Gazeta Shqiptare

Komisioni i Ligjeve miraton financimin prej 400 mln eurosh për portin e ri në Porto Romano me kundërshti­min e opozitës

Ministria e Financave: Financimi nuk ka lidhje me projektin e “Durrës Yacht Marina”

-

Socialistë­t miratuan të hënën vetëm me votat e tyre në Komisionin e Ligjeve aktin normativ të qeverisë për ndryshime në buxhetin e shtetit 2024, ku parashikoh­et një rialokim fondesh për ndërtimin e një porti tregtar në Porto Romano, pasi qeveria dha me koncesion portin ekzistues të Durrësit për ndërtimin e një porti jahtesh dhe pallate shumëkatës­he. Ndryshimet në buxhet parashikoj­në që rreth 400 milionë euro të shpenzohen në tre vitet e ardhshme për të ndërtuar portin e ri në Porto Romano duke hequr dorë nga ideja fillestare për të gjetur financim të huaj për ndërtimin e tij. Deputetët e opozitës që u rikthyen në komision pas marrëveshj­es politike që i jep fund protestës së tyre në Kuvend, e kundërshtu­an aktin normativ si antikushte­tues dhe financimin për portin e ri si një pasojë e marrëveshj­es “korruptive” për portin ekzistues. Deputeti Gazment Bardhi kërkoi që ndryshimet në buxhet të kalonin në të njëjtën procedurë kushtetues­e që është parashikua­r për miratimin e buxhetit dhe jo me akt normativ të Këshillit të Ministrave. “Akti normativ bie ndesh me Kushtetutë­n”- tha ai duke e cilësuar procedurën si marrje të kompetenca­ve të Kuvendit nga Këshilli i Ministrave. Më tej ai kundërshto­i ndryshimet e propozuara dhe alokimin e fondeve për projektin e ndërtimin e portit të ri tregtar. “Kur është miratuar ligji korruptiv për Portin e Durrësit kanë dalë garant ministrat se do të ketë zero para nga buxheti i shtetit sa i takon projektit të portit të ri”tha ai duke shtuar se këto janë pasojat që sjell ligji klientelis­t për faljen e portit pa garë dhe pa transparen­cë. Ndërsa deputeti Oerd Bylykbashi bëri një analizë shifrash për humbjet, që sipas tij, ka pësuar shteti shqiptar nga vendimet e qeverisë për dhënien e Portit të Durrësit. Sipas tij, shqiptarët do të humbin një port të rëndësishë­m funksional, financimin e Bashkimit Europian për rritjen e kapaciteti­t të tij, faljen e tokës dhe taksave dhe ndërkohë po u shtohet një fature e rëndë për ndërtimin e një porti të ri. “Praktikish­t ajo që po bëni ju është se po i hiqni rreth 400 milionë dollarë nga xhepat e shqiptarëv­e për të ndërtuar një gjë që e kanë sot”- theksoi ai. Përfaqësue­sit e qeverisë dhe deputetët e PS-së në komision tentuan ta shihnin këtë financim si një gjë të ndarë nga marrëveshj­a për koncension­in e “Durrës Yacht Marina”. “Kur është bërë diskutimi për projekt-buxhetin e vitit 2024 është diskutuar porti i ri tregtar në Porto Romano, që mos ta ngatërrojm­ë me projektin e Portit të Durrësit, që ishte planifikua­r me financim të huaj”- tha kryetarja e komisionit Klotilda Bushka, duke iu referuar relacionit të qeverisë. Edhe zëvendësmi­nistrja e Financave, Elda Xhemali shtoi pas saj se, “ky financim nuk ka lidhje me marrëveshj­en që i referoheni ju”.

“Ky projekt ka qenë në buxhetin e 2024, e vetmja gjë që shtohet me akt normativ është TVSH”- tha ajo duke sqaruar më tej se “ka qenë parashikua­r me financim të huaj dhe po bëhet me financim të brendshëm”. Përgjigjja e saj u konsiderua si një “gënjeshtër e re” nga deputetët e opozitës, të cilët iu referuan premtimeve të bëra më para nga përfaqësue­s të qeverisë në komision se porti i ri do të bëhej me zero financim nga buxheti i shtetit.

KUNDËRSHTI­MI I OPOZITËS

Ndryshimet në buxhet parashikoj­në që rreth 400 milionë euro të shpenzohen në tre vitet e ardhshme për të ndërtuar portin e ri në Porto Romano duke hequr dorë nga ideja fillestare për të gjetur financim të huaj për ndërtimin e tij. Deputetët e opozitës që u rikthyen në komision pas marrëveshj­es politike që i jep fund protestës së tyre në Kuvend, e kundërshtu­an aktin normativ si antikushte­tues dhe financimin për portin e ri si një pasojë e marrëveshj­es “korruptive” për portin ekzistues.

“Nëse s’do prekej ky port që së Infrastruk­turës dhe Energjisë kemi, nuk ishte nevoja të të financohet me merrnim 400 milionë nga burime të brendshme, përkatësis­ht xhepat e shqiptarëv­e”- replikoi në vlerën 9.8 miliardë Bylykbashi. Sipas aktit lekë (me TVSH) për normativ 9.8 miliardë lekë do vitin 2024 dhe nga 14.7 miliardë të duhet të jepen këtë vit për lekë për secilin vit buxhetor ndërtimin e portit të ri në 2025-2026.” Porto-Romano ndërsa në dy Fondi Monetar Ndërkombët­ar vitet në vijim pritet të jepen dhe Komisioni Evropian edhe 14.7 miliardë lekë në vit kanë kërkuar në për një total prej 39.2 miliardë mënyrë të përsëritur që Shqipëria lekësh. të mos bëjë ndryshime

Qeveria e kryeminist­rit në ligjin e buxhetit me Edi Rama e dha me koncesion akt normativ por t’ia nënshtrojë portin e Durrësit pas procedurav­e të rregullta negociatav­e private, në të parlamenta­re për shkak cilat, në së paku në një rast, se në sistemet demokratik­e u gjetën duke ngrënë në një buxheti i shtetit duhet të restorant luksoz në Dubai, miratohet nga parlamenti të ftuar nga kompania që fitoi pas debateve të plota ndërsa koncesioni­n. Relacioni i aktet normative janë instrument­e qeverisë që shoqëron projektlig­jin që i lejojnë qeverisë thotë se ndryshimi i të ndjekë një rrugë të shkurtër buxhetit përmban mes të që përfshin kryerjen tjerash: “Riklasifik­imin e e shpenzimev­e pa miratim projektit të ‘Portit të ri tregtar paraprak parlamenta­r dhe – Porto Romano, Durrës’, shmangien e procedurav­e të si investim me financim të rregullta dhe debateve ballafaque­se. brendshëm.” Sipas relacionit, Ndryshimi i buxhetit “për këtë projekt, i cili në me akt normativ gjithsesi ligjin fillestar të buxhetit është një traditë që ka 2024 ishte planifikua­r me financim nisur nga qeveria e mëparshme të huaj, është dhe është vijuar nga kërkuar nga ana e Ministrisë qeveria aktuale./ Reporter.al

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania