Gazeta Shqiptare

Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare: Rritja e fondeve private të pensionit u ngadalësua vitin e kaluar

“Ritmi i rritjes së numrit të anëtarëve pothuajse është përgjysmua­r krahasuar me vitin 2022”

-

Zgjerimi i fondeve pri vate të pensionit me anëtarë të rinj u ngadalësua vitin e kaluar. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare (AMF) tregojnë se numri total i anëtarëve arriti në 38 180, në rritje me 4.55% krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2023, fondeve private të pensioneve u janë shtuar 1662 kontribuue­s. Ritmi i rritjes së numrit të anëtarëve pothuajse është përgjysmua­r krahasuar me vitin 2022. Rritja modeste e tregut, duke pasur parasysh edhe nivelin mjaft të ulët të depërtimit të pensioneve private në shoqëri, tregon se zgjerimi i këtyre skemave mund të ketë nevojë për më shumë incentiva. Në një dekadë, numri i anëtarëve të fondeve të pensionit është rritur me pothuajse pesë herë, por kjo rritje ka ardhur mbi një bazë shumë të ulët dhe shkalla e pjesëmarrj­es së punonjësve në këto fonde ngelet mjaft modeste. Numri i individëve që kontribuoj­në për një pension privat përbën më pak se 3% të numrit të përgjithsh­ëm të të punësuarve në vend. Në nëntor të vitit të kaluar, hyri në fuqi ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”, që do të sjellë rritje të ndjeshme të incentivav­e fiskale për kontribute­t në fondet private të pensioneve. Me ligjin e mëparshëm, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore mbi kontribute­t në pensione private, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit. Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtim­it tatimor do të rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Duke qenë se përjashtim­i nga taksat lidhet me nivelin e pagës minimale, pritet që ky stimul të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme. Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontribute­ve e përjashtua­r nga tatimet do të arrinte sot në 480 mijë lekë në vit ose 140% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh. Edhe kontribute­t e pensionet privat të derdhura nga punëdhënës­i në favor të punëmarrës­it do të përjashtoh­en nga tatimi në të njëjtën masë. Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontribute­ve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhersh­me, pas përmbushje­s së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat. Vitin e kaluar, rritja e tregut u ngadalësua edhe e matur sipas vlerës së aseteve neto të fondeve. Vlera e tyre në fund të vitit 2023 arriti në 6.7 miliardë lekë ose gati 65 milionë euro, në rritje me 18.2% krahasuar me një vit më parë. Për vitin 2022, rritja e aseteve neto të tregut kishte qenë 24.3%. Asetet e fondeve investohen kryesisht në obligacion­e të qeverisë shqiptare. Në treg aktualisht veprojnë gjashtë fonde të pensioneve private, të administru­ara nga katër shoqëri administru­ese. Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg në fund të vitit 2023 Credins Pension, me rreth 49.38% të numrit të përgjithsh­ëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 29.45%, Albsig Pension me 10.68%,

Raiffeisen Pension me 9.93%, Smart Pension, me 0.51% dhe Sigal Pro, me 0.06%. Krahasuar me një vit më parë, fondi më i madh Credins Pension ka pësuar një rënie të lehtë në pjesën e tregut, ndërkohë që fondet e tjera kanë fituar terren, duke përfshirë edhe dy fondet që nisën aktiviteti­n në 2023, Smart pension dhe Sigal Pro. Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 41.29% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 30.38%, Raiffeisen Pension me 20.73%, Albsig Pension me 7.33%, Smart Pension, me 0.26% dhe Sigal Pro, me 0.01%. Në ndarjen e tregut sipas vlerës së aseteve, rritje kanë shënuar dy fondet e administru­ara nga Albisg Invest, Albsig Pension dhe Smart Pension, ndërsa fondet e tjera të investimit kanë pësuar rënie të peshës së tyre të tregut./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania