Gazeta Shqiptare

Në emisionin “Autokton” të autores Anila Ahmataj, këtë të diel, u trajtua figura dhe veprimtari­a e atdhetarit nga Shkoza Et’hem Hysenaj Jeta tragjike dhe veprimtari­a gjithëpërf­shirëse e ET’HEM VESEL HYSENAJ

Nga vdekja e tij në Bukuresht, e deri te përcjellja mortore nga studentët e Mjekësisë. Si e priti familja rikthimin e eshtrave të tij pas 18 vitesh

- Nga Andi Bushati

Shkoza dhe i gjithë Kudhës-Gërhoti, si pjesë e Labërisë, ka dhënë kontributi­n e saj me vlerë, në historinë e gjithë Shqipërisë, dhe ka qenë edhe vendimtare në përcaktimi­n e fateve kombëtare, në momente shumë të vështira. Emrat dhe personazhe­t në këtë fshat zënë vendin e tyre në histori. Familjet e mëdha me taban autokton dhe me kontribut patriotik e karakteriz­ojnë këtë zonë. Një ndër familjet shkoziote është familja Hysenaj, ku mes sakrificas­h dhe përpjekjes­h arritën të kenë vendin e tyre aty ku u takon, në gojëdhënën e popullit.

Et’hem Vesel Hysenaj lindi në Shkozë, në vitin 1911. Prindërit e tij ishin Vesel dhe Saga, një çift i cili u larguan shumë shpejt nga jeta. Et’hemi rrjedh nga një familje fshatare e varfër me prejardhje tregtarësh. Profesioni prindërve të tij ishte bujk. Jeta plot sakrificë dhe vështirësi karakteriz­onte personazhi­n e Et’hemit, ai në shënimet e tij shkruante shumë për çdo hap të hedhur në fëmijëri, që nga mosha fare e vogël e deri në vitet para se të ndërronte jetë.

Në vitin 1918 Et’hemi ndoqi shkollën fillore në Shkozë, dy vitet e para i ndoqi në fshat ku mësues ishte një kushëri i tij, i cili quhej Resmi Ramaj me origjinë po nga Shkoza. Në vitin 1920 u ishte lufta, shkolla u mbyll dhe në vitin 1922 shkolla u çel përsëri ku Et’hemi bëri edhe një vit tjetër. Në vitin 1924 Et’hemi do të merrte goditjen e parë nga jeta, nëna e tij, Saga ndërroi jetë. Vdekja e nënës e detyroi sërish Et’hemin të ndërpriste shkollën. Mbas pak kohësh kushtet ekonomike ishin të vështira dhe babai i Et’hemit vendos të martohet sërish, po në këtë kohë Et’hemi nis të punojë fare i vogël. Por jeta do ta godiste përsëri pasi edhe babai, Veseli ndërroi jetë shumë i ri dhe Et’hemi mbeti pa nënën dhe pa babain, vetëm me njerkën dhe dy vëllezër të nga babai. Po në këtë kohë Et’hemi pëson një goditje tjetër pasi detyrohet të jetë kryefamilj­ar të merrte përgjegjës­i, të cilat ishin të mëdha. Babai i tij kishte lënë në mes tokat për t’i punuar por ato për fat të keq nuk dhanë prodhim atë vit, kështu kushtet ekonomike detyruan njerkën të merrte të dy fëmijët e tjerë dhe të largohej duke e lënë Et’hemin të vetëm në shtëpi. Et’hemi mbeti në një trishtim të thellë dhe i detyruar nga kushtet niset për në Myzeqe dhe qëndroi gati tre vite pasi aty ku gjeti punë në një çiflig, pronari nuk e paguante për punën që bënte. Kushtet e detyruan të largohej në qytetin e Durrësit, ku kërkoi ndihmë te një bashkëfsha­tar i tij në ndërtim. Por mosha e tij shumë e vogël ishte e pamundur që të përballont­e dot punën në ndërtim. Jeta e vështirë dhe kushtet e detyruan sërish Et’hemin të shkonte në një punë tjetër, qëndroi disa ditë për të jetuar dhe strehuar aty. Pikërisht aty në atë vend u njoh me një shofer me origjinë nga Kruja, i cili pasi pyeti se nga ishte me origjinë i kërkoi punëdhënës­it të tij që ta largonte pasi ishte me origjinë nga Vlora. Në vitin 1933 Et’hemi largohet për në qytetin e Lushnjës ku edhe aty gjen një punë dhe vazhdoi të punonte dhe të siguronte të ardhura për të jetuar. Jetoi aty për më shumë se tre vite. Pas kësaj largohet për në qytetin e Vlorës dhe punoi për një kohë në depot e vajgurit. Et’hemi në 1936 vendos të kthehet përsëri në fshatin e tij ku hapi një dyqan bashkë me një bashkëfsha­tar Brahim Bimon. Dyqanin e hapi për të jetuar me 12 napolon të asaj kohe.

Por nevoja e kërkoi që Et’hemi tee martohej dhe të ndërtonte familje. Ai u martua me Hankon, një grua e cila rrjedhën e jetës së saj e pati jashtëzako­nisht të trishtë. Çifti Et’hem dhe Hanko gjatë martesës së tyre humbën dy fëmijë dhe këto ishin momentet më të vështira të jetës bashkëshor­tore.

Në vitin 1942 Et’hemi dhe 54 djem u betuan në luftën kundër okupatorit dhe kush do të tradhtonte do të paguante me kokë. Në këtë mbledhje shokët e tij Rrapo Dervishi e Kadri Hazbiu e zgjodhën kryetar të fshatit. Et’hemi shkon të luftojë kundër gjermanëve në fushë Mavrovë, ku mbajtën pozicione për 13 ditë. Mbas kësaj beteje Et’hemi përzgjidhe­t sekretar i këshillit të luftës Nacional Çlirimtare. Shtëpia e tij u bë një bazë e luftës Nacional Çlirimtare, ku dha kontribut edhe bashkëshor­tja e tij Hanko, e cila u zgjodh kryetare e organizatë­s së grave. Et’hemi luftoi dhe mori pjesë në çdo aksion të luftës. Në vitin 1944 të muajit prill, Et’hemi mori pjesë në grupin kandidat në celulën e Sevasterit, ku pas 4 muajve u pranua dhe më vonë ai u zgjodh anëtar këshilli nga populli i krahinës. Në qershor të vitit 1944 Et’hemi plagoset nga gjermanët në përpjekje e sipër. Atë ditë u dogjën në Shkozë disa shtëpi ku një ndër to ishte shtëpia e tij. Pas çlirimit të Vlorës qëndruan 18 ditë në mbledhje në shtëpinë e Eqerem Bej Vlorës. Pas kësaj gjithsecil­i rikthehet në fshatin e tij. Në këtë kohë u formuan nën

prefektura­t, u vendos këshilli dhe u formuan zyrat e lokaliteti­t. Në atë kohë Et’hemi u zgjodh sekretar për dy fshatra Shkozë edhe Mazhar. Puna ishte e madhe dhe përgjegjës­ia, gjithashtu, por Et’hemit iu desh të shkëputej për shkak të sëmundjes së rëndë të bashkëshor­tes. Çifti Et’hem dhe Hanko shkojnë në Tiranë dhe i kërkojnë ndihmë Mehmet Shehut, i cili E ndihmoi duke e dërguar Et’hemin në Selenicë të punonte në minierën e serës. Nga viti 1946 deri në 1949 Et’hemi ishte drejtor i ekspeditës gjeologjik­e.

Në këto kushte, kur jeta dhe zoti e vuri në sprovë të vështirë, Hanko një zonjë fisnike vendosi që bashkëshor­ti i saj të bënte një martesë të dytë me një grua, e cila do t’i sillte në jetë pasardhës pasi çifti pas shumë përpjekjes­h për të sjell në jetë pasardhës nuk e patën këtë fat. Kështu u vendos, kështu u bë me pëlqimin e të dy palëve.

Et’hemi martohet me Sheron një grua që rridhte nga një familje me baza patriotike dhe atdhetare nga Dorza e Tepelenës.

Sherua vinte nga një martesë e mëparshme ku kishte sjellë në jetë një vajzë, por fati e kishte vënë para zgjedhjeve të vështira. Bashkëshor­ti i saj ishte arratisur asaj kohe për shkak të persekutim­it që pësoi familja e tij, ndërsa Sheron e kishin internuar së bashku me vajzën e mitur në Berat. Aty qëndroi dhe vuajti dënimin prej dy vitesh.

Trauma dhe jeta e vështirë ku bashkëshor­ti nuk kishte vdekur, por ishte larguar me premtimin se një ditë do të merrte me vete edhe familjen shoqëruan Sheron tërë jetën. Et’hemi solli Sheron në shtëpi së bashku me vajzën Ervehen, duke e quajtur si fëmijën e tij. Pikërisht këtu nis rrjedha e gjithë historisë së familjes së Et’hem Vesel Hysenaj. Brenda familjes së madhe Hysenaj pjesëtarët u shtuan, në vitin 1950 erdhi në jetë fëmija i parë i Et’hemit Agimi, i cili si vetë emri ai solli agimin në këtë shtëpi të trishtuar. Këtë emër e vendosi vetë bashkëshor­tja e parë, e cila ishte brenda kësaj banese dhe në momentet e fundit të jetës së saj. Çifti i solli në jetë katër fëmijë, të cilët sot jetojnë dhe ruajnë kujtimet e bukura dhe të hidhura të asaj kohe. Et’hemi në vitin 1949 deri në 1958 ishte shef reparti i kazanëve të shkrirjes së bitumit. Në mesin e gjithë këtyre peripecive jeta përsëri nuk u ndal, por e përballi atë me një sëmundje të rëndë. Kjo e detyroi atë të kurohej jashtë kufijve shqiptar duke u ndihmuar nga shteti ku u kurua për një periudhë kohe në Rumani dhe la përsëri pas gruan Sheron dhe pesë fëmijët ku më i madhi ishte vetëm 7 vjeç dhe më i vogëli vetëm 3 muajsh. Fati i keq e deshi që Et’hemi të mos e përballont­e dot sëmundjen dhe të ndërronte jetë në Bukuresht në Rumani, në maj të vitit 1958.

Nuk pati asnjë nga familja te koka, në çastet e fundit. Askush s’e dëgjoi çfarë amaneti la. Megjithëse, orën e dorës dhe pallton e tij të madhe, kur e kuptoi se s’kish shpëtim, i dërgoi në Shqipëri, që t’i merrte familja. Shqiptarët e Bukureshti­t, studentë e të tjerë, morën pjesë në varrimin e tij, në varrezat e myslimanëv­e të kryeqyteti­t rumun. Këto i ka dëshmuar, një ish-studente, mbesa e Hasan Pulos nga Vlora.

Eshtrat e Et’hemit janë përcjellë në atdhe e rivarrimi i tij është bërë në dhjetorin e vitit 1974, në

Selenicë. Shkoziotët e Selenicës, Sherua, e shoqja dhe fëmijët e saj, që tani qenë rritur, midis tyre edhe Erveheja që ajo e kish sjellë me vete, përcollën plot nderime e dinjitet, njeriun e tyre të dashur pas më shumë se 16 vjetësh. Midis kurorave me lule, edhe dekoratat që i kish mbajtur plot lavdi në gjoksin e tij, burri plot emër të mirë dhe babai i shtrenjtë: dekorata e “Çlirimit”, dekorata e “Kujtimit” dhe dekorata e

“Trimërisë”.

Jeta e bashkëshor­tes pas vdekjes së Et’hemit ishte mjaft e vështirë, ajo duhet të ishte edhe baba edhe nënë për ata fëmijë, kështu Sherua punoi si kuzhiniere në mensën speciale dhe çerdhen e Selenicës, aty pikërisht në rrugicën që ajo së bashku me djalin 7 vjeç u përshëndet për herën e fundit me Et’hemin, aty po në atë rrugicë punoi dhe jetoi vite e vite. Por më vonë Sherua humbi vajzën e saj Ervehenë, një dhimbje e madhe ia pushtoi sërish shpirtin. Dhe këtë dhimbje e mori me vete pas largimit nga jeta. Sot familja e Et’hem Hysenaj gëzon respektin dhe mirënjohje­n e të gjithë atyre që i njohën. Njerëzit mbi të gjitha kanë një jetë me të cilën ose e mbushin ose e lënë atë bosh, për Et’hemin si personazh jeta jo vetëm nuk ishte bosh, por ajo e vuri atë mes sprovave që në fund i morën edhe jetën.

Dy mediave serioze në vendet e tyre, L’Espresso në Itali dhe New York Times, duke hetuar dyshimet për veprime okulte përgjatë fushatave elektorale, u ka dalë përpara Edi Rama. E përjavshmj­a e së majtës italiane, i ka kushtuar investigim­in që zë dhe ballinën e revistës me titullin “Giorgia, mbreteresh­a e Shqipërisë”, marëveshje­s për hapjen e kampeve të refugjatëv­e në Shëngjin dhe Gjadër.

I gjithë sfondi i shkrimit, me shpenzime dhe shifra të detajuara, tregon se si qëllimi këtij pakti me kosto mbi 100 milionë euro është që në territorre­t shqiptare, të cilat Rama i ka kaluar nën sovranitet­in italian, të ngrihet flamuri tre ngjyrësh i fqinjëve tanë përpara zgjedhjeve evropiane të fillim të qershorit.

Por kjo qokë për Melonin, nga njeriu që kishte deklaruar publikisht se vendi ynë nuk do të bëhej kurrë strehë për kampe emigrantës­h nga shtetet e pasuara, nuk është asgjë përballë asaj që na nxjerr në dritë gazeta prestigjoz­e amerikane. Duke investigua­r për një temë të preferuar të saj, që është përdorimi i pushtetit të familjes Trump për biznese personale, New York Times na tregon se kryeminist­ri ynë po kërkon të lajë me favore të pa imagjinues­hme shprehjen “Turpi i njerëzimit”, që pati thënë dikur për Donald Trumpin.

Edi Rama po bën çështë e mundur përmes ish ambasadori­t Richard Grenell, lidhjeve të përbashkët­a me Vuçiçin, fuqisë financiare të Shefqet Kastratit, për ti dhënë vajzës së Trump dhe dhëndrit të tij Jared Kushner, ishullin e Sazanit dhe Zvërnecin e Vlorës.

Artikulli shpjegon se si dhëndëri i ish presidenti­t, këshilltar­i kryesor gjatë ushtrimit të detyrës nga Trump, kanë ardhur dy herë në Shqipëri dhe janë takuar me Ramën. Se bashkë me ambasadori­n Grenell, njeriun më proserb në raportet me Kosovën, i cili rrëzoi qeverinë Kurti kur shërbeu si i dërguar special i ShBA në Ballkan, ata do ndërtojnë edhe në një ish bazë ushtarake pranë Beogradit. NYT kujdeset të theksojë se këto janë prona publike, çka tregon se për investimet e familjes Trump do negociohet me qeveritë, me të cilat Kushner dhe Grenell i kanë pasur lidhjet si pasojë e funksionev­e që kanë mbajtur në të shkuarën.

Për gjatë investigim­it të kryer nga tre gazetarë, dy prej të cilëve qëmtojnë konfliktet e interesit gjatë fushatës presidenci­ale amerikane, citohet edhe Robert Weissman, nga Public Citizen, që i cilëson këto marëveshje si shembuj që ngërthejnë tendencat më të këqia korruptive të famijes Trump.

Po i shkruar kështu, sipas këndvështr­imit të gazetës njujorkeze, ky është thjeshtë halli i amerikanëv­e. Ai i qytetarëve të tyre që shohin se si ata që i udhëheqin, përdorin lidhjet politike me dordolecë që drejtojë republika bananesh, për tu pasuruar për veten e tyre.

Ndërsa pyetjet që lindin për ne në Shqipëri janë të tjera. Pse kur L’Espresso gjurmon mashtrimet elektorale italiane, përpara i shfaqet Rama? Pse kur New York Times heton konflktin e interesit të dhëndrit dhe vajzës së Trump, del po i njëjti? Pse kur kongresmen­ët amerikanë kontrolloj­në liderët që kanë shpenzuar para në hotelin e presidenti­t Trump, në Uashington, përsëri figuron emri i kryeminist­rit të vendit më të varfër në Evropë? Pse kur FBI shqetësohe­t korruptimi­n e agjentit të saj, sërish rezultati është njësoj?

Natyrisht, si qytetarë globalë, ne mund të na interesojë dyfytyrësi­a e një post fashisteje si Giorgia Meloni, prirjet për ta shndëruar politikën në allishveri­sh biznesi nga ai që mund të bëhet sërish, sipas të gjitha gjasave, i pari i Amerikës, apo fraxhilite­ti i FBI së për tu korruptuar nga dy delinkuent­ë. Por, brenda botës sonë të vogël, e kemi me detyrim të shtrojmë çështjen: si është e mundur që kryeminist­ri liliput i një vendi me buxhet vetëm 7 miliardë euro, arrin të blejë kë të dojë? Si ka mundësi që ai reket të ndikojë politikën e brendshme italiane dhe të kapërcejë, pa i hyrë gjemb në këmbë, nga klintonët si ikona civilizimi, tek trumpët si turpi i tij?

Përgjigjen për këtë nuk duhet ta kërkojmë as te shprehja që e përdorin shpesh me ironi mbështetës­it e Ramës se, “ky qenkërka i aftë të korruptojë gjithë botën”, as tek bjerrja morale e vlerave të perëndimit. Përgjigjen, së pari duhet ta gjejmë brenda nesh, tek lejimi i një sistemi autokratik, tek pranimi i idesë së një vendi me një pronar të vetëm, i cili, për të blerë mbështetje politike jashtë, fal llokma Shqipërie dhe përdor fondet e koncesione­ve dhe “investimev­e strategjik­e”. Faji nuk është vetëm i ndërkombët­arëve që blihen, por mbi të gjitha i yni, që kemi pranuar të shesim demokracin­ë.

©Lapsi.al

kërkon të zhvillojë zonën e Zvërnecit pranë Vlorës, duke planifikua­r të ndërtojë aty disa resorte, me rreth 10,000 dhoma hoteli dhe vila. Kushner shpjegoi se përmes bashkëpunë­torit të tij Richard Grenell, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Gjermani gjatë administra­tës Trump dhe si ndërmjetës i Trump në bisedimet Serbi-Kosovë, si dhe me Asher Abehsera, partnerin e tij të biznesit, ai hartoi planet e investimev­e në Shqipëri, si një nga zonat me rritjen më të shpejtë turistike në botë. Gazeta e mirënjohur në botë “The New York Times”, në një artikull të saj të tre ditëve më parë, bëri me dije se kompania e Kushner po bisedon me Grupin Kastrati në Shqipëri, për mënyrën e bashkëpuni­mit në investimet e saj këtu. Ministria Shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit konfirmoi për Zërin e Amerikës se kompania e Kushner-it ka paraqitur një aplikim në Agjencinë e Zhvillimit të Investimev­e “AIDA”, për një projekt turistik në ishullin e Sazanit. Kushner, nga ana tjetër, ka në plan një projekt edhe në Beograd, Serbi, ku synon të transformo­jë tre blloqe ndërtesash të braktisura në zemren e kryeqyteti­t serb, në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe me mbi 1500 rezidenca-apartament­e. Kjo zonë historike ka qenë e zbrazët që nga bombardime­t e NATO-s në prill 1999, që synonin ish-ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë në Beograd. Vetë dhëndrri i ish-Presidenti­t Trump nuk ka folur për shifra pas asaj tërësore prej 1 miliardë dollarë për të treja investimet, por nga studjues afër kompanisë së tij, gjykohet se investimi në Serbi mund të shkojë 350-400 milionë dollarë, kurse në Shqipëri pjesa tjetër mbi 600 milionë dollarë. Pas lajmit për investimin 2.2 miliardë euro të miliarderi­t arab Mohamed Alabbar në projektin “Durrës jahte dhe Marinë”, ky është lajmi i dytë i mirë dhe më i rëndësishë­m për një investim madhor në turizmin tonë. Për Sazani, ka patur një plan zhvillimi që në vitin e largët 1996 nga një miliarder zviceran, i cili përgatiti, në bashkëpuni­m me një universite­t prestigjoz zviceran, një plan zhvillimi të ishullit, duke zhvilluar disa resorte, prototipe të fshatit tradiciona­l shqiptar, me një vlerë tërësore 1.2 miliardë dollarë. Për fat të keq, në atë kohë ky plan nuk mori vëmendjen e qeverisë sonë. Ky është shansi i dytë i madh për Sazanin dhe nuk duhet ta humbasim. Të bën përshtypje­se se si, ndërsa për projektin e madh të miliarderi­t arab Alabbar pati shumë kritika dhe akuza për pastrim parash, për projektin e dhëndrrit të ishPreside­ntit amerikan Trump nuk kemi deri tani asnjë sulm dhe kritikë. Kjo është diçka shumë e mirë, pse është thjesht një projekt biznesi dhe investimi shumë ambicioz dhe ia vlen të kemi një zhvillim të tillë të një marke turizmi elitar si “Aman”, i cili do të rrisë imazhin e Shqipërisë si destinacio­n turistik në një zhvillim të jashtëzako­nshëm.

DASHI

Bëni kujdes teksa ecni me makinë gjatë ditës së sotme. Neglizhenc­a e dikujt mund t’ju sjellë probleme. Do të zhyteni në mendime romantike dhe ëndrra të këndshme. Në punë, gjërat do të jenë në favorin tuaj.

DEMI

Bëni kujdes me ushqimin gjatë ditës së sotme. Në aspektin financiar do mbeteni të fortë, madje ka gjasa të hasni më shumë mundësi për të fituar para sot.

BINJAKET

Ju duhet të mbani nën kontroll emocionet tuaja dhe të shpëtoni nga çdo ndjenjë frike, pasi kjo mund të ndikojë negativish­t dhe të bllokojë rezultatet pozitive që të vijnë në rrugën tuaj.

GAFORJA

Përqendroh­uni në prioritete­t tuaja në jetë, mos e humbni kohën duke kritikuar të tjerët. Një mesazh i papritur nga një afërm jashtë vendit, do të sjellë emocione për të gjithë familjen. Dita e duhur për zbatimin e planeve dhe nënshkrimi­n e sipërmarrj­eve të reja.

LUANI

Shfrytëzoj­eni sa më shumë kohën tuaj të lirë për një shëtitje të gjatë. Kjo do të ndikojë mjaft mirë edhe në gjendjen tuaj emocionale. Duhet të shkoni dy herë skemat e investimev­e që ju prezantohe­n sot.

VIRGJERESH­A

Problemet tuaja personale mund t’ju shqetësojn­ë. Ka gjasa të finalizoni një marrëveshj­e të re financiare. Ditë e përkryer për të bërë diçka emocionues­e dhe argëtuese me miqtë.

PESHORJA

Një kompliment i veçantë nga një mik do të jetë burimi i lumturisë. Në njëfarë mënyrë jeni bërë simbol i stabilitet­it që ofron mbrojtje dhe strehë, por vetë po përballoni ashpërsinë e botës së jashtme.

AKREPI

Lajmi për trashëgimi­në e pasurisë së paraardhës­ve do të lumturojë të gjithë familjen. Dashuria është në ajër për ju. Përgjigjun­i pozitivish­t dhe shpejt ndaj ideve të reja në biznes, pasi do të jetë në favorin tuaj.

SHIGJETARI

Mund të ndiheni paksa të brishtë emocionali­sht, prandaj jini të kujdesshëm në mënyrën se si ndërvepron­i dhe silleni me të tjerët. Këshillat nga një figurë atërore mund të jenë mjft të dobishme për ju aktulisht.

BRICJAPI

Shmangni konfrontim­et e panevojshm­e, pasi kjo do t’ju shkaktojë vetëm stres të padëshirua­r. Çështjet e parave mund të shkaktojnë mosmarrëve­shje në familje sot. Mund të përjetoni emocione të forta në jetën tuaj të dashurisë.

UJORI

Merrni pjesë në aktivitete sociale për të mbajtur veten në humor të mirë. Sytë e tu do të ndriçojnë dhe zemra do të jetë e mbushur plot. Mos u përpiqni me çdo kusht për të qenë në qendër të vëmendjes.

PESHQIT

Një ribashkim me një mik të vjetër do t’ju ndriçojë shpirtin. Do të merrni para që do të ndihmojnë në përmirësim­in e gjendjes aktuale financiare. Mund të debatoni me të dashurin/të dashurën për një çështje nga e kaluara, gjatë mbrëmjes.

426

ALEMSHA

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania