Gazeta Shqiptare

Dhëndrri i Trump, Sazani, Zvërneci dhe 1 miliardë dollarë

- Nga Fatos Çoçoli

Në verën e vitit 2021, Jared Kushner, dhëndrri me ndikim i ish-presidenti­t amerikan Donald Trump, udhëton në Shqipëri me skaf dhe helikopter. Mrekullohe­t nga bregdeti shqiptar, por sidomos nga vizita në ishullin e Sazanit. “Ishulli i Sazanit është një nga linjat bregdetare më të pacenuara dhe unike që kam parë ndonjëherë kudo në botë”, deklaron Kushner gjatë vizitës së parë. Kthehet në SHBA, ku krijon kompaninë e tij “Affinity Partners(në shqip Partnerë në afinitet, në ngjashmëri)”, me 20 punonjës, por me një kapital që rritet dita-ditës dhe shkon në 3.1 miliardë dollarë, pasi Qeveria e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite investon 2 miliardë dollarë në kompaninë e tij, nga Fondi Sovran i Arabisë Saudite. Edhe pse kompania e tij “Affinity Partners” deklaronte se synonte të investonte në kompani amerikane dhe izraelite që po zgjerohesh­in në Indi, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të Azisë, duke u përpjekur të arrijë që arabë dhe izraelitë të bëjnë biznes së bashku (dhe realisht ndihmoi me fonde 15 kompani start up izraelite), Kushner nuk e harron Shqipërinë. Me të shoqen, Ivanka Trump, viziton për herë të dytë vendin tonë në korrik 2023. Kësaj rradhe, takon gjatë vizitës në Shqipëri edhe kryeminist­rin Rama. Në javën e dytë të marsit 2024, jep një intervistë në rrjetin ndërkombët­ar të televizion­it ekonomik dhe financiar Bloomberg, ku deklaron se kompania e tij planifikon të transformo­jë ishullin e Sazanit, i përdorur më parë vetëm si bazë ushtarake, në një eko-resort luksoz nën markën e njohur per investime të nivelit më të lartë në destinacio­ne ekzotike, marka “Aman”. Ai deklaron po ashtu se

424

MUSTAFA

DILAVER

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania