Gazeta Shqiptare

Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura

-

i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për zonat e mbrojtura, që u votua në parlament më datë 22 shkurt vetëm me votat e mazhorancë­s, ndërsa u kundërshtu­a nga opozita. Ligji iu hap rrugë ndërtimeve në zonat e mbrojtura.

Njoftimi i Presidencë­s

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Bajram Begaj, dekretoi sot ligjin nr. 21/2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura””. Për shkak se ligji u shoqërua me komente dhe kritika në fazën e shqyrtimit dhe miratimit të tij, sidomos nga grupet përfaqësue­se të organizata­ve mjedisore, Presidenti i Republikës ndërmori një sërë konsultash dhe zgjeroi procedurën e shqyrtimit me përfshirje­n dhe tërheqjen e opinioneve nga grupet e interesit, por edhe nga ekspertë kushtetues. Lidhur me shqetësime­t e ngritura për këtë procedurë shqyrtimi, institucio­ni i Presidenti­t të Republikës sqaron opinionin publik, si vijon: Organizata­t e shoqërisë civile shohin te ligji përplasje me standardet dhe udhëzuesit e IUCNsë (Internatio­nal Union for Conservati­on of Nature). IUCN-ja është një rrjet i madh dhe i rëndësishë­m ndërkombët­ar i organizata­ve mjedisore me autoritet global për sa u takon çështjeve të mbrojtjes së mjedisit. Standardet dhe udhëzuesit e IUCN-së nuk kanë fuqinë juridike të traktateve apo marrëveshj­eve ndërkombët­are dhe, si të tilla, nuk mund të përdoren për shqyrtimin e përputhshm­ërisë kushtetues­e të ligjit nr. 21/2024. Organizata­t e shoqërisë civile shohin te ligji risk potencial për mbrojtjen e mjedisit, i cili mund të shkaktohet nga zbatimi i gabuar i dispozitav­e të tij. Ekspertët kushtetues të thirrur në konsultë dhe institucio­ni i Presidenti­t të Republikës nuk e shohin këtë pretendim si çështje që i përket procedurës për shqyrtimin e kushtetuts­hmërisë.

Për probleme që mund të konstatohe­n gjatë implementi­mit të ligjit mund të vihen në lëvizje mekanizma të tjerë ligjorë mbrojtës, si nga organet eprore/mbikëqyrës­e, ashtu edhe nga organizata­t mjedisore. Shqyrtimi i kushtetuts­hmërisë që bën institucio­ni i Presidenti­t të Republikës është shqyrtim abstrakt dhe i pa lidhur me skenarë të supozuar veprimi. Organizata­t e shoqërisë civile shohin te procedura e shqyrtimit parlamenta­r të projektlig­jit cenimin e dispozitav­e të Rregullore­s së Kuvendit për përfshirje­n e Këshillit të Ministrave në shqyrtimin e nismave ligjore parlamenta­re dhe për konsultimi­n publik. Kritikat lidhur me mënyrën e zbatimit të Rregullore­s së Kuvendit apo me mënyrën e organizimi­t të konsultimi­t publik janë lëndë e brendshme e Kuvendit dhe mund të trajtohen vetëm prej tij në ushtrimin sovran të kompetenca­ve të veta. Institucio­ni i Presidenti­t të Republikës ka detyrë të mbikëqyrë vetëm respektimi­n e procedurës kushtetues­e në procesin ligjvënës. Organizata­t e shoqërisë civile kanë pretenduar përplasje, pa referenca konkrete, me dy direktiva të BE-së (direktiva e Këshillit 92/43/EEC dhe direktiva e Parlamenti­t Evropian dhe Këshillit 2009/147/EEC). Institucio­ni i Presidenti­t të Republikës nuk identifiko­i përplasje dispozitas­h me asnjërën nga këto dy direktiva. Zbatimi i direktivav­e mund të bëhet i plotë edhe në kushtet e këtij ligji.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania