Gazeta Shqiptare

Shpërthimi me dy viktima në magazinën e deputetit Bujar Çela, GJKKO liron administra­torin e firmës, Leonard Gjini

Vendimi/ Lihet në fuqi pezullimi i 5 inspektorë­ve të IMT Lushnjë

-

Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia sipër marrësin Leonard Gjini, i cili u arrestua pas shpërthimi­t në magazinën e deputetit të PS-së, Bujar Çela në Lushnjë më 1 mars ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë. Sipas GJKKO-së, ndaj Leonard Gjinit mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndaj togat e zeza vendosën që të mos caktojë asnjë masë sigurimi personal ndaj tij, duke urdhëruar lirimin e menjëhersh­ëm të Leonard Gjinit nga qelia. Pasi Gjykata dhe Prokuroria e Fierit shpallën moskompete­ncë për shkak të akuzës së ngritur ndaj deputetit Çela, GJKKO rivlerësoi dje masat, ndërsa përveç lirimit të Gjinit konfirmoi pezullimin nga detyra të kryeinspek­torit dhe 4 inspektorë­ve të IMT Lushnjë si dhe një inspektori të rajonit nr. 5 Bashkia Lushnjë. Ndërkohë, SPAK ende nuk ka një akuzë të ngritur zyrtarisht ndaj deputetit socialist Çela, për të cilin Report Tv mëson se ka një javë që ka lënë spitalin ku u shtrua pas plagosjes në shpërthimi­n e 1 marsit. Deputeti Çela është pa masë sigurie, ndërsa organit të akuzës do t’i duhet leja e Kuvendit nëse do të kërkojë arrestin për të. Prokuroria e Fierit ngriti pretendime­t për elementë të veprës penale për 3 akuza ndaj ligjvënësi­t socialist si ndërtim pa leje, shkelje e rregullave në punë dhe shkatërrim i pronës nga pakujdesia. Nga hetimet e deritanish­me shpërthimi erdhi nga një avari gjatë procesit të punës që kryenin viktimat babë e bir

Roland dhe Elidon Hoxhës, për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me acetilenin.

NJOFTIMI I GJKKO

1. Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar më datë 13.03.2024 është regjistrua­r kërkesa penale me objekt: 1. Rivlerësim­in e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikua­r nga neni 238 të K.Pr.Penale të caktuar ndaj personit nën hetim Leonard Gjini nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier me vendimin Nr. 373, datë 07.03.2024, si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës. 2. Rivlerësim­in e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikua­r nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personave nën hetim Robert Kola, Kudret Sulo, Miklovan Petro, Eugert Sina dhe Ilmi Uku me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-20241308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 88 dhe 112 të K.Pro.Penale, me vendimin Nr. 24 Akti, datë 18.03.2024 vendosi:

1. Rivlerësim­in e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikua­r nga neni 238 të K.Pr.Penale të caktuar ndaj personit nën hetim Leonard Gjini nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier me vendimin Nr. 373, datë 07.03.2024 si gjykatë jo kompetente për shkak të lëndës.

1.1. Vleftësimi­n e paligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Leonard Gjini, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikua­r nga neni 289/2 të Kodit Penal.

1.2. Të mos caktojë asnjë masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Leonard Gjini pasi mungon dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikua­r nga neni 289/2 të Kodit Penal.

1.3. Urdhërohet lirimi i menjëhersh­ëm i personit nën hetim Leonard Gjini, nga ambientet e paraburgim­it nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.

2. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikua­r nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Robert Kola, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308,

VENDIMI I GJKKO

datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier.

3. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikua­r nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Kudret Sulo, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier.

4. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikua­r nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Miklovan Petro, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-20241308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier.

5. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikua­r nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Eugert Sina, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024 -1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier.

6. Vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe të masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikua­r nga nenet 233 dhe 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Ilmi Uku, me vendimet nr. 351, datë 05.03.2024 dhe Nr. 62-2024-1308, datë 09.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier.

7. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar në bashkëpuni­m me policinë gjyqësore për ekzekutimi­n e këtij vendimi.

8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posa•me të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania