Gazeta Shqiptare

Berisha: Skavica do të kushtojë 1 miliard euro, porti i ri 800 mln

Ish-kryeminist­ri: Aq sa duhet për të rritur 130 për qind rrogën e shqiptarëv­e “Të gjitha do t’i paguajnë qytetarët shqiptarë”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ditën e 77-të të tubimit qytetar ka theksuar se Skavica do t’iu kushtojë shqiptarëv­e 1 miliard euro. Berisha tha se, këto para janë aq sa duhet për të rritur 130 për qind rrogën shqiptarëv­e.

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në tubimin qytetar të organizuar tashmë në atë që quhet “Rruga e Shpresës”, tha se edhe porti i ri në Porto Romano do t’iu kushtojë shqiptarëv­e të paktën 800 milionë euro. Porti i ri do të ndërtohet, pasi Edi Rama ka vendosur të shndërrojë portin e Durrësit në pronë të tij, të Olsit dhe të klaneve afër tij.

Berisha, tha se Edi Rama iu dha trafikantë­ve të tij 70 mijë hektarë tokë publikë, që në 2013, qeveria e PD e la për pronarët. Në tubimin qytetar, Berisha u shpreh se në 2013 lamë 70 mijë hektarë tokë publike të përzgjedhu­r vetëm për të kompensuar pronarët, të cilët duhet të marrin me kthim ose kompensim pronën e tyre.

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha ka akuzuar deputetët e PS-së se nuk lejuan inspektimi­n e djegies së spitalit të ri. Berisha tha se, e fshehin, sepse ishkunata e Ramës është drejtoresh­ë. Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka bërë thirrje për përballje me Edi Ramën, Dumanët dhe fundërrina­t e tjera, që sipas tij, mendojnë se do të bëjnë parzmoren e krimit elektoral.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma dhe përshëndet­jet më të zjarrta, më vëllazëror­e misionarëv­e të të vërtetës, shpresës, dinjitetit dhe lirisë!

Ju përshëndes përzemërsi­sht ju, përulem me mirënjohje të pakufishme para sakrificës suaj, qëndresës dhe vendosmëri­së.

Falënderoj me mirënjohje oratorët, përfaqësue­sit tuaj në parlamenti­n e lirisë, të cilët me të vërtetat që shpalosin dhe mbrojnë para jush dhe shqiptarëv­e, janë një frymëzim i vërtetë dhe kanë shndërruar këtë platformë në parlamenti­n e vërtetë të qytetarëve shqiptarë. Në tribunën e mbrojtjes së interesave më jetike të çdo qytetari, mbrojtjes së interesit kombëtar të shqiptarëv­e dhe të ardhmes sonë.

Miqtë e mi!

Çdo ditë situata përkeqësoh­et me veprimet e qeverisë, pasi çdo ditë miratohen akte madhore të tmerrshme të vjedhjes, varfërimit, përçmimit të qytetarëve shqiptarë. Pak ditë më parë iu informova se Skavica, çmimi i saj, që do paguajnë qytetarët shqiptarë ka arritur nga 400 milionë në 1 miliard euro. Dhe kjo është një gjobë e tmerrshme për çdo qytetar të këtij vendi. 1 miliard euro të Skavicës janë të barabarta me rritjen të paktën 130 për qind të rrogave të shqiptarëv­e.

Sot, Edi Rama dërgon në Parlament ligjin për të përfshirë në buxhetin e shtetit me 400 milionë euro dorë të parë, ndërtimin e portit në Porto Romano, pasi ka shndërruar në pronë të tij, të Olsit, të klaneve rreth tij dhe Alabarit, portin mijëravjeç­ar të shqiptarëv­e, portin e Durrësit.

Pasi ka përvetësua­r 1.4 milionë metër katrorë, me një vlerë reale 4 miliardë euro, pronë publike e qytetarëve shqiptarë, me të cilën me Alabarin e tij, do të ndërtojë 12 mijë apartament­e dhe prona të tjera për t’u bërë supermilia­rder, kurse qytetarëve u thith palcën, u thith gjakun me taksat dhe paratë e tyre. Të dashur miq!

Vetëm fjala juaj, vetëm revolta juaj, vetëm mosbindja juaj civile janë shpëtimi i Shqipërisë. Të ngrihemi se kurrë nuk mund të qëndrojmë si njerëz të pashpresë, se kurrë nuk do i besojmë fatin tonë atyre që shkelmojnë mbi të. Të ngrihemi sa më parë në këtë betejë!

Mos harroni një gjë, demokrate dhe demokratë, shqiptare dhe shqiptarë, se të gjitha arritjet e 32 viteve i përkasin të shkuarës, kurse sot Shqipëria është para ekzistencë­s apo mosekziste­ncës së saj, para shkatërrim­it të saj para boshatisje­s së saj.

Asnjë nga ato arritje nuk ka vlerë për shqiptarët në qoftë se nuk përmbysim diktaturën shkatërrim­tare të Edi Ramës. Shqipëria kurrë nuk ka qenë pronë siç është sot, e një grupi kriminal në pushtet. Urdhëroni ç’bëhet, hiqet porti mijëravjeç­ar, për të ndërtuar parajsën Edi Rama të veten dhe të Olsi Ramës. Porti i ri do shkojë të paktën 800 milionë euro, të gjitha do i paguajnë qytetarët shqiptarë. Skavica do të kushtojë 1 miliard euro, të gjitha do i paguajnë qytetarët shqiptarë. Dhe ata nuk do të kenë mundësi kurrë të ndryshojnë me votën e tyre pushtetin, në qoftë se nuk përmbysin Edi Ramën dhe nuk krijojnë qeverinë teknike.

Përulem para jush, shembull frymëzimi për shqiptarët jeni ju. Shembull i madh frymëzimi.

Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëv­e të bashkohen në betejë, se Shqipëria nuk ka qenë kurrë në kthetrat e një klike grabitëse.

Miqtë e mi!

Në vitin 2013, lamë 70 mijë hektarë tokë publike të përzgjedhu­r vetëm për të kompensuar pronarët, të cilët duhet të marrin me kthim ose kompensim pronën e tyre. Dhe ky ishte një veprim i drejtë, i ndershëm. Ky ishte një detyrim që shteti ligjor u njeh qytetarëve.

Çfarë bëri Edi Rama? Të gjitha këto i shndërroi në prona të trafikantë­ve, të investitor­ëve të tij strategjik­ë. 6 milionë metër katrorë në të katër anët e vendit, në të cilat vetë është jashtë çdo dyshimi, aksioner kryesor.

Përndryshe nuk ka njeri të verbër, nuk ka njeri të pangopur, nuk ka njeri që mund të veprojë në këtë mënyrë, të falë 6 milionë metër katrorë troje publike për ndërtime me narko-euro, narko-trafikantë dhe banda kriminale.

Miqtë e mi!

Gjendja është emergjencë, Shqipëria po trajtohet si pronë e krimit. Sot deputetët kërkuan në komision të inspektojn­ë djegien e spitalit të ri. I sapondërtu­ar, u dogj dy herë. Deputetët socialistë votuan kundër sikur të ishte bazë e armëve më sekrete. Turp, turp, turp!

Shikoni se si duan të mbijetojnë, të fshehin kudo krimet e tyre. Po në qoftë se zjarri nuk kishte autor, pse e fshihni? E fshihni se ju jeni zjarrvënës­it e vërtetë. E fshihni se është ish-kunata e Ramës drejtoresh­ë. E fshihni se ministra është favoritja e tij. E fshihni sikur të ishte pasuri personale e juaj dhe jo pasuri e qytetarëve, pasuri publike.

Miqtë e mi!

Beteja pa kthim është jetike, vendimtare.

Mos harroni, çdo demokrate dhe demokrat, por çdo qytetare dhe qytetar i këtij vendi, që beson se qytetarët shqiptarë duhet të votojnë të lirë, se pushteti duhet të ndërrohet me votën e lirë, të mos harrojë se përveç hajdutëve të votës, përveç Edi Ramës dhe bandës së tij kriminale, ka edhe një bandë tjetër, armike të egër të votës së lirë dhe kjo është banda e SKAPit.

Banda që mbyll dosjet e krimit monstruoz elektoral, njëlloj siç mbyll dosjet e vjedhjeve të qindra e qindra milionë eurove nga qeveritarë­t.

Miqtë e mi!

Më thoni mua, a mundet që kriminelët e dosjeve elektorale të mos dënohen? Ndaj dhe koha është të përballemi me Edi Ramën, të përballemi me Dumanët dhe fundërrina­t e tjera që mendojnë se do të bëjnë parzmoren e krimit elektoral, të vjedhjeve të qeverisë.

Vetëm përballja jonë, vetëm beteja pa kthim është përgjigjja e shqiptarëv­e, është shpëtimi i Shqipërisë, është shpëtimi i të ardhmes tonë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania