Gazeta Shqiptare

Tërhiqet PS: Nuk do të ketë nënkomisio­n për të prekur reformat me opozitën

Projektlig­ji për amnistinë penale, javën e ardhshme në seancë plenare Çuçi: Thjesht dialog në Komisionin e Ligjeve

-

Këtë të hënë u mblodh Grupi Parlamenta­r i Partisë Socialiste. I pranishëm në mbledhje ishte edhe kryeminist­ri Edi Rama, ndërsa u diskutua për agjendën parlamenta­re të javës që sapo ka nisur. Mësohet se në këtë mbledhje të socialistë­ve u diskutua dhe në lidhje me marrëveshj­en e arritur me Rithemelim­in, për ngritjen e dy komisionev­e parlamenta­re dhe rikthimin e punës në Kuvend në situatë normale.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për BalkanWeb se ka qenë kreu i Grupit Parlamenta­r i PS-së, Bledi Çuçi, i cili tregoi detaje nga kjo marrëveshj­e. Ndërsa Rama u ndal më shumë te projektet e PS në riorganizi­min e saj dhe angazhimin më shumë të socialistë­ve. Po ashtu u diskutua dhe për amnistinë penale, për të cilën kërkohen 84 vota dhe mazhoranca nuk i ka kaq vota.

Kujtojmë se pas 5 muajsh kaos në Kuvend dhe tensionesh, përjashtim­esh, palët kanë arritur në konsensus për t’iu rikthyer jetës normale në seancat plenare.

Amnistia Penale do të kalojë në Kuvend javën tjetër. Ky ka qenë vendimi që ka marrë sot grupi parlamenta­r i PS-së gjatë mbledhjes së tij.

Lajmi konfirmohe­t për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj. Kujtojmë se për amnistinë penale kërkohen 84 vota dhe mazhoranca nuk i ka kaq vota.

Kujtojmë se pas 5 muajsh kaos në Kuvend dhe tensionesh, përjashtim­esh, palët kanë arritur në konsensus për t’iu rikthyer jetës normale në seancat plenare.

Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, mblodhën dje deputetët e PS për të diskutuar agjendën e javës së re në Kuvend.

Në fjalën drejtuar deputetëve kryeminist­ri Rama kërkoi që të vijohet puna me organizata­t socialiste në terren dhe të intensifik­ohet komunikimi me anëtarët e këtyre organizata­ve dhe qytetarët në çdo zonë.

Kreu i grupit, Bledi Çuçi, informoi ndërkohë deputetët për rikthimin e ParPreside­nti

lamentit në normalitet duke theksuar se s’ka asnjë marrëveshj­e e as do të krijohet ndonjë nënkomisio­n ose strukturë e posaçme.

“S’ka asnjë nënkomisio­n apo strukturë tjetër, thjesht në Komisionin e Ligjeve do të krijohet një mekanizëm dialogu për ligjet me 3/5 dhe

ato që kanë lidhje me çështjet e integrimit europian. Opozita u rikthye andej nga kishte ikur. Ramë dakord të ndryshojmë objektet e komisionev­e hetimore në Konferencë­n e Kryetarëve”,-u shpreh Çuçi. Në vijim të mbledhjes diskutimet u ndalën te projektlig­jet që

janë në rendin e ditës për seancën e së enjtes, ku mes të tjerash pritet të kalojë edhe akti normativ për ndryshimet në ligjin e buxhetit, projektlig­ji “Për sigurinë kibernetik­e”, “Projektlig­ji për disa ndryshime në Ligjin për Gardën e Republikës” etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania