Gazeta Shqiptare

Energjia, OSHEE propozon tre çmimet e reja, nuk ndryshojnë vetëm për furrat e bukës, për ato me pastiçeri dhe bar-kafe

-

Furrat e bukës që kanë të integruara shërbime të tjera si pastiçeri apo bar kafe do të diferencoh­en në tarifat që paguajnë për energjinë. Gjatë një tryeze për përfaqësue­s të Shoqatës së Bukës, Pastiçeriv­e dhe Brumërave, Ministrja e Infrastruk­turës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe administra­tori i OSHEE Group Enea Karakaçi bënë të ditur propozimin që do të dërgohet në Entin Rregullato­r të Energjisë dhe që vendos këto subjekte në një raport të drejtë pagese. Balluku tha se në vend janë të paktën 2600 furra buke dhe kjo e ka bërë qasjen ndaj kësaj çështje të kujdesshme për të trajtuar secilin prej tyre sipas kushteve ku ndodhet. Aktualisht furrat e bukës paguajnë një tarifë 7/.6 lekë/ këh sipas një çmimi të vendosur nga Enti vite më parë por që nuk merr parasysh ndryshimet apo evoluimin që ka pësuar ky treg viteve të fundit. “Ka pasur disa problemati­ka dhe diskutime me përfaqësue­sit e shoqatës sepse tipologjia e biznesit ka ndryshuar, nuk prodhohet vetëm bukë por janë zgjeruar dhe kanë shërbim më të gjerë deri tek barkafe. Gjatë disa viteve ka pasur, disa tentativa por nuk është gjetur dakordësia për alternativ­at e propozuara si për ndarjen me dy matësa apo me dy NIPT-e apo ambiente specifike” tha ai.

Pas konsultime­ve duket se palët kanë rënë dakord për tre çmime të ndryshme për të cilat administra­tori i OSHEE tha se do të dërgohen në ERE. “Kemi bërë një lloj tipologjie dhe sot vijmë me një propozim që ka tre çmime: 7.6 lekë/kwh që është vetëm për subjektet që kanë veç furrë buke. Çmim 9.5 lekë që është për

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania