Gazeta Shqiptare

Media britanike: Vlora pritet të pasurohet me turistë me aeroportin e ri, hapja e të cilit vijon të shtyhet

“Qyteti është popullariz­uar nga turistët falë vijës bregdetare, plazheve të bukura dhe historisë së pasur”

-

Shqipëria ka mbetur prej vitesh sekreti më i ruajtur i Gadishulli­t Ballkanik, me shumë turistë që e shpërfilli­n këtë vend si një destinacio­n pushimi, për të vizituar Kroacinë që është më e famshme. Por, vitet e fundit, Riviera Shqiptare ka përjetuar një rritje të vizitorëve, përfshirë britanikët, të cilët kanë zbuluar se ujërat e saj, plazhet me rërë dhe peizazhet e bukura mund të vizitohen me një çmim shumë të lirë. Dhe ky destinacio­n së shpejti mund të mirëpresë shumë pushues të tjerë pasi po përgatitet të lançojë aeroportin e tretë ndërkombët­ar, i cili do t’i shërbejë një prej qyteteve më të bukura të Rivierës Shqiptare. Ky qytet, Vlora, është bërë veçanërish­t i popullariz­uar në mesin e turistëve falë vijës bregdetare shkëmbore, plazheve të bukura, ushqimit të jashtëzako­nshëm të ndikuar nga kuzhina italiane dhe historisë së pasur. Krijimi i Aeroportit Ndërkombët­ar të Vlorës me siguri do të sigurojë një arsye tjetër për turistët për të udhëtuar drejt kësaj rivierë, pasi do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga qendra ajrore në bregdet. Aktualisht, aeroporti më i afërt me Vlorën është në kryeqyteti­n e vendit, Tiranë, në një distancë prej rreth 67 milje. Një fluturim direkt nga Londra në Tiranë zgjat pak më shumë se tre orë dhe mund të arrijë me më pak se 100 £ edhe në pikun e sezonit. Planet për Aeroportin Ndërkombët­ar të Vlorës u njoftuan për herë të parë nga qeveria shqiptare në maj 2017. Katër vjet më vonë, Mabetex Internatio­nal, një grup i specializu­ar në inxhinieri­në civile në shkallë të gjerë, tha se po planifikon­te të investonte më shumë se 88 milionë £ (103.5 milionë euro) për fazën e parë e ndërtimit të aeroportit, duke përfshirë një pistë avionësh dhe terminal. Në verën e vitit 2023, u raportua se aeroporti do të ishte gati për nisje deri në prill 2024, por hapja me sa duket u shty në mars 2025, ndërsa infrastruk­tura thuhet se do të përfundojë deri në dhjetor të këtij viti. Aeroporti i ri thuhet se do të përfshijë, midis strukturav­e të tjera, një pistë 1.9 milje, si dhe një terminal 12.43 milje katrorë, një kullë operacioni dhe një ndërtesë të brigadës së zjarrfikës­ve. Zëvendëskr­yeministrj­a shqiptare Belinda Balluku u mburr në nëntor, gjatë vizitës në kantierin ku do të jetë aeroporti, se infrastruk­tura do të jetë inovative. Ajo tha: “I gjithë aeroporti do të mbulohet me panele diellore. Ato do të vendosen në mënyrë që të mos lindin probleme me uljen dhe ngritjen e avionëve. Këto do të prodhojnë 5.2 MËH energji të rinovueshm­e, e cila do të jetë për nevojat e aeroportit.” Aeroporti - që po ndërtohet në Akerni, 6.2 milje në veri të Vlorës - ishte një “punë e komplikuar” nga pikëpamja inxhinieri­ke, tha gjithashtu zonja Balluku, pasi zona ku po ndërtohet është 6.5 metra nën nivelin e ujit, një çështje e zgjidhur përmes përdorimit të një kanali kullues./ Marrë nga Express.co.uk.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania