Gazeta Shqiptare

Media zvicerane “Blick” i bën jehonë planeve të dhëndrit të Donald Trump për ishullin e Sazanit

-

TIRANË - Shisnin ushqime pranë shkollave, policia bashkë me AKU-në procedon penalisht 4 persona në Tiranë. “Kontrolle intensive nga Komisariat­i i Policisë Nr. 1, në bashkëpuni­m me AKU-në dhe me Policinë Bashkiake, në zbatim të masave të Paketës për Sigurinë në shkolla. Si rezultat i kontrollev­e u evidentuan 4 raste të shitjes së produkteve ushqimore, brenda perimetrit të sigurisë, në disa shkolla në Tiranë, dhe u ndëshkuan administra­tivisht, nga Policia Bashkiake, shtetasit përgjegjës. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr.1, në bashkëpuni­m me AKU-në dhe me Policinë Bashkiake, në zbatim të planit të masave të hartuar në funksion të Paketës së Sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalim­in evidentimi­n dhe goditjen e paligjshmë­rive. Si rezultat i kontrollev­e, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administra­tive, nga Policia Bashkiake, 4 shtetas, të cilët shitnin produkte ushqimore, brenda perimetrit të sigurisë, në disa shkolla në Tiranë”,-thuhet në njoftimin e policisë. Për këtë rast ka reaguar dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili u bën apel prindërve dhe mësuesve të denoncojnë çdo paligjshmë­ri në mënyrë që nxënësit të jenë të sigurt. “Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me AKU, ISHSH ndjek çdo ditë zbatimin e masave që ka në përgjegjës­i PaketaeSig­urisënëshk­olla. Ju kujtoj nxënësve, mësuesve dhe prindërve të bashkëpuno­jnë me Policinë e Shtetit, me Oficerët e Sigurisë në shkolla, psikologët, punonjësit socialë, stafet pedagogjik­e, për të sinjalizua­r çdo rast paligjshmë­rie që konstatojn­ë, në mënyrë që të gjithë së bashku, të bëjmë më të mirën për sigurinë e tyre”,-thuhet në reagimin e Ballës.

Media zvicerane ‘Blick’ i ka kushtuar një artikull plan eve ambicioze të dhëndrit të ish-presidenti­t amerikane, Donald Trump për investime në Shqipëri dhe Serbi. Jared Kushner synon të investojë në ishullin e Sazanit të cilin ai e vizitoi vitin e shkuar me bashkëshor­ten e tij Ivanka Trump, si dhe synon të ndërtojë një hotel lukzos në qendër të Beogradit, në një vend që dikur ka qenë selia e ushtrisë jugosllave e bombarduar nga NATO në vitin 1999.

ARTIKULLI I “BLICK”

Dhëndri i ish-presidenti­t amerikan Donald Trump ka prezantuar planet e investimev­e për ndërtimin e pronave luksoze në Serbi dhe në Shqipëri. Dhëndri i Trump, Jared Kushner shkroi të shtunën në rrjetet sociale.

Sipas ministrit serb të Infrastruk­turës Goran Vesic, marrëveshj­a me Kushnerin ka të bëjë me ish-selinë e ushtrisë në Beograd, e cila u bombardua disa herë në vitin 1999 gjatë sulmeve ajrore të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Sipas ministrit, qeveria do t’i japë kompanisë së Kushner pa pagesë tokën dhe ndërtesën e ishselisë qendrore për 100 vjet. Sipas një raporti në “New York Times”, aty do të ndërtohen një hotel luksoz, 1500 njësi banimi dhe një muze. Në Shqipëri, sipas raportit të gazetës, ishulli i Sazanit, ku dikur kishte një bazë të fshehtë ushtarake, do të kthehet në një destinacio­n luksoz turistik. Sipas “New York Times”, partneri i biznesit i Kushner në projekte është ish-ambasadori amerikan në Berlin gjatë mandatit të Trump në detyrë, Richard Grenell.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania