Gazeta Shqiptare

2 nga 4 koncesione­t në shëndetësi i shpëtojnë hetimit parlamenta­r

Kërkesa e miratuar, e ndryshme nga ajo që grupi bëri gjashtë muaj më parë BIRN: Dy PPP janë në hetim nga SPAK-u

-

Fushata e grupit të Rithemelim­it në opozitë për hetimin e koncesione­ve të dyshuara korruptive të qeverisë aktuale në sektorin e shëndetësi­së duket se ka harruar dy nga katër koncesione­t e këtij sektori, bëhet e ditur nga kërkesa e depozituar në Kuvend nga grupi kryesor i opozitës parlamenta­re dhe i publikuar së fundmi në faqen e internetit të Kuvendit.

Grupi parlamenta­r më i madh i opozitës, i cili drejtohet nga deputeti Gazment Bardhi dhe që njihet gjerësisht si “Rithemelim­i”, arriti një kompromis politik me mazhorancë­n e kryeminist­rit Edi Rama, në të cilën, sjellja e tyre trazuese në proceset parlamenta­re ndërpritej, ndërsa socialistë­t pranonin ngritjen e dy komisionev­e parlamenta­re, të cilat më herët ata ia kishin mohuar opozitës me mjete të dyshimta ligjore dhe në shkelje të të drejtave kushtetues­e të opozitës.

Ndërsa marrëveshj­a mes dy grupimeve kryesore politike në vend u përshëndet si një rikthim në normalitet në proceset parlamenta­re në Shqipëri, shumë vëzhgues ngritën pyetjen nëse, përveç kompromise­ve të njohura, marrëveshj­a mbart edhe kompromise të fshehta. Në veçanti, pyetje u ngritën në lidhje me arsyen se pse opozita ka zgjedhur dy komisione hetimore, nga të teta të kërkuara prej saj, të cilat janë çështje kryesisht nën hetim nga SPAK dhe me potencial jo shumë të fortë politik. Por potenciali praktik i komisionit parlamenta­r për koncesione­t në shëndetësi pritet të bjerret edhe më tutje, nëse shihet se dy nga katër të tilla, janë lënë jashtë objektit të hetimit.

Qeveria e kryeminist­rit Edi Rama dha në fillesat e mandatit të saj të parë dhe të dytë katër koncesione në sektorin e shëndetësi­së, të cilat, i kushtojnë taksapague­sve shqiptarë mbi 50 milionë euro në vit. Që në kohën e procedurav­e të prokurimit, media dhe shqiptarët ngritën pikëpyetje, si sa i përket logjikës së dhënies së këtyre koncesione­ve, ashtu edhe procedurës së përzgjedhu­r apo profilit të fituesve. Të katër koncesione­t janë: Kontrolli bazë i popullsisë, njohur gjerësisht si ‘check up’, me kosto mbi tetë milionë euro në vit; ofrimi i setit të instrument­eve kirurgjika­le, i njohur më së shumti si “sterilizim­i”, i cili po kushton aktualisht rreth 17 milionë euro në vit; Koncesioni i shërbimit të dializës në pesë spitale, i cili po kushton aktualisht mbi 9 milionë euro në vit, dhe; shërbimet laboratori­ke spitalore, i cili po kushton mbi 18 milionë euro në vit. Ndërkohë, kërkesa e grupit parlamenta­r të opozitës për komision hetimor parlamenta­r shkruan: “Në vijim të mbledhjes së Konferencë­s së Kryetarëve të datës 12.03.2024 dhe detyrave të lëna në atë mbledhje, lutemi gjeni bashkëlidh­ur projektven­dimet e dakordësua­ra midis mazhorancë­s dhe opozitës, lidhur me:

Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për shërbimin publik të Sterilizim­it dhe shërbimin publik të Check-Up në shëndetësi. Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit të Shqipërisë për Trajtimin e të Dhënave në sistemin TIMS.”

Siç shikohet, kërkesa e opozitës nuk përfshin hetimin e koncesioni­t të shërbimit të dializës dhe as atë të shërbimeve laboratori­ke.

Dy koncesione­t e përfshira janë sakaq nën hetim nga SPAK. I pari, ai i sterilizim­it, ka sjellë deri më tani arrestimin dhe ngritjen e akuzave ndaj ishzëvendë­sministrit të shëndetësi­së Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Të dy përfunduan në pranga për veprat penale të shpërdorim­it të detyrës dhe mashtrimit, ndërsa gjykata kërkoi hetim edhe për ish-ministrin e Shëndetësi­së Ilir Beqja dhe ishministr­in e Financave, Shkëlqim Cani.

Sipas prokuroris­ë, Rrjepaj manipuloi kostot e shërbimit ndërsa transferoi fitimet në formën e kontratave të konsulencë­s te një kompani, e cila ishte, gjithashtu, nën pronësinë e tij dhe që kishte vetëm një klient të madh, pra kompaninë koncesiona­re.

Pasi prokurorët nuk gjetën fillimisht vepër penale nga ana e ish-ministrit Ilir Beqaj, gjykata urdhëroi hetime të mëtejshme, të cilat sollën thirrjen e tij si të pandehur për veprën penale të shpërdorim­it të detyrës. Rezultatet e hetimit për koncesioni­n e check up nuk janë ende të ditura.

Kërkesa e opozitës sot për të hetuar vetëm këto dy koncesione nga katër, është, në fakt, e ndryshme edhe nga kërkesa e saj e mëparshme e shtatorit 2023. Në atë kohë, Rithemelim­i kërkoi në Kuvend ngritjen e një komisioni për hetimin e që të katërtave koncesione­ve, ndryshe nga kërkesa e pas kompromisi­t, e cila heq dy nga katër koncesione­t nga objekti i hetimit. Koncesione­t e të dyja qeverive, asaj të Partisë Demokratik­e, 2005-2013, por në veçanti, asaj të Partisë Socialiste pas vitit 2013 kanë ngritur pikëpyetje për korrupsion dhe abuzime, nga shqiptarët apo nga institucio­net ndërkombët­are. Fondi Monetar Ndërkombët­ar ka ngritur vazhdimish­t pikëpyetje duke i konsiderua­r ato si një përdorim “joefikas” i fondeve publike ndërsa ka paralajmër­uar për rrezikun për stabilitet­in financiar të vendit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania