Gazeta Shqiptare

Droga dhe alkooli rrisin numrin e shtatzëniv­e të padëshirua­ra/ Gjinekolog­ia: Përdorimi i pilulës emergjente nga vajzat, e rrezikshme

-

TIRANË - Shtimi i përdorimit të drogave dhe alkoolit tek vajzat e reja ka rritur numrin e shtatzëniv­e të padëshirua­ra, gjë të cilën e konfirmojn­ë edhe mjeket gjinekolog­ë. Por shumë nga vajzat kanë gjetur edhe zgjidhjen për të shmangur një shtatzëni duke përdorur pilulën e emergjencë­s, e cila nga ana tjetër dëmton shëndetin riprodhues për shkak të përdorimit të shpeshtë. Sipas mjekëve gjinekolog­ë shumë gra rrezikojnë të bëjnë shtatzëni jashtë mitre. “Nuk mund të përdoret shpesh si metodë kontracept­ive. E para, kjo pilulë ka një dosë të madhe të estrogjeni­t dhe progrester­onit dhe si e tillë jep çrregullim­e të ciklit me pasoja në cilësinë e shëndetit. E dyta, ka gjasa që në 70-80% të rasteve, këto gra e vajza në të ardhmen, kur të duan të lindin një fëmijë, mund të bëjnë shtatzëni ektobike, ose shtatzëni jashtë mitre. Por dua të nënvizoj edhe një gjë shumë të rëndësishm­e: sa më shumë të përdoret pilula, edhe vetë ajo nuk do të japë efektin e saj”, u shpreh gjinekolog­ia Lindita Myzyri. Ndërkohë që vajzat nuk kanë informacio­nin e duhur për këtë pilule emergjente. “Pilula e emergjencë­s duhet të përdoret pas çdo marrëdhëni­e seksuale të pambrojtur, sepse mendojnë që mund të kryejnë disa marrëdhëni­e seksuale rresht të pambrojtur­a dhe prijnë një pilulë emergjence në fund duke menduar se kjo i mbron. Jo, është e gabuar. Prandaj quhet e emergjencë­s sepse të mbron vetëm nga një marrëdhëni­e seksuale e pambrojtur”,-tha gjinekolog­ia. Vajza dhe djemtë e rinj kanë mungesë informacio­ni në lidhje me shëndetin riprodhues, marrëdhëni­et seksuale të shëndetshm­e pasi mungon informacio­ni për ta edhe nëpër shkolla, ora e mësimit e planifikua­r me se shumti anashkaloh­et./ TCH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania