Gazeta Shqiptare

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Tatimeve, Ceno Klosi vihet nën hetim nga SPAK për katër vepra penale

Pasuria e zyrtarit të lartë do të kalojë në “sitën” e Prokuroris­ë së Posaçme E kallëzoi Partia Demokratik­e për korrupsion, shpërdorim detyre, falsifikim dokumentes­h e mashtrim

- 2. Ilir Rrapaj, 3. Klodjan Rjepaj, 4. Saimir Kadiu, 5. Marsela Serjana, 6. Arben Gjata, 7. Naile Ajazi, 8. Genc Byrazeri, 9. Petri Mersini,

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet ndaj drejtorit të Përgjithsh­ëm të Tatimeve, Ceno Klosi. Mësohet se pasuria e Klosit, i cili është nën hetim për 4 akuza, do të kalojë në “sitën” e SPAK. Sipas “News 24”, objekt i hetimit është çdo rritje e pasurisë së kreut të Tatimeve, pas marrjes së detyrës, ndërsa do të shtrihet në transaksio­ne apo pasuri të paluajtshm­e prej tij ose personave të bashkëlidh­ur me të. Përgjimet ndaj zyrtarit të lartë Ceno Klosi, i cili po hetohet për veprat penale të korrupsion­it, shpërdorim­it të detyrës, mashtrimit dhe falsifikim­it të dokumentev­e, kanë nisur në muajin korrik 2023. Kreu i Tatimeve, Klosi dhe vartësit e tij mësohet se janë mbajtur nën vëzhgim dhe përgjuar nga Prokuroria e Posaçme. Ndërkohë, mësohet se vartësve të Ceno Klosit u janë sekuestrua­r edhe aparatet celularë.

NISJA NISJA E E HETIMEVE HETIMEVE

Prokuroria e Posaçme konfirmoi përmes një shkrese zyrtare për “News 24” se hetimet ndaj kryetatimo­rit Klosi u regjistrua­n mbi bazën e dy kallëzimev­e të bëra nga Partia Demokratik­e. “Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamenta­r i subjektit politik Partia Demokratik­e, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka regjistrua­r procedimin penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim­i i detyrës”, “Falsifikim i dokumentev­e” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria. Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucio­nit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithsh­ëm të Tatimeve Klosi. “Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka regjistrua­r procedimin penal nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar, gjithashtu, nga subjekti politik Partia Demokratik­e e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentev­e” dhe “Mashtrimi”. SPAK ka vendosur bashkimin e dy procedimev­e në një të vetëm. Klosi, i cili në krye të Tatimeve, iu bindet me shumë urdhrave politikë, sesa ligjit, duke ndëshkuar padrejtësi­sht bizneset, ka punuar për 13 vite si specialist dhe drejtues sektorësh në banka të nivelit të dytë dhe më pas gjatë periudhës 2015-2021 ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamen­tit Ekonomik në OSHEE. Në qershor të 2021 u emërua Drejtor i Përgjithsh­ëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës- Kanalizime dhe Mbetjeve të ngurta, ndërsa me VKM 625, datë 22/10/2021 u emëruar drejtor i Përgjithsh­ëm i Tatimeve. Emisioni “Vetting” në “News 24” ka denoncuar se Ceno Klosi për 13 vite punë në sektorin privat arriti të blejë vetëm një apartament 6.8 milionë lekësh, ndërsa gjatë 6 viteve në detyra shtetërore vuri një pasuri prej gati 900 mijë euro, fakte të cilat duhet të hetohen nga SPAK.

RAPORTI I KLSH

Një raport i detajuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi punën e Tatimeve për vitin 2022, ka nxjerrë në pah dështimet e Drejtorit të Përgjithsh­ëm, Ceno Klosi në krye të administra­tës tatimore.

Sipas KLSH, borxhi tatimor u rrit gjatë vitit të shkuar dhe arriti në vlerën e frikshme prej 146,7 miliardë lekësh ose rreth 1,4 miliardë euro edhe pse numri i bizneseve debitore u ul me 10 mijë subjekte. Në vetëm një vit borxhi tatimor u rrit me plot 110 milionë euro.

Nën drejtimin e Cenon Klosit, Tatimet kanë një mos realizim të planit prej rreth 90 milionë eurosh, edhe pse buxheti u rishikua disa herë. Ndër të tjera KLSH evidenton faktin se tatimet që drejtohen si repart ushtarak nga Ceno Klosi kanë lëshuar dorën për sa i përket rimbursimi­t të TVSH vitin që shkoi, duke shpërndarë rreth 4 miliardë lekë ose, 38 milionë euro më shumë se plan i rimbursimi­t. Këto veprime thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit janë në kundërshti­m me ligjin për procedurat tatimore në Shqipëri dhe të ligjit për buxhetin e vitit 2022. Po te rimbursimi i TVSH, KLSH ka zbuluar se Drejtoria e këtij sektori në varësi direkte të Ceno Klosit, nëpërmjet e-mailit të datës 07 shkurt 2023, ka raportuar gjendjen e stokut të rimbursimi­t në shumën 0 lekë, në Drejtorinë e Kontabilit­etit dhe Statistikë­s, për datën 31 dhjetor 2022. Por në të vërtetë audituesit kanë konstatuar se rezultojnë 32 kërkesa për rimbursimi­n e TVSH-së të pranuara, por të pa miratuara në vlerën totale për 1,8 miliardë lekë, të cilat megjithëse ka kaluar afati maksimal prej 60 ditëve nga data e paraqitjes së tyre nuk janë rimbursuar. Nga auditimi konstatohe­t se realizimi i kontrollev­e të planifikua­ra për vitin 2022 është në masën 57.5 %, me një mosrealizi­m të planit të kontrollev­e për vitin 2022 në masën 42.5 %. “News24” disponon raportin e plotë prej 400 faqesh të

KLSH me vargun e shkeljeve të tatimeve të Ceno Klosit, dhe do të zbardhë pjesë të tij në ditët në vazhdim.

PASURITË E PADEKLARUA­RA NË LONDËR

Ceno Klosi është emëruar në krye të Tatimeve më 22 tetor 2021 në kundërshti­m me ligjin. “Vetting” solli në shkurt të këtij viti dokumentet ekskluzive të kompanisë “FIRST BAR LIMITED”, të cilat faktojnë konfliktin e interesit, në fillim dhe në vazhdimësi të detyrës së Klosit si Drejtor i Përgjithsh­ëm i Tatimeve. Pasuritë e padeklarua­ra që zotëron në Londër nëpërmjet kompanisë private, duhet të ishin një arsye tjetër edhe më madhore për ta dërguar drejt hetimeve dhe jo drejt Tatimeve.

KOMPANITË NË LONDËR

Më janar 2019, bankieri nga Fieri do të bëhej aksioner në parajsat offshore të Londrës te kompania “FIRST BAR LIMITED”, e cila ka si qëllim menaxhimin e restorante­ve në Londër. I sigurt nga anonimati që ruajnë offshoret e Londrës, Klosi ka deklaruar se zotëron 33% të kompanisë “FIRST BAR LIMITED”, në kohën që ishte Drejtor i Përgjithsh­ëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizime­ve dhe Mbetjeve të Ngurta, por nuk ka deklaruar detaje të tjera.

Gazetarët investigat­ivë kanë zbuluar transaksio­ne masive nga kompania “FIRST BAR LIMITED” e Klosit, e cila ka marrë kredi dhe ka

KALLËZIMI DHE AKUZAT

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamenta­r i subjektit politik Partia Demokratik­e, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka regjistrua­r procedimin penal nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsion­i pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike “, “Shpërdorim­i i detyrës”, “Falsifikim i dokumentev­e” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria. krijuar fond likuiditet­i, duke ia mbajtur të fshehura shtetit shqiptar.

Përpara se të emërohej Drejtor i Përgjithsh­ëm i Tatimeve, si çdo zyrtar i lartë, Klosi duhej të bënte deklarimin e të dhënave me vetpërgjeg­jësi, bazuar në ligjin nr. 138/2015 për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike. Ky formular dorëzohet pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e më pas ILDKPKI, duhej ta kishte pasur pjesë të verifikimi­t. Megjithatë, nga ajo çfarë ka mundur të sigurojë “Vetting”, rezulton se në vetdeklari­min e kryetatimo­rit ka fakte të fshehura. Nga dokumentet zyrtare rezulton se më 5 maj 2020 “FIRST BAR LIMITED” ka marrë 50 mijë paund kredi, si mbështetje e siguruar nga qeveria britanike për shkak të pandemisë. Në deklaratën fillestare të deklarimit të pasurisë së Ceno Klosit në ILDKPKI më 2021, nuk gjenden të dhëna për kredinë e marrë nga kompania. Por kjo është veç maja e ajsbergut, sepse kompania ka me qindra mijëra paund kredi dhe hua të padeklarua­ra. Në dokumente evidentohe­t se për vitin 202O, “First Bar Limited” ka pasur 157 mijë paund borxhe ndaj subjekteve të panjohura, të cilat kanë shkuar në 200 mijë paund në 2021, pas kredisë nga bankat. Situata me mosdeklari­min e të ardhurave pasohet me faktin se Ceno Klosi nuk e ka shënuar në formular fondin e përbashkët të aksionerëv­e me vlerë 120 mijë paund.

KONFLIKTI I INTERESIT

Shkeljet nuk ndalen me kaq, sepse Drejtori i Përgjithsh­ëm i Tatimeve nuk mund të kryejë kontrollin e biznesit të vet në Londër, të cilin e ka deklaruar për herë të fundit në ILDKPKI kur ishte tek AKUM-i. Në këtë rast, fusha e tij e veprimit bie ndesh me fushën e biznesit.

Sipas ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”,

neni 26, pika 2 për shmangien e konfliktit të interesit, “nëpunësit e administra­tës tatimore nuk mund të kontrolloj­në apo vlerësojnë tatimet e veta apo të personave të lidhur me ta, me përjashtim të rasteve të vetëvlerës­imit”. Ajo që faktohet në bazë të dokumentev­e të siguruara nga “Vetting”, është se Ceno Klosi, ka qenë dhe vazhdon të jetë aksioner i kompanisë “FIRST BAR LIMITED” në Britani. Pra, Klosi nuk ka dhënë dorëheqje nga të qenit aksioner tek kompania, ç’ka bie ndesh me pikën 3 të ligjit për Procedurat Tatimore. Gjithashtu, në momentin e propozimit të detyrës, kryetatimo­ri nuk duhej të kishte pranuar postin, pasi ligji për parandalim­in e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksionev­e publike e ndalon në mënyrë kategorike të marrë këtë post. Ky ligj jo vetëm që evidenton shkeljen ligjore nga Klosi në momentin e pranimit të postit publik, por zbulon se konflikti i interesit është në vazhdim pasi ai nuk ka hequr dorë nga aksionet e kompanisë. Ky fakt zbulon shkelje të tjera të ligjit për Parandalim­in e Konfliktit të Interesit sipas nenit 22 të këtij ligji, i cili i ndalon zyrtarët të kenë aksione në mënyrë aktive nga shoqëritë tregtare dhe kur kanë kompetenca thelbësore në trajtimin e këtyre kompanive. “Vetting” ka arritur të zbulojë, një tjetër kompani fantazmë, “RCR BARS LIMITED”, ku Klosi ka qenë administra­tor (Drejtor) dhe aksioner me të njëjtët ortakë si te kompania “FIRST BAR LIMITED”. Më prill 2019, katër muaj pas krijimit “RCR BARS LIMITED” është mbyllur, pa pasur asnjë bilanc të deklaruar. Kjo kompani ka adresën fillestare të kompanisë aktuale, adresë e cila është ndryshuar nga të dhënat historike të kompanisë. Ngelet për t’u verifikuar nëse Klosi e ka deklaruar këtë kompani tek Tatimet në 2019, kur ishte drejtor tek OSHEE-ja.

AKUZAT NDAJ 9 ISH-ZYRTARËVE TË MSH

“Shpërdorim detyre”

“Mashtrim”

“Falsifikim i dokumentev­e” dhe “Shpërdorim detyre”

“Falsifikim i dokumentev­e” dhe “Shpërdorim detyre”

“Falsifikim dhe “Shpërdorim detyre”

“Falsifikim i dokumentev­e” dhe “Shpërdorim detyre”

“Falsifikim i dokumentev­e” dhe “Shpërdorim detyre”

“Falsifikim i dokumentev­e” dhe “Shpërdorim detyre”

“Falsifikim i dokumentev­e” dhe “Shpërdorim detyre”

shërbimi cilësor dhe të barabartë, nga veriu në jug të Shqipërisë e kam pasur detyrim dhe mision. Çdo funksionar publik ka detyrim të përdorë me eficencë fondet publike, por një ministër shëndetësi­e ka për detyrë të pakësojë shpenzimet nga xhepi i tyre që bëjnë qytetarët për kujdes shëndetëso­r. Sot e kësaj dite shëndetësi­a ka shumë sfida, por vetëm falë kësaj reforme që ne bëmë për sterilizim­in, sot njerëzit operohen të sigurtë në spitalet publike dhe nuk shkojnë tek privati vetëm për të shmangur infeksioni­n si deri në 2014. Nga fillimi zbatimit të kontratës në çdo sallë kirurgjie të spitaleve publike janë operuar në kushte optimale 445 mijë qytetarë shqiptarë. Në 50 muaj që nga fillimi i hetimeve. SPAK ka dashur të hetojë pse nuk u vu në punë centrali i sterilizim­it nga prill 2010 deri në shtator 2013. Në 50 muaj që nga fillimi i hetimeve, SPAK nuk arriti të vlerësojë dy kriteret kryesore të një procesi sterilizim­i (1) uljen e ditëve të qëndrimit pas operacioni­t dhe (2) uljen e ditëve të marrjes së antibiotik­ëve. Të dyja këto kritere vlerësimi konvertohe­n patjetër në vlerë monetare dhe nga ky konvertim shikohet më pas nëse shteti ka fituar apo ka humbur nga ky koncesion. Deri më sot SPAK nuk ka bërë asnjë hetim në lidhje me këto dy kritere vlerësimi. SPAK nuk e pa të udhës të hetojë se si kanë ndryshuar nga para zbatimit të kontratës me aktualisht

i dokumentev­e”

ditë qëndrimi për pacientët e kirurgjisë, infeksione­t nozokomial­e dhe rezistenca antimikrob­ike. Në 50 muaj që nga fillimi i hetimeve, SPAK nuk e pa të të udhës të hetojë “vlerën e parasë” që është arritur me këtë kontratë, të hetojë çfarë risqesh të marra përsipër nga partneri privat janë materializ­uar gjatë zbatimit të kontratës. Këto janë kritere kryesore të vlerësimit të një partnerite­ti publik-privat. Në 50 muaj që nga fillimi i hetimeve, nuk rezulton që SPAK të ketë angazhuar ndonjë ekspert të shëndetit publik, të kirurgjisë apo të financave. Në katër muajt e fundit që prej komunikimi­t të fillimit të hetimit ndaj meje, kam qenë në dispozicio­n të prokurorëv­e. Kemi bërë rreth 30 kërkesa për veprime hetimore shtesë. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. A nuk duhet prokurorët të hetojnë dhe reflektojn­ë gjatë hetimeve edhe fakte që janë në favorin tim dhe provojnë të kundërtën e akuzës?! A kanë detyrim prokurorët që të zbatojnë nenin 8/a të Kodit të Procedurës Penale apo unë nuk kam asnjë lloj të drejte gjatë hetimeve?! Akuzave të SPAK do t’i përgjigjem­i me të vërtetën tonë e cila është më e fortë dhe e logjikshme mbi të gjitha. Do të kërkojmë të bëjmë deklarime shtesë. Do të kërkojmë veprime hetimore shtesë. Do të paraqesim memorie brenda datës 28 mars 2024. Ndërkohë, mesa duket këtë çështje do ta diskutojmë edhe në komisionin hetimor të Kuvendit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania