Gazeta Shqiptare

Turizmi zgjatet gjatë gjithë vitit, netqëndrim­et e të huajve rriten me 69 për qind në janar

INSTAT: Gjatë janarit është rritur numri i vizitorëve gjithsej me 27.1%, krahasuar me janarin e 2023-it

-

T urizmi po gjen shtrir je gjatë gjithë vitit. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në muajin janar ka një rritje të ndjeshme të net-qëndrimeve, sidomos të të huajve, me gati 70% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. INSTAT njoftoi në treguesit e shfrytëzim­it të kapacitete­ve të strukturav­e akomoduese se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 27,1%, në krahasim me janar 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 14,3%; numri i vizitorëve jorezident­ë është rritur me 42,3%. Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 49,4%, në krahasim me janar 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i net-qëndrimeve nga rezidentë është rritur me 30,3%; numri i net-qëndrimeve nga jorezident­ë është rritur me 69,3%.

VIZITORË

Gjatë muajit janar 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 27,1%, krahasuar me janar 2023. Numri i vizitorëve jorezident­ë, të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritje me 55,7%. Në zonat jobregdeta­re ky tregues është rritur me 30,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezident­ë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 42,6%. Në muajin Janar 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër” (59,3%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat jobregdeta­re” (68,0%); sipas llojit të strukturav­e akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,4%)

NETQËNDRIM­E, KRYESOJNË KOSOVA DHE ITALIA

Gjatë muajit Janar 2024, numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 49,4% në krahasim me muajin Janar 2023. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jorezident­ë, të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritje me 82,1%. Në zonat jobregdeta­re ky tregues është rritur me 71,3, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri

i net-qëndrimeve të vizitorëve jorezident­ë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 71,0%.

Në muajin Janar 2024, numri më i lartë i netqëndrim­eve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër” (63,2%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (69,3%); sipas llojit të strukturav­e akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,4%). Sipas shteteve, kryeson Kosova, me 15.6% të net-qëndrimeve të jo rezidentëv­e, e ndjekur nga Italia me 13.4% dhe Gjermania me 4.6%.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania