Gazeta Shqiptare

“Hakmarrje” ndaj Shqipërisë? Greqia bllokon emigrantët shqiptarë, pas 30 marsit s’lejohet lëvizja pa leje qëndrimi

-

GREQI - Komuniteti Shqiptar në Greqi ka publikuar në rr jete sociale një vendim që sipas tyre ndalon emigrantët shqiptarë të hyjnë apo dalin nga territori grek pa leje qëndrimin. Ky vendim pritet të zbatohet pas datës 30 mars 2024. Para kësaj date emigrantët duhet të jenë kthyer në Greqi ose ndryshe nuk do t’iu lejohet hyrja. Rregullorj­a e re thuhet në njoftim se është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare. “Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit, mund të udhëtojnë drejt vendeve të tyre vetëm me leje qëndrimi. Nëse jeni në pritje të lejes së qëndrimit dhe keni në duar vërtetimin, nuk mund të udhëtoni as drejt vendit tuaj, pas datës 30 mars 2024. Mos bëni gabimin të udhëtoni, sepse nuk do të lejohet hyrja. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që ndodhen jashtë Greqisë sot. Duhet të jenë kthyer deri në datën 30 mars, ndryshe nuk do lejohet hyrja e tyre. Kështu thotë rregullorj­a e re që është dërguar në të gjitha pikat kufitare. Nga policia e aerodromit më thanë që presin ndryshime, por nuk e dimë a do të ketë ndryshime dhe si do funksionoj­në ato. Për momentin bëni kujdes”, thuhet në njoftim. Ky vendim vjen në vijim të ftohjes së marrëdhëni­eve mes Shqipërisë dhe Greqisë për shkak të burgosjes së Fredi Belerit dhe moslejimin e tij si kryebashki­ak i zgjedhur i Himarës. Beleri është dënuar, gjithashtu, nga GJKKO me mbi dy vjet burg nën akuzën e korrupsion­it në zgjedhje. Ndërkohë më 19 mars pritet të mbahet edhe një seancë gjyqësore për këtë çështje në Gjykatën e Apelit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania