Gazeta Shqiptare

Shkelje e barazisë në tendera/ Ish-prefektja e Fierit, Rajmonda Balilaj paraqitet në SPAK

-

TIRANË – Ish-prefektja e Fierit, Rajmonda Balili u paraqit dje në SPAK për t’u njohur me masën e sigurisë “Pezullim nga detyra”, pasi akuzohet se gjatë kohës që ka qenë në postin e kryetares së Bashkisë së Patosit ka abuzuar me tenderat. Sipas SPAK, në dy raste Balilaj paracaktoi kompaninë “Genti 001” fituese para se të zhvillohej tenderi. Bëhet fjalë për një kompani, e cila rezulton me pronar 100% të aksioneve

Ilir Dervishaj, e cila, sipas SPAK për tre vite rresht (2019- 2022) është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuar­a nga Bashkia Patos. Pasi doli nga SPAK , Balilaj tha për gazetarët se bëhej fjalë për tendera për blerje bazash materiale dhe se nuk e mbante mend se sa herë kjo kompani kishte fituar. “Nuk i kam numëruar edhe nëse është, çfarë problemi ka?!

Janë blerje bazash materiale”. Ajo u shpreh se nuk e kishte parë dosjen dhe do të reagonte pasi të kishte studiuar materialin. Në lidhje me akuzat e SPAK për shkelje të barazisë në tendera

Balilaj tha: Dokumentet e vërtetojnë. Nuk ka arsye pse do të ketë pabarazi në tendera”. Ajo pranoi se është thirrur dhe më parë për t’u marrë në pyetje si person në hetim, dhe se në momentin që u vendos masa ndaj saj, “nuk ishte në Shqipëri’”, kjo dhe ishte arsyeja pse nuk u paraqit javën e kaluar në GJKKO. Më tej u shpreh se nuk ishte dakord me masën e sigurisë pezullim nga detyra por u shpreh e bindur se koha do sqarojë çdo gjë.

“Sigurisht më vjen keq e nuk jam dakord por gjithsesi do të vërtetohet gjithçka”,-tha ajo. Balilaj nuk u paraqit në seancën e GJKKOsë më 13 mars, pasi u deklarua se ishte në SHBA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania