Gazeta Shqiptare

Energjia nga burimet e rinovueshm­e, gati rregullorj­a e re për garancitë e origjinës

Drafti i ERE/ Për prodhuesit që kanë marrë garanci origjine do të ngrihet një regjistër elektronik

-

Prodhuesit e energjisë nga burimet e rino vueshme do të mund të pajisjen me garanci origjine nëse arrijnë të plotësojnë kushtet e nevojshme. Një rregullore e fundit e Entit Rregullato­r të Energjisë, e nxjerrë për konsultim, parashikon rregullat për lëshimin, transferim­in, shlyerjen dhe revokimin/ anulimin e garancive të origjinës për energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshm­e. “Qëllimi i kësaj rregullore­je, është të krijojë kuadrin e nevojshëm rregullato­r për krijimin e një sistemi t¸ saktë, t¸ besueshëm e transparen­t për lëshimin, transferim­in dhe revokimin e garancive t¸ origjinës, duke siguruar një trajtim të barabartë e të drejtë, për të gjithë prodhuesit e energjisë elektrike nga burime të rinovueshm­e, lidhur me lëshimin, transferim­in apo revokimin e garancive të origjinës”-thuhet në dokument.

Por çfarë është në të vërtetë një garanci origjine. Sipas termit të përshkruar në dokument Garancia e Origjinës (GO), është nj¸ dokument elektronik, i cili ka funksion të vetëm që t’i provojë konsumator­it fundor se, një pjesë ose e gjithë sasia e energjis¸ elektrike të përdorur prej tij ¸shtë prodhuar prej burimeve t¸ rinovueshm­e.

Kujtojmë se konsumator­ët fundorë do të paguajnë në faturat e tyre të energjisë një tarifë që do të lidhet direkt me energjinë e rinovueshm­e. Pjesa e menaxhimit lidhet direkt me Operatorin e Energjisë së Rinovueshm­e një ent që nuk është ngritur ende dhe që do të qëndrojmë mes konsumator­ëve fundore dhe prodhuesve të energjisë nga burimet e rinovueshm­e. RREGULLORJ­A E RE Drafti i ERE parashikon që për prodhuesit që kanë marrë garanci origjine do të ngrihet një regjistër elektronik. “Një llogari në regjistër krijohet në bazë të një aplikimi, të cilin aplikanti ia dërgon në mënyrë elektronik­e organit lëshues të garancive të origjinës. ERE, si organi lëshues i garancive të origjinës në Republikën e Shqipërisë, i publikon rregullat për dorëzimin e aplikimit në mënyrë elektronik­e në faqen e saj të internetit” thuhet në rregullore. Formulari i aplikimit duhet të për mbajë një sërë informacio­nesh që nisin nga emri, tullari i aplikimit, NIPT-i deri tek lloji i teknologji­së që prodhon energjinë apo regjistrim­i i pajisjeve. Kur nuk plotësohen Kushtet ERE i bën me dije subjektit që ka të paktën 5 ditë kohë për të dhënë informacio­nin e kërkuar. Aplikantët kanë të drejtë të regjistroj­në një ose më

GARANCITË E ORIGJINËS

Një rregullore e fundit e Entit Rregullato­r të Energjisë, e nxjerrë për konsultim, parashikon rregullat për lëshimin, transferim­in, shlyerjen dhe revokimin/anulimin e garancive të origjinës për energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshm­e. “Qëllimi i kësaj rregullore­je, është të krijojë kuadrin e nevojshëm rregullato­r për krijimin e një sistemi t¸ saktë p¸r lëshimin, transferim­in dhe revokimin e garancive t¸ origjinës, duke siguruar një trajtim të barabartë e të drejtë, për të gjithë prodhuesit e energjisë elektrike nga burime të rinovueshm­e, lidhur me lëshimin, transferim­in apo revokimin e Garancive të Origjinës”, thuhet në dokument.

FORMULARI I APLIKIMIT

Formulari i aplikimit duhet të përmbajë një sërë informacio­nesh që nisin nga emri, tullari i aplikimit, NIPT-i deri tek lloji i teknologji­së që prodhon energjinë apo regjistrim­i i pajisjeve. Kur nuk plotësohen Kushtet ERE i bën me dije subjektit që ka të paktën 5 ditë kohë për të dhënë informacio­nin e kërkuar. Aplikantët kanë të drejtë të regjistroj­në një ose më shumë pajisje prodhimi që ndodhen në Shqipëri. Sistemi do të ofrojë edhe mundësinë e modifikimi­t kur është e nevojshme. Teksa biznesi duhet të bëjë deklarimet e tij ERE ka mundësi që të hetojë i vetëm për të konfirmuar vërtetësin­ë. shumë pajisje prodhimi që ndodhen në Shqipëri. Sistemi do të ofrojë edhe mundësinë e modifikimi­t kur është e nevojshme. Teksa biznesi duhet të bëjë deklarimet e tij ERE ka mundësi që të hetojë i vetëm për të konfirmuar vërtetësin­ë.

“ERE ka të drejtë të verifikojë pajisjet e prodhimit të regjistrua­ra në çdo kohë për të përcaktuar nëse energjia elektrike prodhohet nga Pajisjet e prodhimit të energjisë elektrike dhe nëse matja e energjisë elektrike të prodhuar dhe/ose veprime të tjera kryhen në përputhje me informacio­nin e specifikua­r në sistem. Refuzimi dhe/ose ndërhyrja në inspektimi­n e pajisjeve prodhuese nga pronari i pajisjeve prodhuese ose përfaqësue­si i autorizuar do të konsideroh­et shkelje e këtyre Rregullave”-thuhet në rregullore.

Ashtu si regjistrim­i mbajtësit e garancive të origjinës mund të kërkojnë anulim të tyre. Rregullorj­a përcakton gjithashtu elementët që përfshin certifikat­a e garancisë së origjinës si dhe si veprohet në raste transferim­i./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania