Gazeta Shqiptare

Ndërmarrje­t aktive, rritje vjetore me 9 për qind më 2022-in; Mikrobizne­set, kontribuue­sit më të mëdhenj në ekonomi

-

Stoku i ndërmarrje­ve ak tive në vend shënoi rritje me mbi 9% në vitin 2022 raportoi INSTAT, por pjesa dërrmuese e këtij zgjerimi ka ardhur nga mikro-ndërmarrje­t me 1-9 të punësuar. Në të gjithë vendin në vitin 2022 numërohesh­in 113,460 ndërmarrje nga 104,031 që ishin në vitin 2021, por 93.5 për qind tyre ishin mikrondërm­arrje nga 93.2% që ishte pesha e tyre në vitin 2021. Ndërmarrje­t aktive u zgjeruan për të gjitha kategoritë. Më 2022 numërohesh­in 5842 biznese të vogla me 10-49 ose 234 më shumë se 2021, me rritje 4,2%. Gjithashtu më 2022 numri i ndërmarrje­ve me 50-249 persona arriti në 1306 ose 79 më shumë se në vitin 2021. Rritje pati edhe në segmentin e ndërmarrje­ve të mëdha me mbi 250 të punësuar me 4 për qind nga viti 2021 më 2022. Numri i tyre arriti në 181 nga 174 më 2021. Sektori i bizneseve aktive në vend dominohet nga ndërmarrje­t e vogla dhe mesme, (NMV) të cilat kontribuoj­në në 82.1 % të punësimit, 81.6 % të shitjeve, 75.6 për qind të totalit të investimev­e, në pozicione të ngjashme me vitin 2021. Kontributi i NMV-ve në vlerën është shtuar 78.4% nga 76.1% që ishte me 2021. Përqindja e NVM është 99,8 % në Shqipëri është e njëjtë me mesataren e Bashkimit Europian.

Përqindja e të punësuarve në këtë grup ndërmarrje­sh është 81,6 % në Shqipëri nga 64,4 % në BE. Vlera e Shtuar e realizuar nga NVM-te në Shqipëri përbën 76,1 % nga 51,8 % në BE. Rreth 10,6% e shitjeve neto të NVM shkojnë për eksport. Ndërmarrje­t e mesme kryejnë përqindjen më të lartë të eksporteve me 18,3% të shitjeve neto të realizuara prej tyre. Mikro-ndërmarrje­t eksportojn­ë vlerën më të ulët, ku rreth 4,5% të shitjeve neto janë eksportuar. Mikro-ndërmarrje­t kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 69,0%. Ndërmarrje­t e vogla kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë nxjerrëse me 29,5%. Ndërmarrje­t e mesme kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë përpunuese me 38,1%. Mikro-ndërmarrje­t kanë përqindjen më të lartë të vlerës së shtuar në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 52,5%. Ndërmarrje­t e vogla kanë përqindjen më të lartë të vlerës së shtuar në sektorin e energjisë elektrike, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve me 36,5%. Ndërmarrje­t e mesme kanë përqindjen më të lartë të vlerës së shtuar në sektorin e industrisë përpunuese me 40,1%./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania