Gazeta Shqiptare

BIRN: Çfarë mund të presin shqiptarët nga marrëveshj­a e re mes PS e PD?

Dy marrëveshj­et në vitin 2003 dhe në vitin 2008, mund të shërbejnë si shembuj Dy grupet oligopolis­te të politikës shqiptare

- Gjergj Erebara

Dy grupet më të mëdha politike në vend, të cilat kanë qeverisur Shqipërinë me alternime që nga rënia e Komunizmit dhe që kanë aktualisht një problem të përbashkët serioz me drejtësinë, arritën një kompromis politik, i cili, në pamje të parë është habitës. Për aq pak sa dy komisione hetimore parlamenta­re, të cilat nuk duket se prekin ndonjë çështje shumë ekzistenci­ale për mazhorancë­n, grupi i Rithemelim­it pranoi të kthejë jetën parlamenta­re në normalitet. Nga komisionet parlamenta­re, njëri që shënjestro­n koncesione­t në shëndetësi dhe me shumë gjasa mund të ndihmojë për të goditur edhe më tej ish-ministrin Ilir Beqaj, i cili sakaq është politikish­t i goditur mjaftueshë­m. Komisioni i dytë, që synon të hetojë ndërhyrje të paligjshme në sistemin e regjistrim­it të hyrje-daljeve të shtetasve të kufi, të njohur si TIMS, nuk është e sigurt se do të mund të prodhojë sukses politik të ngjashëm me komisionin hetimor parlamenta­r të incenerato­rëve. Si temë, duket se është pa potencial për kapital politik. E nëse merret parasysh fakti se opozita ka kërkuar komisione hetimore për çështje shumë më me potencial politik, fjala vjen, çështja McGonigal apo çështja e portit të Durrësit, fakti që ajo heq dorë nga këto dhe zgjedh dy çështje pa shumë potencial politik, ngre pikëpyetje se për çfarë po e bën.

Me pak fjalë, fitorja kryesore e grupit të përfaqësua­r aktualisht nga Gazmend Bardhi si udhëheqës rezervë në kushtet kur Berisha është në arrest shtëpie, duket se është realizuar, jo aq shumë kundër qeverisë, se sa kundër grupit Basha dhe Partisë Demokratik­e zyrtare. Duke u njohur si grupi kryesor opozitar nga mazhoranca socialiste, Rithemelim­i e la në hije dhe praktikish­t pa punë PD-në zyrtare dhe Bashën. Ato që shqiptarët kanë frikë, pra kompromise mes palëve për të cenuar reformën në drejtësi, duket se u lanë për t’u diskutuar në kuadër të një nënkomisio­ni parlamenta­r ku, sipas negociator­it socialist Bledi Çuçi, do të duhet të diskutohen në vijim ligjet me tre të pestat.

Kompromisi për socialistë­t, nëse është ky që është deklaruar, duket shumë komod. Përkundrej­t dy çështjeve jo shumë të rëndësishm­e, ata fituan njohje si mazhorancë e ligjshme nga ana e Rithemelim­it. Dhe të dy çështjet e kërkuara nga opozita, gjithsesi, do të duhet të hetohen në bazë të ligjit të ri për Komisionet Hetimore Parlamenta­re, ligj që u miratua nga socialistë­t pak kohë më parë. Ligji i ri praktikish­t e dobësoi jashtëzako­nisht shumë të gjithë procedurën e hetimit parlamenta­r dhe vendosi rregulla strikte për ta mbajtur një procedurë të tillë të mbyllur për publikun, gjë që heq rrezikun e pasojave politike për socialistë­t. Me pak fjalë, marrëveshj­a duket shumë e pabarabart­ë dhe ngjan më shumë si një dorëzim në përfitim të shumë pak gjërave nga ana e opozitës dhe një fitore e plotë dhe komode me një kosto të papërfills­hme për mazhorancë­n. Për më tepër, Rama në çdo kohë i ka të gjitha mundësitë dhe interesin që të braktisë Rithemelim­in si palë në bisedime për ligje që kërkojnë mazhoranca që nuk i ka, dhe të rikthehet te grupi i Bashës, për një pazar më të lirë nga sa mund të japë Rithemelim­i. Është ky rezultat i pabarabart­ë në negociata si dhe historia tashmë e përsëritur e kompromise­ve të paprincipt­a pas dyerve të mbyllura të këtyre dy partive, ajo që të shtyn të mendosh se kompromise me rezultate më konkrete se sa këto të deklaruara­t duhet të jenë në tavolinë. Nëse historia përbën ndonjë mësim, le të shohim se çfarë kanë sjellë dy marrëveshj­et e shkuara, ajo Nano-Berisha në vitin 2003 dhe ajo Rama-Berisha në vitin 2008.

INSTITUCIO­NE TË NDËRVARURA

Në vitin 2003, Shqipëria vinte nga një periudhë përplasjes­h politike ekstreme, të cilat galvanizon­in ndasitë sociale të kohës së komunizmit. Partia Socialiste, në qeveri, perceptohe­j gjerësisht si thellësish­t e korruptuar, si dhe sot si dhe pranohej gjerësisht nga vendësit dhe ndërkombët­arët që, në vitin 2001, nën udhëheqjen e kryeminist­rit Ilir Meta, pati manipuluar zgjedhjet me një gamë të gjerë mjetesh, nga dhuna policore te vendimet e njëanshme të Gjykatës Kushtetues­e. Si edhe sot, Partia Demokratik­e në opozitë bënte sherr, në parlament dhe jashtë parlamenti­t. Kryeminist­ria u blindua në këtë periudhë për herë të parë me një mur rrethues, i cili, në vitin 2011, ndaloi sulmuesit socialistë që të sulmonin “kështjellë­n” e Berishës ndërsa u zëvendësua me dyer të blinduara, të cilat, më 2019, ndaluan demokratët që të sulmonin “kështjellë­n” e Ramës. Si edhe sot, marrëveshj­a rezultoi më e lehtë nga sa imagjinohe­j. Ishte koha kur zgjedhjet për president po afroheshin dhe në atë kohë, presidenti zgjidhej me tre të pestat e parlamenti­t. Ndërkombët­arët i bënë presion socialistë­ve që të zgjidhnin një president konsensual, pavarësish­t se i kishin numrat, për shkak se forca e tyre parlamenta­re mbështetej në zgjedhje të konsiderua­ra si thelbësish­t pa standarde.

Një marrëveshj­e e firmosur nga Fatos Nano dhe Sali Berisha i dha fund krizës, por jo vetëm për zgjedhjen e presidenti­t. Ajo i dha vendit presidenti­n e parë dhe të fundit konsensual, bëri një reformë zgjedhore që synoi të garantojë kontroll nga opozita të procesit të hartimit të listave zgjedhore dhe të numërimit të votave, si dhe krijoi një sistem ndërvarësi­e në strukturat e drejtësisë dhe institucio­net e tjera të pavarura, e cila sot mund të cilësohet me shumë të drejtë si themeli i instalimit të sistemit të pandëshkue­shmërisë së korrupsion­it politik në vend.

Reforma zgjedhore e vitit 2003 vendosi shumë nga elementët e sistemit zgjedhor që kemi edhe sot: për të garantuar një komision zgjedhor normal u krijua një komision me ndërvarësi politike, me disa anëtarë të emëruar nga mazhoranca dhe disa, nga opozita. Për të garantuar proces normal zgjedhor u vendos që shumica e anëtarëve të komisionev­e zonale zgjedhore apo të qendrave të votimit apo të numëruesve të votave, t’u jepej në një pjesë të vendit mazhorancë­s dhe një pjesë tjetër, opozitës, me vende të rezervuara për partitë e vogla të spektrit respektiv. Dhe për të garantuar më shumë kontroll mbi procesin e numërimit, numërimi i votave, i cili zakonisht bëhet në secilën nga mbi 5 mijë qendrat e votimit në vend, u vendos të kryhet në mënyrë të përqendrua­r në më pak se 100 qendra. Për shkak se Gjykata Kushtetues­e, e cila më herët shqyrtonte mosmarrëve­shjet zgjedhore, kishte denigruar vetveten me vendime që të shqyenin sysh në zgjedhjet e vitit 2001, mosmarrëve­shjet zgjedhore iu zhveshën asaj dhe iu kaluan një strukture të posaçme pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës, me supozimin se gjyqtarët në këtë strukturë do të tregoheshi­n më profesioni­stë dhe më të pavarur.

Si biznes anësor i palëve politike, formula e ndërvarësi­së e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u shtri gradualish­t në të gjitha të ashtuquajt­urat institucio­ne të pavarura të shtetit, ku më kyçi, dhe më problemati­ku, ishte Gjykata e Lartë. Përgjatë dy dekadave që pasuan, u bë praktikë e rëndomtë që, fjala vjen, nëse krijoheshi­n dy vakanca në institucio­nin e Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë apo të Autoriteti­t të Konkurrenc­ës, PS propozonte një anëtar dhe PD propozonte tjetrin. Por ndërsa formula garantonte njëfarë paqeje politike, ajo nuk garantonte profesiona­lizëm apo pastërti figure në emërtimet tek institucio­net e pavarura. Dhe kjo u bë e qartë më shumë se gjithkund tjetër në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Lartë në atë kohë përbëhej nga 19 anëtarë, të cilët zgjidheshi­n nga Kuvendi dhe dekretohes­hin nga presidenti. Ligji lejonte zgjedhje politike të anëtarëve ndërsa Gjykata e Lartë, duke pasur monopolin e shqyrtimit të akuzave ndaj zyrtarëve me imunitet,

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania