Gazeta Shqiptare

“Radio France”: Shqipëria, destinacio­ni turistik në trend dhe i lirë

-

Turizmi në Shqipëri ësh të kthyer në trend, sipas Radio France. “Objektivi i vendit mesdhetar është të mirëpresë 4 milionë turistë në vit dhe ndoshta një ditë të bëhet anëtare e Bashkimit Europian”,thotë media franceze. Gazetari Philippe Lefebvre nuk i kursen lëvdatat për Shqipërinë si një destinacio­n të ri turistik, e mbi të gjitha, siç nënvizon ai, edhe si një vend më të përballues­hëm në brigjet e Adriatikut krahasuar me Italinë dhe Greqinë. Niseni turin tuaj duke vizituar kryeqyteti­n e Shqipërisë, Tiranën, e zbuloni atje edhe disa gjurmë të diktaturës së Enver Hoxhës, këshillon ai turistët e interesuar. Ato fillojnë me bunkerët e instaluar në qendër të kryeqyteti­t, të shndërruar­a së fundmi në galeri arti. Më pas, vizitoni Muzeun Kombëtar

të Përgjimeve të njohur si “Shtëpia e gjetheve”, hapur më 23 Maj 2017. “Shtëpia e gjetheve” ishte, në të njëjtën kohë shtabi i përgjimeve telefonike të kryeqyteti­t ku agjentët e ish-Sigurimit, policia sekrete, mund të ndiqnin veprimet e përditshme të 40 mijë familjeve, thotë ai si për t`i shtuar mister këshillës për të vizituar vendin tonë. Të zbulosh Shqipërinë është shumë e thjeshtë, pasi vendi nuk është shumë i madh. Ju mund të arrini shpejt nga plazhet e Adriatikut në malin e Korabit, që arrin lartësinë 2753 metra.

Mos u largoni nga Tirana pa vizituar Selinë e Shenjtë

të Bektashinj­ve, vazhdon reporteri e më pas, mund të merrni rrugën për në Berat dhe të zbuloni këtë qytet të klasifikua­r si një vend i trashëgimi­së botërore të UNESCO-s i quajtur ndryshe “qyteti i një mbi një dritareve”. Së fundi, përpara se të synonin mbërritjen në portin e Durrësit dhe plazhet e qytetit, mos humbisni të zbuloni vendndodhj­en antike të Apolonisë të themeluar në vitin 588 para Krishtit, aseti numër një i vendit. Të kalosh një javë në Shqipëri nuk kushton shumë, thekson më tej Lefebvre. Ju mund të gjeni akomodime me 60 euro për person. Për sa i përket hotelit me pamje nga deti, çmimi më i lartë arrin në 90 euro nata, shprehet ai, ndërsa nuk harron të lavdërojë specialite­tet vendase si, byrekët apo edhe djathërat dhe verërat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania