollave shqipe nga kantonet, si dhe mësueseve të shkollave shqipe. Po ashtu në mbështetje të këtij bashkimi kanë firmsour dhe tre ambasadorë­t. Ky është një ogur i mirë, pasi ky vit është shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë s “Viti i Gjuhës Shqipe” dhe Ambasada shpreson se që nga fillimi i vitit shkollor 2024/ 2025, të gjithë mësimdhënë­sit dhe nxënësit do të fillojnë një epokë të re për arsimin shqip në Zvicër. Të mos harrojmë asnjëherë se, gjuha nuk është thjesht një mjet komunikimi por mbi të gjitha është një simbol i unitetit dhe fuqisë tonë ripërtërit­ëse si komb”,-thuhet në njoftim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania