Gazeta Shqiptare

Këlliçi bën denoncimin nga Burreli: Agron Malaj i ka dhënë vëllait lejen për HEC

“Ku keni parë nivel të tillë korrupsion­i?”

-

Anëtari i kryesisë së PDsë, Belind Këlliçi, gjatë një mbledhje të kësaj partie me strukturat në Burrel, ka akuzuar kryebashki­akun Agron Malaj për korrupsion. Sipas Këlliçit, Malaj i ka dhënë të vëllait të tij lejen për ndërtimin e një hidrocentr­ali në afërsi të Ulzës. Gjithashtu, anëtari i kryesisë së PD-së, tha se vëllai i kryebashki­akut është i përfshirë edhe në aferën e incenerato­rit të Tiranës.

“Kush e ka merak situatën e PD-së, të vijë këtu në Burrel dhe të shohë që Partia Demokratik­e është në këmbë, më e bashkuar sesa kurrë dhe më e fortë sesa kurrë, dhe ka vetëm një qëllim, fitoren në zgjedhjet e 2025 dhe kthimin e PD-së në pushtet, dhe kthimin e shpresës në Shqipëri.

Ju falënderoj për ftesën, por nuk ndjehem mirë kur shoh moshën mesatare në Burrel, ku pjesa më e madhe e rinisë është larguar dhe pjesa tjetër i ka humbur shpresat. Kryetarja e PD-së së Burrelit, Denisa më bëri një pyetje: A mos e le denoncimin për inceneraot­orin meqë ke ardhur në Burrel? Por edhe në Burrel, na del çështja e incenerato­rit.

Kryebashki­aku banditi që është në krye të Bashkisë Burrel, Agron Malaj, përmes të vëllait të tij, çdo muaj vjedh 32-mijë euro me incenerato­rin fantazmë të Tiranës? Njihni ju biznesmen që kanë vendosur 4 kamera dhe fiton një shumë të tillë? Kush është ky që ndërton hotelin më të shtrenjtë në Shqipëri, me dhjetëra milionë euro? Ndërkohë që unë bëja këtë pyetje, mora vesh që është vendosur një rekord botëror në Burrel, ku kryetari i bashkisë, i ka dhënë leje vëllait të vet, leje për hidrocentr­alin në afërsi të Ulzës. Ku keni parë nivel të tillë korrupsion­i?”,-tha Këlliçi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania