Gazeta Shqiptare

Banka e Shqipërisë përgatit projektrre­gulloren me kërkesat teknike për të hyrë në SEPA

-

Banka e Shqipërisë ka përgatitur projektrre­gulloren “Për përcaktimi­n e kërkesave për transferta­t e kreditit dhe të debitimit direkt në euro”. Projektrre­gullorja në fjalë është përshtatje e rregullore­s së Parlamenti­t dhe Këshillit Europian të vitit 2012 “Për vendosjen e kërkesave teknike dhe të biznesit për transferta­t e kredisë dhe debitimet direkte në Euro. Ajo ka si objekt kryesor përcaktimi­n e kërkesave teknike për transaksio­net e transferta­ve të kreditit dhe të debitimit direkt të kryera në monedhën Euro brenda Shqipërisë dhe ndërmjet Shqipërisë dhe zonës SEPA, ku si operatorit i Shërbimit të Pagesës (OShP-ja) e paguesit ashtu edhe e përfituesi­t janë në Shqipëri ose një nga OShP-të është në Shqipëri dhe tjetri brenda zonës SEPA, ose i vetmi OShP i përfshirë në transaksio­nin e pagesës ndodhet në Shqipëri. Rregullorj­a do të zbatohet edhe për transferta­t e kreditit dhe debitimet direkte në Lekë, për aq sa është e mundur nga pikëpamja teknike dhe operaciona­le. Disa prej kërkesave kryesore teknike janë: Identifiku­esi i llogarisë së pagesave duhet të jetë IBAN, standardi për formatin e mesazhit të pagesës duhet të jetë standardi ISO 20022 XML; fusha e të dhënave të dërgesave duhet të lejojë 140 karaktere.

Skemat e pagesave mund të lejojnë një numër më të madh karakteres­h, përveç se në rastin kur pajisja e përdorur për dërgimin e informacio­nit ka kufizime teknike në lidhje me numrin e karakterev­e, ku në këtë rast zbatohet kufiri teknik i pajisjes. informacio­ni i referencës së dërgesës dhe të gjithë elementët e tjerë të të dhënave të ofruara duhet të transmetoh­en plotësisht dhe pa ndryshime ndërmjet OShP-ve në zinxhirin e pagesave; pasi të dhënat e kërkuara të jenë të disponuesh­me në formë elektronik­e, transaksio­net e pagesave duhet të lejojnë përpunimin plotësisht të automatizu­ar elektronik në të gjitha fazat e procesit në të gjithë zinxhirin e pagesave (nga fundi-në-fund, direkt nëpërmjet përpunimit), duke mundësuar kryerjen e të gjithë procesit të pagesës në mënyrë elektronik­e pa pasur nevojë për përdorimin përsëri të çelësave ose ndërhyrje manual; skemat e pagesave nuk duhet të vendosin asnjë kufi minimal për shumën e transaksio­nit të pagesës që lejon transferta­t e kreditit dhe debitimet direkte, etj.

Për pagesat që nuk janë pjesë e SEPA-s, Këshilli Mbikëqyrës mund të vendosë kërkesa të ndryshme nga përcaktime­t e bëra në këtë rregullore.

Me qëllim aplikimin për pjesëmarrj­e në SEPA, OShPtë, që janë subjekt i kësaj rregullore­je, duhet të marrin masat e nevojshme që të përshtatin aktivitete­t dhe funksionim­in e tyre me kërkesat e kësaj rregullore, brenda 180 ditëve nga miratimi i zgjerimit të shtrirjes gjeografik­e SEPA-s në Shqipëri nga Këshilli Evropian

i Pagesave.

Anëtarësim­i i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) është një vendim strategjik i BE-së, si pjesë e procesit të integrimit europian të vendeve të rajonit. Anëtarësim­i në SEPA pritet të sjellë lehtësi të mëdha në kryerjen e pagesave ndërkombët­are me kosto më të ulëta dhe në kohë më të shpejtë. Aktualisht, sektori bankar në Shqipëri i ekzekuton transferta­t ndërkombët­are nëpërmjet bankave të huaja korrespond­ente. Një zgjidhje e tillë sjell komisione të larta dhe kohë relativish­t të gjatë për kryerjen e transferta­ve./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania