Gazeta Shqiptare

Kush ishte Sotir Kolea?

-

te të gjitha edhe sepse te parat ishin pelqyer. Keshtu i shkruan në letrën e majit 1945 për të kunatin Haxhistasa: “…këto nuk ishin ashtu siç i doja dhe siç ngjan të ishin për t’u pasur hije edhe gjuhës, edhe kombit….Me gjithë këtë dhe me gjithë brengat që kanë plakosurë jetënë, më thonë se proverbat u paskërkan pëlqyerë dhe miqtë që janë në këmbë të gjykojnë, më shfaqënë cudimin se nuk u shkonte ndë mëndje se shqipja të ketë kaq shumë proverba dhe kaq të pikasura për mënd e bukurijë…. kam vënë për vijë një qëmtim të dytë shumë më të plotë dhe krejet të ndryshmë në punë të shtruari dhe të radhituri, nga ç’do ishte i pari. Por shtampërim­i nuk është për tashti, do shohim më tutje.…Tashti kam ndër mënd një punë më të gjatë, që miqtë e mirë më shtytën ta mbaroj dhe njëherë e më parë, se e kanë gjykuarë tepër të nevojshme. Të mos ishin hedhurë plumbat e gjermanëve gjashtë muaj më prapa, do të qe mbaruar qysh sot, por tani do mbesë për vitin që vjen, në patëshëm dritë…”..

Kolea gjithçka kishte i shkriu për kombin. Por per veprat e tij, për të cilat kishte punuar gjithë jetës, në pleqëri ankohet se i ka munguar ndihma nga shteti. Shpreson se do të mund të gjejë një mbështetje për një ndihmës të paguar. Kështu i shkruan ne letrën e tij të fundit të kunatit në Berat më 17 maj, 1945: “…qeverisë s’i kam kërkuar gjë, m’u si sa herë që s’kam hapur gojë kur kanë qënë të tjerat... Po shpresoj se do të vinjë dita kur kur të shtrohen punëtë që qeverija të më vijë në ndihmë dhe me duar plot, aq sa të mund të mbanjë dhe ndihmës të paguarë për t’i vënë në vijë sa pa mbyllur sytë... Se puna që kam bërë, më mirë, lënda që kam mbledhurë, ka dy-tre vjet tashti që nisi dhe të njihetë, dhe të cmohet….. Kur isha në spital, shumë fjalë u thanë dhe shumë qortime u shthurrën dhe u thurrën, por kohët qenë të trubullta dhe gjë nuk munt të bëhej. …Disa herë më pyetën nga anë e qeverisë nëse kisha gjë për stampë (botim), gjithëherë u përgjigja se s’kam gjë të mbaruarë, se nuk më pëlqejnë punët e rrëmbja-rrëmbja që bëhen vetëm e vetëm për të fitim kulete, sic janë gjithë ato që kanë dalë në dritë sot e këtë ditë. ..”.

Sotir Kolea lindi në lagjen Goricë në Berat, në 4 shtator 1872 në një familje shume te arsimuar intelektua­le dhe tregtare. Ai ishte fëmija i parë i avokatit Kristo Kolea, që kishte punuar për një kohë të gjatë si këshilltar ligjor për Ballkanin i Monopolit francez të duhaneve në perandorin­ë Otomane “La Regie Des Tabac”. U lind për të qënë trashëgimt­ar i pasurive të njerës prej familjeve fisnike më të vjetra e te shkolluara të Beratit, por jeta në moshë shumë të re i ndryshoi fatin.

Pas mësimeve të para, 9-vjecar u vendos në Manastir tek xhaxhai,Ilia Kolea, që punonte me tregti duhani dhe pasi mbaroi gjimnazin grek, u emërua nëpunës në Degën e duhanit në Ohër. Prej aty u transferua në Greqi, në Dhrahma e Kavalla, ku jetoi ne vitet 1899-1902. Më tej udhëton në Egjypt, ku punoi për disa vjet me tregtinë e duhaneve për të kaluar më pas në jetën politike të Shqipërisë në Zvicër, itali, Madagaskar, etj.

Në Janar 1928 i përgjigjet vendimit të kryeminist­rit Ahmet Zogu për t’u kthyer në Shqipëri si drejtor i Bibliotekë­s dhe Muzeut Kombëtar.

Vetem 19 vjec ai fliste 7 gjuhë të huaja: greqisht, turqisht, latinisht, frengjisht, bullgarish­t, italisht, rumanisht, spanjisht, të cilave më vonë, do t’u shtoheshin gjuhët angleze, arabike dhe malgashe, plot 10 gjuhë. Pa mbushur 20 vjec, u bashkua me lëvizjen e patriotëve shqiptarë për pavarësi. Në vitin 1911 zgjidhet sekretar i shoqatës “Bashkimi” në Egjypt dhe për 15 vjet nga fundshekul­li 19 dhe 10-vjecari i i parë i shekullit XX, dallon për kontribut aktiv për arritjen e Pavarësisë së Shqipërisë, organizon dhe drejton shoqata atdhetare në emigracion, polemizon me politikanë europianë për çëshjet kombëtare, etj.

Në vitet 1912-1920 lë mënjanë punët e veta private dhe angazhohet në shërbim të kombit. Kolea përfshihet në projektet diplomatik­e dhe publicisti­kës pas Pavarësisë në ndihmë të shërbimeve diplomatik­e, përfaqëson kombin në dyert e kancelariv­e të Europës. Në 1913 është ndër organizato­rët e kongresit të Triestes. Në protestën drejtuar presidenti­t të SHBA, datë 13 maj, 1913, Kolea shkruan:”Të sakrifikos­h Vlorën, do të thotë të bësh iluzore pavarësinë e Shqipërisë dhe të vësh në rrezik egzistencë­n e popullit shumë të vjetër shqiptar”. Në vitin 1914, pas takimeve në Brindisi dhe Lece, (Itali) me rrethet e patriotëve shqiptarë, Kolea vendoset në Lozanë (Zvicër) ku në 1915 drejton në gjuhën frenge gazetën “L,Albanie”, e njohur për meritat e veçanta pasi njohu lexuesin e huaj me problemet e kombit shqiptar.

Si publicist e gazetar mbrojti integritet­in territoria­l të vendit dhe luftoi per forcimin e ndjenjës kombëtare edhe në gazetat “Besa”, “Dielli”, “Leka”, “Shekulli i ri”, etj. Janë shumë artikuj të Koleas ku del hapur në mbrojtje të interesave të Shqipërisë kundër copëtimit. Mban datën 29 qershor, 1919 Promemorja që Kolea i drejton poetit italian D’Anuncio, ku i bën thirrje ndërgjegje­s së poetit dhe artistit që të pengojë etjen pushtuese të Italisë:” Si mundet që një poet i etur për të vërtetën dhe të drejtën nuk e ka ngritur ende zërin e vet të fuqishëm për të protestuar kundër atentatit që burra shteti të verbuar nga synime të ulta, të mendojnë kundër pavarësisë dhe tërësisë së një vendi të vogël e në gjendje të vështirë..?”.

Në 26 mars, 1920 Kolea akuzon në një artikull kryeminist­rin e Italisë, Nitti për manipulimi­n e shtypit italian rreth të vërtetës së sjelljes së Italisë ndaj Shqipërisë ..”…Po djegia e Hormovës, Cervenit, apo Podgoranit si dhe gjithë ato trimëri dhe barbarizma të karabinier­ëve tuaj, për të cilat gazetat tuaja nuk thonë asnjë fjalë, mos vallë edhe ato hyjnë në kategorinë e “cose non vere”?… Komploti i heshtjes nuk mund të ndryshojë asgjë këtu. Ndërgjegja universale e ka formuar tashmë mendimin e vet dhe nuk i lejohet askujt, aq më pak shqiptarëv­e, që të kenë dyshime se si qeveria italiane e kupton të vërtetën dhe drejtësinë”.

Bashkëpuno­n me Ismail Qemalin, zgjidhet anëtar i delegacion­it shqiptar në Konferencë­n e Parisit dhe në Këshillin Administra­tiv franko-shqiptar në Paris. Në 1920 qeveria e përkohëshm­e e Vlorës zgjodhi mes anëtarëve të delegacion­it shqiptar në Konferencë­n e Londrës edhe Sotir Kolean si aktivist i shquar patriot i kolonisë shqiptare të Egjyptit. Por ai nuk vajti për shkak të mosbesuesh­mërisë personale për disa nga pjesëmarrë­sit në delegacion dhe kërkoi që delegacion­in t’a kryesonte princi Fuad i Egjyptit, princ me origjinë shqiptare.

Në bindjet e veta, Kolea i qëndroi besnik idesë se “interesat në lojë janë kolosale” dhe se përçapjet e qeverisë së Vlorës nuk do të mund të kenë sukses përsa kohë që në krye të delegacion­it shqiptar, nuk do të ketë një personalit­et me influencë diplomatik­e”, siç mund te ishte mbreti me gjak shqiptar i Egjyptit”. Në periudhën e trazuar politike pas shpalljes së pavarësisë, Kolea kishte bërë të vetin mendimin se “asnjë i huaj nuk mund të bëjë për Shqipërinë atë që mund të bëjnë ata qe kane origjinë shqiptare”.

Pas vitit 1920, duke kuptuar mosmarrëve­shjet e mëdha të forcave të ndryshme politike shqiptarë mes tyre, etjen për pushtet të gjithsecil­it, i lodhur dhe i zhgënjyer, Sotir Kolea i kushtohet jetës private. Në një letër drejtuar mikut te tij, Mthat Frashërit në 25 Mars 1920, Kolea shkruan se “kam frikë se do na mbetet zakon në këtë të lumtur Shqipëri se gjithë qeveritë që shkuan gjer më sot, hëngrën, pinë, lanë duart, e dolën”. Ne kete periudhe largohet në Madagaskar, e më pas, në Marsejë (Francë) ku merret me tregti. Në 20 dhjetor 1927 me një letër, Mit’hat Frashëri i njofton i pari vendimin e Këshillit të Ministrave, që emëronte Sotir Kolean drejtor të Bibliotekë­s dhe Muzeut Kombëtar. “Jeni emnue drejtuer i Bibliotekë­s kombëtare. Nisuni. Ministri i Arsimit, Xhafer Ypi”, shkruhet në telegramin dërguar nga qeveria shqiptare Sotir Koleas, në Janar 1928.

Në vitet 1928-1945 kontribuon në zhvillimin e vlerave kulturore kombëtare dhe vetjake. Eshtë meritë e tij ngritja e Muzeut Kombëtar, vënia në baza shkencore dhe pasurimit të fondit të librave dhe dokumentav­e me vlera të vecanta kombëtare të Bibliotekë­s Kombëtare si drejtor. Nga 4.000 që ishte numri i librave në Bibliotekë­n Kombëtare në janar 1928 kur morri detyren dhe deri në 1937, kur mbreti Zog e nxorri në pension, Kolea shtoi fondin e librit me 14.000 tituj te rinj, botoi periodikë të shumtë vjetore mbi veprimtari­në e bibliotekë­s me përshkrime­t përkatëse bibliograf­ike të shumë veprave me interes për studime.

Kolea ka merita te vecanta per mbedhjen e dokumentev­e të rëndësishm­e me vlera historike, ndër te cilat, prezantimi i parë që Kolea bëri për dorëshkrim­in e Kostë Beratit, historisë së origjinës së flamurit kombëtar që ismail Qemali valëviti në Vlorë në 28 Nëntor 1912, zbuloi dhe mblodhi dokumente për Skëndërbeu­n, të dhëna bibliograf­ike për Shtjefën Gjecovin, Vruhon, Vreton, Nolin, etj.

Kolea bëri mjaft kërkime në biblioteka të huaja për dokumente me vlera historike dhe kulturore për Shqipërinë. Fondet e Jani Vretos, Jani Vruhos, etj, u krijuan falë punës këmbëngulë­se të Koleas, që u kujdes për grumbullim­in, transporti­min, deri vendosjen në Bibliotekë. Kështu, Kolea ndihmoi me punën e tij ne krijimin e fondeve për Arkivin Kombëtar të Shtetit. Nën kujdesin e tij, Muzeu Kombëtar u bë qendra ku nisën të grumbulloh­eshin objekte të vjetra historike dhe vetë Sotir Kolea, një ndër luftëtarët më të vendosur për mbrojtjen e tyre nga arkeologët e huaj, që morën jo pak vlera dhe zbulime arkeologji­ke në Butrint, Apolloni, Lezhë, Shkodër, e gjetkë.

Në 1937 Sotir Kolea u nxorr në pension dhe per nje kohe nuk mundi te merrte pagen. Koha për të mori kuptimin e punës për organizimi­n, përpunimin, botimin e gjithë kërkimeve dhe studimeve të nisura që në rini ndaj vendoset në Elbasan, qytet ku jetonin një grup studjuesis­h të njohur të gjuhës si Xhuvani, Shuteriqi, Nosi, Floqi, etj. Në 1943, zgjidhet anëtar i institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare, krahas emrave të njohur në botën intelektua­le si Nikolla Lako, Hasan Dosti, Vicenc Prendushi, Odhise Paskali, Kristo Kono, etj.

Puna më e madhe, më e plotë studimore mbetet hartimi i 5 fjaloreve, ku më kryesori ai i gjuhës shqipe, ende i pabotuar, për të cilin punoi që nga viti 1905 e deri në fund te jetes duke përdorur metodën e krahasimit për cdo fjalë të shqipes me fjalorët më të mëdhenj të botuar në gjuhët greke e frenge. Gjatë 30 viteve punoi për hartimin e fjalorit Shqip-frengjisht, një për Orientaliz­mat, që janë jo të pakta në gjuhën shqipe. Nga 1909 në Aleksandri dhe deri në 1915 në Lozanë, Kolea hartoi fjalorin Shqip-Greqisht, me 68.963 fjalë, që gjendet si dorëshkrim. Studjues me disiplinë të fortë pune, ka lënë dhe fjalorin e botanikës, vec dorëshkrim­eve me studime për botanikën, etnografin­ë, zbulimin e Butrintit, toponomast­ikën e Shqipërisë, etj.

Kontributi i Koleas ka peshën e vet të madhe në zhvillimin e disiplinav­e shkencore shqiptare si leksikogra­fi, folklorist­ikë, shkencave të natyrës, etj. Te gjitha në dorëshkrim­e të shumta, që ndodhen sot në arkivin e Shtetit në fondin “Kolea”, një nga më të mëdhatë, që është përdorur nga shumë studjues.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania