Gazeta Shqiptare

Akuzohet se lejoi kultivimin e drogës kur ishte shef i Krimeve në Gjirokastë­r, SPAK merr të pandehur kryebashki­akun e Libohovës

-

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Libohovës, Leonard Hida, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorim­it të detyrës. Mësohet se Hida dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariat­in e Gjirokastr­ës ka lejuar përkundrej­t përfitimit kultivimin e bimëve narkotike. Sipas informacio­neve, në të njëjtën dosje me Hidën janë edhe disa të pandehur të tjerë. “Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administra­tive ‘Cepo’ dhe ‘Picar’ krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktiviteti­t kriminal, por ata kundrejt shpërblime­ve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprime­ve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”, thuhet në dosjen hetimore. SPAK kërkoi dy javë kohë të vendosë nëse do ta mbaje ose jo çështjen ndaj tij për faktin se dyshimet për vepër penale janë para se të behej kryetar bashkie. Ishte gjykata e Gjirokastr­ës që shpalli mos kompetencë­n dhe solli dosjen në GJKKO për Leonard Hidën. Ndërkohë, vetë kryebashki­aku Hida ka deklaruar se është gati që të japë dorëheqjen si drejtuesi i Bashkisë së Libohovës për t’u përballur me drejtësinë. Mësohet se përveç Hidës, në dosjen që ka marrë në dorëzim SPAK janë marrë të pandehur edhe persona të tjerë. Pasi doli nga ambientet e SPAK ai tha se nëse do të jetë e nevojshme për hetimin që të lërë detyrën, do ta bëjë. “Kur kandidova për kryetar bashkie, nuk isha në dijeni të hetimit. Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t’u përballur me drejtësinë”,-tha Hide për mediat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania