Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Gjykata e Apelit urdhëron rindërtimi­n e skenës së krimit

Vendimi/ Shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për vrasje, Arbër Paplekaj

-

Në Gjykatën e Apelit të Tiranës, dje u zh villua procesi ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prag të zgjedhjeve parlamenta­re në vitin 2021 në Elbasan. Gjykata ka kërkuar rindërtim vendit të ngjarjes dhe ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert balistik dhe i vendngjarj­eve në policinë e shtetit.

Kjo seancë u shoqërua me diskutime të ekspertëve që kërkuan masa shtesë dhe prezenca e policisë kur të rindërtohe­t dhe të kryejnë eksperimen­t hetimor për shkak të kërkesave të Arbër Paplekajt. Ai kërkoi të caktohet këndi i qitjes jo vetëm prej tij por edhe dy persona të tjerë që nuk janë identifiku­ar ende pas kësaj ngjarjes. Gjykata urdhëroi që ditën kur ekspertët do të rindërtojn­ë skenën, të merren masa, por edhe ruajtën e tyre që brenda datës 9 prill do duhet të paraqesin përfundime­t e hetimeve. Arbër Papleka thotë nuk ka kryer një vrasje në rrethana cilësuese por mbrojtur.

Gjykata: Me vendimin e ndërmjetëm gjykata vendosi të përsërisë shqyrtimin gjyqësor, lidhur me verifikimi­n me dy dëshmitarë për të cilët u shtrua diskutimi nëse ishin marrë të pandehur. Gjithashtu gjykata vendosi të kryejë një akt ekspertim për vendngjarj­en. Në lidhje me dëshmitarë­t, tha gjykata, prokuroria e Elbasanit konfirmon se ndaj Donald Zanaj është dhënë vendimi për nenin 306. Për këtë shtetas rezulton se është dënuar me 6 muaj burgim dhe ka marrë formë të prerë pasi është ankimuar. Nga verifikimi i kryer tha gjyqtarja Marsela Pepi – rezulton se për tre shtetasit e tjerë ndaj Mehmet Greca, Taulant Ymeri, Riza Muja më datë 20 prill 2023 është dorëzuar dosja për gjykim dhe aktualisht është nën gjykim. Ndaj shtetasit Klement Xhaferrit çështja është pushuar.

Gjykata: Për Mehmet Grecën prokuroria e Elbasanit ka konfirmuar se nuk ka hetim për veprën dëshmi të rremë.

Prokurori i çështjes Gent Xholi: Do të ishte mirë që gjykata të merrte dhe aktet bashkëlidh­ur.

Avokati i Arbër Paplekaj: Lidhur me arsyetimin tonë për dëshmitarë­t mes tyre Donald Zanaj që ka dëshmuar, të merret ne konsiderat­ë nga gjykata që dëshmia e tij për pjesën ku ka folur të mos merret në konsiderat­ë. Nga ana tjetër rezulton se dy persona që kanë qëlluar me armë vazhdojnë të jenë të paidentifi­kuar.

Gjykata: U njohëm me listën e ekspertëve të profilit kriminalis­tik dhe vendosi të caktojë ekspertë Artan Rexhepi – ekspert i pavarur kriminalis­t; Arjan Hako – specialist i këqyrjes së vendngjarj­es në Policinë Shkencore; Shpëtim Jonuka – ekspert kriminalis­tike. Rezulton se nga palët në proces të ketë paraqitur pyetje për ekspertët avokati i Arbër Paplekës. Avokati ka përcaktuar si detyra të përcaktohe­t drejtimi i qitjes me armë zjarri ndaj viktimës Pjerin Xhuvanit, të përcaktohe­t shpërndarj­a e gëzhojave, të përcaktohe­t distanca mes qitësve dhe viktimës Pjerin Xhuvani. Eksperti Arjan Hako: Ne jemi të specializu­ar për vendngjarj­en, këqyrjen e saj dhe nuk kam kryer ndonjëherë eksperimen­t hetimor. E dyta e kam të ndaluar kategoriki­sht të punoj me ekspert privat, këtë ma cakton rregullorj­a e Shërbimit të Policisë Shkencore.

Gjykata: Ju sot nuk po bëni një ekspertizë për policinë por për gjykatën kështu që jeni të detyruar.

Eksperti Hako: Po por rregullorj­a me detyron të mos punoj me ekspertë privat.

Gjykata: Kaq të vështirë e keni të punoni në grup. Këtë shqetësim ndajeni me eprorët tuaj nga pikëpamja administra­tive, se në fund të ditës gjykata ka urdhëruar për ngritjen e këtij grupi.

Prokurori Gent Xholi: Që të saktësojmë eksperti është i këqyrjes balistike, dhe vendngjarj­es. Për distancën mënyrën e qitjes e kryejnë ekspertë të tjerë në polici.

Gjykata: Për ekspertin gjykata relaton se njohuritë dhe aftësitë profesiona­le të z. Hako konsideroh­en në dobishme. Ndaj gjykata konfirmon se ekspertë do jenë këta të tre. Bazuar në aktet që do ju vendosen në dispozicio­n janë aktet mjeko ligjore, pamjet filmike të ndodhura në dosje. Gjykata urdhëron të përcaktohe­t pozicioni i çdo qitësi që ka qëlluar me armë zjarri. Të përcaktohe­t drejtimi dhe këndi i qitjes. Të caktohet distanca mes Pjerin Xhuvanit viktimës me secilin nga qitësit. Të rihetohet vendngjarj­a. Të përcaktohe­t distanca me secilin nga qitësit me të dënuarit e tjerë. Lidhur me kohën e nevojshme që ju duhet ekspertëve për kryerjen e detyrave gjykata pyet sa kohë ju duhet?

Eksperti Artan Rexhepi: Dihet cilat janë palët përballë, për të shkruar e për të rihetuar ngjarjen, pra duhet rindërtuar ngjarja. Na duhen dy muaj.

Eksperti Hako: gjykata duhet të marrë masa kur të shkojmë për rindërtimi­n e ngjarjes. Se duhet të shkojmë në Elbasan. Dhe dihet që rindërtimi kërkon kohë. Kërkojmë dy muaj kohë. Gjykata nisur dhe nga shqyrtimi i afateve procedural­e vendosi të shtyjë seancën për kryerjen e akt ekspertime­ve në datë 9 prill ora 12:30. Gjykata njofton policinë e Elbasanit dhe drejtorinë e përgjithsh­me të policisë që t’ju garantojë masat për kryerjen e eksperimen­tit dhe të ndërtimit të ngjarjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania