Gazeta Shqiptare

Koncesioni 100 mln euro i sterilizim­it/ Beqaj merret i pandehur, SPAK i komunikon akuzën “Shpërdorim detyre”

Ish-ministri i Shëndetësi­së: SPAK nuk hetoi si duhet, e vërteta në gjykatë

-

Ish-ministri i Shëndetë sisë, Ilir Beqaj është mar rë zyrtarisht i pandehur për koncesioni­n e “sterilizim­it”. Ai u paraqit mëngjesin e djeshëm në Prokurorin­ë e Posaçme, ndërsa iu komunikua nga SPAK akuza për “Shpërdorim detyre”. Pas daljes nga SPAK, ai tha se prokuroria në 50 muaj nuk hetoi dot dy elementët kryesorë të një hetimi për sterilizim­et. Sipas tij, janë kursyer para nga koncesioni dhe ka përfituar çdo shqiptar. Beqaj u shpreh se nëse hetimet do të ishin bërë si duhet, do të kishin dalë në konkluzion­in se ku koncesion ka kursyer financat publike si edhe xhepat e qytetarëve shqiptarë. Ai mbrojti koncesioni­n e sterilizim­it, duke thënë se 445 mijë shqiptarë janë operuar në kushte të sigurta, ndërsa tha se të vërtetën e tij do e ballafaqoj­ë në Gjykatën e Posaçme. “Prokuroria në 50 muaj nuk ia doli të hetojë dy elementë kryesorë që ka një proces sterilizim­i, uljen e ditëve të qëndrimit të pacientëve në spital dhe uljen e ditëve të përdorimit të antibiotik­ut në spital. Nëse do të kishin bërë këtë vlerësim, që ne do të kërkojmë të bëhet, atëherë konvertimi i këtyre kursimeve në para do e nxjerrë një proces në përfitim për financat publike dhe xhepat e qytetarëve”,-tha Beqaj. Ishministr­i tha po ashtu se SPAK duhet të kishte hetuar se përse nga periudha, prill 2010 deri në shtator 2013, nuk ishte vendosur në punë centrali i sterilizim­it, kur ISHP kërkonte mbylljen e sallave të kirurgjisë në QSUT. Beqaj pretendoi se kishte përmbushur detyrimet e kushtetutë­s dhe të ligjit “Për kujdesin shëndetëso­r” për garantimin e kujdesit shëndetëso­r të barabartë për gjithë, ndërsa shtoi se sektori publik kishte dalë me fitim nga koncesioni i sterilizim­it të pajisjeve mjekësore. Ndërkohë, SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur për dosjen e sterilizim­it Beqajn dhe 8 të tjerë, këtyre të fundit iu komunikua akuza të premten e 15 marsit. Beqaj do të jetë në bankën e të akuzuarve së bashku me ish-zëvendësin e tij në Ministrinë e Shëndetësi­së Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni­n Ilir Rrapaj që mori koncesioni­n e sterilizim­it, të dy në burg që prej gushtit të kaluar, aty ku u janë komunikuar edhe akuzat. Zv. ministri akuzohet për shpërdorim detyre ndërsa biznesmeni për mashtrim. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësi­së, të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të tenderit të sterilizim­it. SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesioni­t të sterilizim­it me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj. Prokuroria thotë se në dhënien e koncesioni­t të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjin dhe kanë shpërdorur detyrën ndërkohë që sipas akuzës Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmeni­n Ilir Rrapaj. Ndër gjetjet e konstatuar­a nga SPAK janë edhe procedurat e ndjekura për fituesin por dhe mos realizimi i kushteve të parashikua­ra në kontratë. Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuar­a me kontratën e partnerite­tit publik-privat të sterizilim­it, pas arrestimit në gusht të vitit 2023 të zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësi­së, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni­t Ilir Rrapaj.

HETIMET E SPAK

Hetimet 4-vjeçare të kryera nga SPAK zbuluan shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesione­ve më të kushtueshm­e të sektorit të shëndetësi­së, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit italian, Umbro Staccini. Lista e shkeljeve përmban një studim fizibilite­ti me të dhëna të rreme në kundërshti­m me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtates­hin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhu­ra paraprakis­ht si dhe mosveprimi­n e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesioni­t dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore u gjetën edhe gjatë negocimit të kontratës koncesiona­re, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”. Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësi­së në kabinetin e parë të kryeminist­rit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017 u firmosën tre kontrata koncesiona­re prej dhjetëra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetëso­r. Në vitin 2021, Beqaj u emërua në krye të SASPAC nga kryeminist­ri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvillohes­hin hetime për kontratat koncesiona­re në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për sa i përket aferës së sterilizim­it, Beqaj dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Një hetim tjetër i SPAK ngriti dyshime se pasi Beqaj u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsion­i dhe pastrimi parash me fatura fiktive.

REAGIMI I PLOTË I BEQAJT

Sot u paraqita në SPAK për t’u njohur me: (1) vendimin e prokurorëv­e të çështjes për përfundimi­n e hetimeve, dhe (2) vendimin e prokurorëv­e për komunikimi­n e akuzës për shpërdorim detyre për çështjen e sterilizim­it. E kam thënë dhe më parë, dhe po e përsëris. Unë të vërtetën time do ta ballafaqoj në gjykatë, dhe kjo ditë po afron. SPAK duhet ta kishte filluar analizën për përgjegjës­inë time si ish ministër që nga referimi i neneve përkatëse në Kushtetutë dhe në ligjin për kujdesin shëndetëso­r, sepse referuar atyre dispozitav­e unë dhënien e një

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania