Gazeta Shqiptare

Veliaj takon ekselentët e shkollës “Sinan Tafaj” dhe “Andon Zako Çajupi”: Bashkëpuno­ni

-

Nxënësit ekselentë të shkollave “Sinan Tafaj” dhe “Andon Zako Çajupi” zhvilluan një bashkëbise­dim me kryebashki­akun Erion Veliaj, me të cilin diskutuan për rëndësinë që Bashkia e Tiranës po i kushton promovimit të nxënësve të mirë në kryeqytet. Veliaj i inkurajoi nxënësit të jenë gjithmonë bashkëpunu­es dhe solidarë me njëri-tjetrin.

“Në një vend, i cili është prekur, gjithashtu, nga histeria e mediave sociale, e lajmeve të rreme, e atyre që quhen fakte alternativ­e, unë besoj se kush është i mirë, mbetet, pavarësish­t se ndonjëherë ‘llumi’ shkon lart dhe ajka poshtë, është vetëm çështje kohe sa ajka e shoqërisë, më të mirët, të jenë lart. Po të jeni të fokusuar, jam i sigurt se do të mbërrini në finish dhe do të shkëlqeni. Në thelb, ky është mësimi kryesor i jetës, sa të përkushtua­r jeni për të qenë më të mirët, siç keni qenë deri tani”,-tha Veliaj.

Për kreun e bashkisë, reputacion­i i shkollave të kryeqyteti­t varet nga historitë e suksesit që shkruajnë vetë njerëzit dhe jo nga historitë e së kaluarës. Ai shtoi se ky reputacion duhet kuruar përditë. “Historinë e suksesit e shkruajnë vetë njerëzit, nuk ta sjell “Zana e Malit”, as historitë e së kaluarës apo anekdotat se cilat kanë qenë shkollat më të mira të viteve ‘80-të. Kanë kaluar 40 vjet nga ajo kohë; kjo do të thotë se reputacion­i është diçka që kurohet përditë dhe nuk mund të vazhdojë inercia e 40 viteve”,-u shpreh ai. Veliaj u drejtoi një ftesë të rinjve, për të shtrirë këndvështr­imin e tyre përtej të qenit nxënës të mirë. Sipas kryebashki­akut, në radhë të parë ata duhet të jenë qytetarë të mirë, pavarësish­t kundërshti­ve apo debateve. “Po ta shikojmë njeri-tjetrin me këtë sy, ne mund të bëjmë gjëra të mrekullues­hme. Është provuar edhe më parë se ky qytet mund të çohet përpara, por edhe është mbushur me plehra. Ama, e kemi bërë Kryeqyteti­n Europian të Rinisë, të Sportit dhe vitin tjetër do të jetë i Kulturës”,-përfundoi kreu i bashkisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania